BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Opinion / Editorial

Përse Qeveria nuk foli për daljen në pension të Dr. Tritan Kalos?

Përse Qeveria nuk foli për daljen në pension të Dr. Tritan

Më 18 Korrik të këtij viti doli në pension Dr. Tritan Kalo, mjek me një kontribut në praktikën klinike prej 42 vitesh në Shëndetësinë Publike Shqiptare dhe jo vetëm. Në memorien historike të Shqipërisë do të mbetet i skalitur në kontributin e tij të dhënies së ndihmesës për mijra e mijra të sëmurë, për formimin e mjekëve të rinj në bankat e Fakultetit të Mjekësisë dhe të mjekëve specializantë në lëminë e vështirë dhe të pa limitëshme të Sëmundjeve Infektive. Ajo çka e lartësoj edhe më shumë figurën e këtij Mantelbardhi “par exelence”, ishte periudha e vështirë e përballimit me Pandeminë e Covid-19, infeksionit të shkaktuar nga virusi jetëlëndues e jetëmarrës i Sars-Cov2. Muaj të ngarkuara me një stres të veçantë për të gjithë ne, por edhe për vetë personelin mjekësor që përballej me një sëmundje të re. Në ato kohë mjeku Tritan Kalo shpalosi edhe më shumë vlerat e tija si profesionist, si prind dhe si qytetar, i cili me profesionalizmin dhe përkujdesin e tij, u bë një mbështetje e sigurtë për këdo që dëgjoj e zbatoj këshillat e tija të urta e të efektshme. Personalisht dhe kushdo tjetër, që i adresohej atij për ndihmë në ato çaste të vështira që po kalonim, gjeti në çdo orë të ditës apo të natës përgjigjen dhe mbështetjen e duhur. “Nënë Tereza” i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sikundër ai cilësohet në publikun e gjerë shqiptar u dallua mbi kolegët e tjerë për humanizmin e tij të përkorë. Do të mjaftonte vetëm ky episod i shkurtër për të merituar së paku një vlerësim publik nga Drejtuesit e Mjekësisë dhe të Qeverisë me rastin e daljes së tij në pension. Po të shfletosh me kujdes jetëshkrimin e tij mundesh të veçosh katër momente:

1.      Dr. Tritan Kalo është i vetmi mjek shqiptar i diplomuar jashtë vendit në tre lëmi: Sëmundjet Infektive, Sëmundjet Tropikale dhe në Reanimacionin mjekësor.

2.      Ka përfunduar studimet universitare me “Medalje të Artë”, dhe kudo që ka kontribuar është dalluar në cilësinë e lartë të ofrimit të Përkujdesit Mjekësor ndaj të sëmurëve.

3.      Ka formuar direkt për 16 vite një plejadë studentësh e specializantësh në lëminë e pafundme të Sëmundjeve Infektive, përfshirë edhe shumë prej atyre që drejtojnë sot në Fakultet, në Universitet apo në Klinikat e ndryshme të QSUNT-së.

4.      Kurrë nuk ju mundësua në Shqipëri drejtimi i sektorëve ku ai ishte i mirëformuar, edhe pse një gjë e tillë ju besua në Francë.

Jeta dhe kontributi i tij përkon me mendimin dhe veprimin Kenedian, të ofrimit të gjithçkaje Mjekësisë dhe Shoqërisë Shqiptare pa parë ose kërkuar se çfarë ato i dhanë atij në këmbim. Mendimi dhe veprimi i tij i lirë, qenia e vetvetes për çdo çast ja lartësuan atij vlerat përpara bashkëqytetarëve jo vetëm në hapësirat e Shqipërisë së këndej Drinit. Mjekësia dhe Shoqëria jonë me daljen e tij në pension dhe largimin humbasin shumë. Dr. Tritan Kalo përfton së paku qetësinë shpirtërore dhe fizike të munguar nga largësia e familjes së tij. Mungesa e vëmendjes dhe e vlerësimit të duhur nga autoritetet të një figure të tillë profesionale dhe shoqërore si Dr. Tritan Kalo duhet të na bëjë të reflektojë, dhe mbi të gjitha të kuptojmë qartazi se pse Mediokriteti në çdo fushë të jetës sonë, po ysht dita-ditës edhe më shumë largimin nga Shqipëria të të mirëedukuarve.