BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Opinion / Editorial

Përse po goditen presidenti Thaçi dhe luftëtarët e UÇK?

Përse po goditen presidenti Thaçi dhe luftëtarët e

Prej 17 vitesh nuk ka të sosur padia e luftëtarëve të UÇK dhe veçanërisht drejtuesit e saj nga ana e Tribunalit të Hagës. Një shqetësim i madh për popullin shqiptar të Kosovës dhe për Shqipërinë ishte ftesa për t’u paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës me një aktakuzë për krime luftë, të rëndë për Presidentin e Kosovës Thaçi dhe për kryetarin e PD të Kosovës, Kadri Veseli. Problemi nuk është se ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ishin të papritura, ato priteshin, por kjo ftesë ndodhi para një evenimenti të veçantë për Kosovën, atë të takimit të shumëpritur në Washington, White House, SHBA, midis presidentit Thaçi dhe presidentit serb Vuçiç, takim ky i organizuar nga Grennel. Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritur në 2015, por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme (sipas tyre). Thaçi nuk është thirrur si i pandehur, por gjithsesi do ta shprehë konsideratën e tij sot në orën 20:00. Zyrtari për informim i këtij dikasteri, Michael Doyle ka folur lidhur me njoftimin e publikuar pa u konfirmuar fillimisht nga Gjykata Speciale. “Kjo deklaratë është e ndarë nga vetë aktakuza. Aktakuza, së bashku me të gjithë materialin plotësues të paraqitur nga prokurori në prill, mbetet rreptësisht konfidenciale, pasi rregullat diktojnë”, ka thënë Doyle (“Klankosova.tv”).

I pakuptueshëm ishte reagimi i bashkëkryesuesit të BE për marrëdhëniet me jashtë, Carl Bildt i cili komentoi aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Z. Hoxhaj shkroi për këtë reagim të pamatur të z. Carl Bildt: “I dashur, Carl Bildt! Deklarata linçuese nuk është aktgjykim dhe as që e bën dikë fajtor. Ju duhej ta theksonit këtë parim elementar, më të rëndësishmin e drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndësishme sesa disa deklarata të dyshimta”. Po kështu, avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit pas publikimit të propozim të aktakuzës. Misetic i ka thënë Bildt se – “ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili sipas tij, ka vepruar në mënyrë të paligjshme”. Duke analizuar rastin në fjalë nuk mund të mos mendohet se ftesa për gjykim për presidentin Thaçi dhe Kadri Veselin është në vazhdën e akuzave kundër drejtuesve të UÇK, por këto akuza në rastin në fjalë kanë një insinuatë politikë e cila vërtetohet nga prishja e takimit të ardhshëm që do mbahej në Washington në 27 qershor. Shihet qartë përplasje e politikave të BE dhe të SHBA për problemin e pazgjidhur të Kosovës, dhe kjo në fakt mbetet një përplasje e gjeopolitikave të interesave amerikane dhe BE. Dihet që BE e ka zvarritur futjen e Kosovës në Shengen, ka zvarritur dhe ka lënë pa konkluduar disa takime kosovaro-serbe megjithëse qeveria e Kosovës kushdo që ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe nga shpallja e Pavarësisë më 2017 e deri më sot, ka qënë e gatshme për të zbatuar të gjitha rekomandimet e BE dhe të Parlamentit Europian përfshi rregullimin e kufirit me Malin e Zi, pjesmarrjen e përfaqësuesve serbë në Parlamentin e Kosovës, Rregullimin e Kushtetutës së Kosovës si një shtet multi-etnik (gjë që është e papranueshme në një vend me popullsi mbi 90% shqiptare), duke zbatuar edhe vendimet e Rezolutës 1244 të qershorit 1999 të Ahtisarit. BE përveç përfaqësuesve të saj dhe vendosjes së shumë rekomandimeve nuk ka mbajtur të njëjtin standard ligjor dhe diplomatik njëlloj sikurse e ka zbatuar me Serbinë. Ndërsa roli i SHBA ka qënë shumë më praktik; duke ja lënë zgjidhjen e problemeve juridike, sociale, njohjen ndërkombëtare të Kosovës në dorë të BE, megjithëse ka luajtur rolin kryesor nëpërmjet NATO-s për çlirimin e Kosovës, ka respektuar rekomandimet dhe vajtje-ardhjet e diplomatëve europianë në Kosovë dhe Serbi për zgjidhjen e problemeve. Për shkak të mos zgjidhjeve të Problemeve nga ana e BE, Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Haradinaj vendosi tarifat 100% ndaj mallrave serbe, gjë që shkaktoi konflikt të madh midis dy vendeve, konflikt i cili nuk u zgjidh as nga kancelaritë e BE deri sa pas zgjedhjeve në Kosovë, dhe pas rrëzimit në Parlamentin kosovar të qeverisë së Albin Kurtit qeveria Hoti e hoqi taksën. Shkaku i dytë kanë qënë përplasjet brenda Kosovës nëse duhej pranuar ose jo njohja e Kosovës nga Serbia nëpërmjet shkëmbimit të territoreve. Edhe ky element i rëndësishëm për njohjen e Kosovës u bë objekt sherri i madh aq sa më në fund BE tha se nuk e dëshiron shkëmbimin e territoreve si mjet për njohjen nga ana e Serbisë -Kosovën.

Në këtë moment midis konflikteve brenda politikës kosovare midis nacional islamistëve dhe properëndimorëve, për taktikat që duhen gjetur në bisedimet me palën serbe, kur BE indirekt ose direkt përkrahte palën serbe, ndërhyri politika e SHBA, e cila ftoi në takim të dy presidentët: Thaçi-Vuçic, për t’i dhënë në mos një zgjidhje të menjëhershme, një nxitje dhe afrim ekonomik midis dy vendeve duke u propozuar një ndihmë prej 10 bilionë dollar Serbisë dhe 7 bilionë dollar Kosovës, plus edhe marrëveshje të tjera. Kjo shkaktoi një reagim negativ të BE, e cila aktivizoi dy mënyra për të penguar takimin: Së pari, duke ftuar për një takim udhëheqësit Kosovarë dhe serbe në 25 qershor pra dy ditë para takimit në SHBA, pra një takim thjesht formal për të treguar se jemi ne që drejtojmë e jo SHBA. Së dyti aktivizoi aktakuzën e rëndë kundër Presidentit të Kosovës Thaçi nëpërmjet prokurori special amerikan të Hagës, z. Smith, i cili ka 5 vjet për të përgatitur aktakuzat kundër drejtuesve të UÇK, kishte që në prill që kishte formuluar akt-akuzën, por se e aktivizoi në kohën më të papërshtatshme, duke lënë dyshime të thella për një akt-akuzë politike dhe për favorizim të palës serbe. Kuptohet se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK janë të bazuar në Raportin e Këshillit të Europës të ish-të dërguarit special Dick Marty, i cili njihet prej shumë vetëve në Kosovë. Dick Marty, zviceran, ngre akuza të rënda kundër UÇK, ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por Marti harron se UÇK luftoi për pavarësimin e ish-provincës serbe të Kosovës dhe gëzon status heroik. Akuzat janë ngritur në mënyrë tendencioze edhe kundër Shqipërisë si në rastin e akuzave për transplant organesh dhe për shtëpinë e verdhë në Mat. Këto akuza që vazhdojnë prej 20 vitesh kanë mbajtur drejtuesit e UÇK nën presion dhe me të drejtë është krijuar përshtypja se, ky raport dhe thirrjet për në Prokurorinë e Hagës për 20 vite rresht e luftëtarëve të lirisë, ka bërë që të zhvendoset vëmendja e ndërkombëtarëve dhe po dis-informohen popujt e BE dhe të botës sikur na qenka Serbia viktima e 1999 dhe jo Kosova, paska qënë UÇK agresore dhe jo Serbia, paska bërë gjenocide Kosova dhe jo Serbia, ka vrarë, përdhunuar, shkatërruar vendin Kosova dhe jo Serbia. Këtë nuk duhet të harrojë BE dhe as Dick Marti me Prokurorin special z.Smith. Harrohet, por duhet kujtuar gjithmonë se Serbia me Millosheviçin bëri një gjenocid të paparë ndaj popullit të Kosovës. Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuara, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona. Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan. Serbët kanë shkatërruar 180 xhami ndërsa kanë vrarë më shumë se 30 imamë e medresistë shqiptarë. Së fundmi duhet të kujtojmë se edhe në Kosovë opinionet janë të ndara, por më negativja mbetet përçarja dhe urrejtja e madhe midis dy kaheve të politikës. Mendoj se ky konflikt nxitet dhe ashpërsohet edhe nga individë të medias apo edhe politikanë të paguar nga Serbia apo dikush tjetër, duke pretenduar se rreth 100 vrasje të ndodhura në harkun kohor 1998-2005 qënkan bërë nga UÇK, duke inkriminuar UÇK dhe drejtuesit e PDK me këto vrasje. Sigurisht është dora e serbit, e cila ka nxitur këtë reagim të shtrembër të këtyre individëve të paguar. Asnjë fakt nuk ka për këtë problem. Ka dhe një problem tjetër të madh që ka shkaktuar konfuzion edhe në Kosovë duke e bërë Kosovën të ndarë në raport me akuzat e Hagës. Kjo është se po këta individë të paguar nuk po e lenë popullin e Kosovës të kuptojë se akuzat e Hagës për krime luftë nga drejtuesit e UÇK janë akuza që i ka dërguar Serbia për Tribunalin e Hagës. Në një kohë që Thaçin dhe drejtues të UÇK i akuzojnë po këta njerëz për korrupsion dhe gjendjen e keqe në Kosovë. Problemet e brendshme të Kosovës janë të brendshme dhe mund të sqarohen në gjykatat kosovare përsa i përket akuzave për korrupsion e vjedhje dhe këto akuza nuk kanë të bëjnë me Hagën. Akuzat 20 vjeçare të Hagës indirekt kërkojnë që të ndotet dhe të fajësohet lufta çlirimtare e Kosovës e të quhet luftë terroriste, akuzat e Hagës kërkojnë indirekt që Serbia të dalë si viktime dhe jo si një gjenociduese ndaj popullit të Kosovës, akuzat e Hagës kërkojnë indirekt që Kosova të mos njihet nga Serbia pikërisht për shkak të këtyre ndodhive. Ky është dhe shkaku i reagimit të kryeministrit shqiptar Rama ndaj akt-akuzës së z. Smith. Dihet se sipas Kadri Veselit në 2019, ka theksuar se për krime të luftës në Kosovë, shqiptarët janë dënuar me gjithsej 189 vjet, ndërsa serbët janë dënuar gjithsej me 29 vjet. Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës mbi 110 individë, shumica luftëtarë të UÇK dhe po vazhdojnë të akuzohen, shumica janë dënuar dhe pak kanë dalë të pafajshëm përfshi ish-kryeministrin Haradinaj. Kurse serbë janë thirrur në këtë Tribunal shumë pak dhe ata që janë liruar gëzojnë poste administrative apo politike në Serbi si Sheshelj, Nikolla Shajnoviçi, gjenerali Vladimir Llazaroviçi, përveç Millosheviçit, i cili vdiq në burg, Vojislav Shesheli (aktualisht i lirë), dhe Radovan Karaxhiçi dhe Ratko Mladiç, që u dënuan. Shikohet gjykimi me dy standarde i këtij Tribunali. Shpresojmë që presidenti Thaçi dhe Veseli të dalin të pafajshëm, por presionet nëpërmjet Tribunalit të Hagës, marrëdhëniet me dy standarde të BE me Kosovën në raport me Serbinë, përplasjet e gjeopolitikës së BE me atë të SHBA, pasojat e presionit të Serbisë nëpërmjet njerëzve të paguar për të mbajtur të destabilizuar Kosovën me plot konflikte e pakënaqësi, kanë krijuar një sferë pesimizmi në Kosovë dhe shpresa për një takim të ardhshëm ku të ndërmjetësojë aleatja besnike e Kosovës -SHBA, është e madhe, sepse vetëm SHBA, e cila ka kontributin kryesor në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nuk e ka thënë akoma fjalën e saj të fundit. Faktori shqiptar për herë të parë ka një mik të madh, nga i cili shpreson shumë.