BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Opinion / Editorial

Përse realizimi i “imunitetit të tufës” mund të shkaktojë më shumë mortalitet

Përse realizimi i “imunitetit të tufës” mund të

Shoqëria njerëzore në të gjithë shtetet e botës në këtë kohë pandemie nga COVID-19 po gjendet përpara disa të panjohurave, të cilat kanë shkaktuar një dilemë të madhe edhe në vetë qarqet shkencore kërkimore në mjekësi, sidomos nëse duhet realizuar “imuniteti i tufës” (herd immunity) në popullata apo duhet vazhduar me izolimin dhe zbatimin e rekomandimeve tashmë të deklaruara nga OBSH dhe të zbatuara nga shtetet përfshirë dhe Shqipërinë. Imuniteti i tufës ka kuptimin kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet imune nga infeksioni pasi infeksioni përhapet gradualisht nga një individ tek individi tjetër. Si rezultat i infektimit, i tërë komuniteti imunizohet megjithëse jo të gjithë janë të imunizuar. Zakonisht duhet ta kalojnë infeksionin rreth 70% e popullatës që të arrihet “Imuniteti i Tufës” dhe pandemia apo epidemia të ndërpritet, por me një rezultat negativ të madh- mortalitet shumë i lartë! Përsa i përket COVID-19 ka dy rrugë të imunizimit të popullatës: ose nëpërmjet vaksinimit, ose nëpërmjet infeksionit që përhapet. Në disa raste personat duhen rivaksinuar. Sidoqoftë përsëri egziston paqartësia nëse individi i imunizuar do të jetë edhe në të ardhmen imun sepse imuniteti i fituar mund të jetë i përkohshëm për disa muaj. Nga observimet e bëra del se megjithëse kanë kaluar rreth 6 muaj, por shumë pak njerëz nga popullata në tërësi kanë kaluar infeksionin COVID-19 në raport me popullatën. Sipas të dhënave nga Spanja, e cila u prek rëndë nga pandemia COVID-19 me rreth 40.000 vdekje për 3 muaj, ka të dhëna se vetëm 5% e popullatës ka zhvilluar antikorpe ndaj COVID-19, duke treguar se arritja e “imunitetit të tufës’ praktikisht është i paarritshëm. Ky studim u paraqit në një reviste mjekësore prestigjioze Lancet me 6 korrik 2020. Pra studimi paraqet se 95% e popullatës spanjolle nuk është e imunizuar dhe nuk ka antikorpe ndaj këtij virusi, pra është e prekshme dhe mund të sëmuret nga infektimi me COVID-19 (“Spain's coronavirus antibodies study adds evidence against herd immunity”, July 6 2020, Al Goodman). Po kështu edhe në Kinë dhe në SHBA vërehet se shumë nga popullatat përkatëse mbeten të paekspozuara ndaj COVID-19, madje edhe në zonat më të prekura nga pandemia siç janë qytetet e mëdha ku popullata është më e dendur - rreziku i shfaqjes dhe përhapjes së infeksionit është shumë i madh. “Në pasqyrimin e këtyre të dhënave të reja çdo metodë e propozuar për të arritur “imunitetin e tufës” mbetet jo -etike por edhe e paarritshme”, shkruan Isabella Eckerle, Shefe e Qendrës për zbulimin e Sëmundjeve Virale dhe Benjamin Meyer, virologjist në Universitetin e Vjenës. I njëjti fenomen ka ndodhur në zonën metropolitane të Madridit, e cila ka qënë zona me e goditur nga pandemia në Spanjë, ka vetëm 10% e popullatës të imunizuar pra në të cilët janë gjetur antikorpe anti-COVID-19, po kështu dhe në Barcelonë me 7% të popullatës, ndërsa zonat bregdetare dhe rurale kanë më pak, po njëlloj dhe në Gjenevë e cila ka 10.8% të popullatës që kanë kaluar infeksionin dhe janë gjetur antikorpe anti COVID-19. Kjo shpjegon se sapo hiqen masat shtrënguese të izolimit dhe të vetëizolimit, njerëzimi mund të përfshihet me një valë të dytë pandemie (https://edition.cnn.com/2020/07/06/health/spain-coronavirus-antibody-study-lancet intl/index.html?fbclid=IëAR1YcYiIËDMfm6Vv_zH2m3bEecGqB4Lo-VDeEn0SËekGHmp60imË6ËbTT1g). Përse “imunizimi i tufës” mund të shkaktojë më shumë mortalitet dhe sigurisht morbozitet të madh? Sepse lejimi i infeksionit për të arritur një “imunizim të tufës” me kalimin e kohës do të shkaktojë dhe do të mbushë spitalet me të sëmurë rëndë e për pasojë vdekje. Cila është atëherë zgjidhja e problemit në këtë kohë të vështirë kur faza e dytë e infektimeve ka shkaktuar rritje të të sëmurëve të shtruar në spital në Shqipëri dhe në të gjithë botën? U bë gabim që u lirua izolimi? Jo, nuk u bë gabim, por është më mirë të respektohen rekomandimet e OBSH, larja e shpeshtë e duarve dhe e sipërfaqeve, distancimi social dhe fizik, mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura me njerëz dhe evitimi i hapjes së kondicionerëve në këto kushte, puna online. Kjo është më e mirë se “imunizimi i tufës”. Por derisa të arrihet vaksinimi mund të përdoret edhe metodë tjetër që po i shpjegojmë më poshtë për trajtimin më specifik dhe më të mirë kundër COVID-19. Mundësia më e madhe dhe më e sigurtë për të luftuar virusin COVID-19 është vaksinimi. Ka një garë të fortë për të gjetur vaksinën madje janë 108 shtete që janë përfshirë në këtë garë. Disa nga ato kanë filluar fazën eksperimentale si Kina, Rusia dhe Gjermania. Firma farmaceutike të mëdha dhe individë e shtete kanë derdhur miliona dollarë për të gjetur vaksinën, e cila ka gjasa të realizohet muajt e parë të vitit të ardhshëm. Deri sa të bëhet, një mori medikamentesh janë futur në përdorim pasi janë miratuar nga FDA dhe më i mirë mbetet Redemsivir, por 6 doza kushtojnë rreth 3000 $, pra shumë i shtrenjtë, sëbashku me disa medikamente të tjera që trajtojnë “krizën e Citokinës” si Tocilizumab, Dexametasone, etj. Sipas Antoni Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i Task-Forcës së Shtëpisë së Bardhë SHBA, thekson se “derisa të krijohet vaksina ka edhe mundësi të tjera për të luftuar virusin dhe këto janë antikorpet monoklonialë, dhe plazma konvaleshente. Tani presioni është për të krijuar terapi që të ndihmojë për të kontrolluar sëmundjen”. Aktualisht janë zbuluar 4 trajtime me antikorpe monoklonialë, të cilat janë futur në provat me njerëzit tani në qershor. Sa për trajtimin me plazmë konvaleshente, kjo metodë është futur në përdorim që më 1918 gjatë pandemisë së gripit, që filloi në Spanjë atëherë. Plazma e marrë nga njerëz të infektuar dhe të shëruar, merret dhe u injektohet njerëzve të sëmurë rëndë. Problemi është se nuk ka plazmë të mjaftueshme për të trajtuar njerëzit e sëmurë rëndë me COVID-19. Kështu që shkencëtarët po përdorin një metodë të re, duke përdorur antikorpet monoklonialë të bërë në laborator specifikisht kundër COVID-19. “Nganjëherë antitrupat e krijuar në laborator nuk janë po aq efikasë kur përdoren tek kafshët apo tek njerëzit”, thotë Phylis Kanki, profesor i imunologjisë në Universitetin e Harvardit. (https://edition.cnn.com/2020/06/26/health/antibody-therapies-covid-19-update-ëellness/?iid=ob_mobile_article_footer_expansion&fbclid=IëAR2pJdyK_PPFZfgJ8U1Ë8bVFë7yGhA2LDhV747JAo5yn2okx2SDJDvCj1DE). Interesant është fakti se shumë vullnetarë të marrë për të gjetur antitrupat Anti-Sars-Cov-2, vetëm 1% e tyre kishte antitrupa të mjaftueshëm të cilët mund të neutralizonin virusin. Shkencëtarët gjetën se këta antitrupa mund të lidhnin receptorin bazë të proteinës “spike” të virusit (https://ëëë.nih.gov/neës-events/nih-research-matters/potent-antibodies-found-people-recovered-covid-19). Këta dy lloj trajtimesh që janë në eksperimentim dhe që veprojnë me mekanizma të ndryshme veprimi tek njeriu i quajnë ndryshe dhe imunizim pasiv, në të cilin nëpërmjet një transfuzioni ose injektimi të antikorpeve mbrojtës mund të shërojnë pacientët e sëmurë rëndë me infeksionin e SARS-CoV-2 (ose siç e quajmë COVID-19). Trajtimi i dytë quhet “Sera-konvaleshente” (e cila është një produkt i gjakut të pastruar nga një individ i shëruar nga COVID-19) dhe që mund të ketë potencial për të mjekuar pacientin e sëmurë rëndë me COVID-19 (https://theconversation.com/coronavirus-treatments-what-drugs-might-work-against-covid-19-135352). Në përfundim mund të themi se analizat e kujdesshme të antikorpeve mund të sigurojnë një guidë për zhvillimin e vaksinës edhe të antikorpeve si trajtim kundër COVID-19.