BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Opinion / Editorial

Përse Vlora 8 me 4?

Përse Vlora 8 me 4?

Ndonëse jo me vulën përfundimtare të KQZ që mesa duket pret përfundimet e gjykimit të ankesave për procesin zgjedhor, rezultati i bërë publik është tetë me katër në favor të PS në qarkun e Vlorës. Për këtë forcë politike është i njëjti rezultat i katër viteve më parë, ndonëse në nisje të fushatës pretendonin të merrnin një më shumë. Një më shumë mori kundërshtari i tyre politik PD, por duke ia rrëmbyer këtë mandat LSI që siç e kishim parashikuar edhe ne disa herë, nuk do të merrte asnjë mandat në Vlorë. Le ta mbyllim që në hapje “llogarinë” me këtë forcë politike: pati dy faktorë vendimtarë në humbjen e kësaj force që nuk përsëriti vetveten pasi në dy zgjedhjet e kaluara kishte çuar nga një deputet në Parlament, që të dy vlonjatë safi. Së pari ishte mos caktimi në krye të listës i një kandidati vlonjat, siç kishte ndodhur vitet e kaluara. Importimi i këtij kandidati nga Tirana, aq më tepër një emër si Luan Rama i mosmirëpritur nga vlonjatët, përkrahës të kësaj force, i parapriu kësaj humbjeje. Së dyti dhe më kryesorja ishte përzierja mes kontradiktash e vet drejtuesve të kësaj partie, kryesisht e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit që nuk ishin në unison për fituesin e kësaj liste, por përkrahën edhe publikisht kandidatë të ndryshëm. Kjo shpërndarje forcash solli edhe rezultatin që edhe pritej. Por le të kthehemi tek dy “finalistët” e kësaj ndeshjeje politike, PS dhe PD, që në këto zgjedhje morën respektivisht 59.023 vota ose 57.91% dhe 32.128 vota ose 31. 52%. Për hir të së vërtetës duhet thënë se të dy ekipet luajtën me të gjitha strategjitë që kishin në dispozicion me pritshmëri për më shumë, por faktorë të ndryshëm edhe objektivë, por edhe subjektivë bënë që të merrnin respektivisht 8 dhe 4 mandate. Partia Socialiste dukej se luante në fushën e saj: me të njëjtin “kapiten” Damian Gjiknuri dhe që kishte edhe përvojën në këtë qark të zgjedhjeve të mëparshme. Ai ndikoi tek “presidenti” i ekipit derisa caktoi në skuadër “lojtarë” që i njihte mirë dhe që e bindnin atë për fitore. Aq ndikoi sa bëri të mundur të përjashtonte nga ekipi edhe kryetarin e bashkisë, Dritan Leli që megjithatë duhet thënë se nuk gëzon ndonjë reputacion për t’u patur zili në qytet dhe mbajti pranë vetes një të përvojë në zgjedhje në këtë qark si Afrim Qëndro. Më së shumti me “lojtarë” vendas ai përzgjodhi më të suksesshmit nga e kaluara dhe sa për një emër po përmendim Vullnet Sinaj dhe po ashtu pruri element të rinj në parlamentarizëm, por që ishin stazhionuar në jetën partiake dhe kishin arritur suksese, me në krye vetë drejtuesin e PS dega lokale, Anduel Tahiri. Duhet vënë në dukje fakti se si një “ujk” i vjetër e me përvojë në zgjedhje Gjiknuri dhe ekipi që udhëhoqi nuk e la punën që të niste në muajt e fushatës elektorale por e filloi atë herët. Si një nga partitë më të organizuara në vend, të angazhuarit e saj në fushatën në Vlorë qysh muaj më parë kishin të evidentuar jo vetëm të sigurtët për votat që do të merrnin, por edhe kush ishin të mërziturit nga kjo parti dhe po ashtu kush ishin të pavendosurit në votime. Pikërisht këtu e thelluan ata punën e tyre dhe duke qënë se kishin në dorë edhe “gurin edhe arrën” i tërhoqën ata në favorin e tyre. Gjiknuri dhe ekipi i tij diti më së miri gjithashtu të përfitonte nga “shporta” e arritjeve në qytetin bregdetar gjatë qeverisjes së socialistëve dhe theksin më së shumti e vuri tek Lungomarja dhe tek rruga e Lumit të Vlorës. Këto e sfumuan edhe pakënaqësinë e papunësisë dhe atë të ngushtimit të bulevardit “Ismail Qemali” për të cilin vetë vlonjatët janë shumë të pakënaqur. Këto dy të fundit bënë që të mos realizohej objektivi i tyre për të marrë dhe mandatin e 9 dhe po ashtu, në gjuhën e shifrave bën që ata të kishin një firo deri në 20% nga votuesit në zonat urbane. Sidoqoftë nga rezultati i barabartë me zgjedhjet e mëparshme ngelën të gjithë të kënaqur dhe sipas burimeve të brendshme të kësaj partie vetëm kryetari i madh Edi Rama ka hatërmbetje se i ishte premtuar edhe mandati i 9 dhe gjatë kësaj kohe i ka qëndruar paksa ftohtë drejtuesit politik Damian Gjiknuri dhe këtë e shfaqi edhe në mosmarrjen pjesë të festës së fitores së socialistëve zhvilluar në Lungomaren që e projektoi dhe e realizoi vetë. Ndërkohë që PD rezultatin e arritur në këto zgjedhje në këtë qark mund ta quajë pa frikë humbje-fitore. Humbje sepse punoi dhe luftoi fort për të arritur një rezultat surprizë, pse jo, të merrte 5 apo 6 mandate dhe fitore sepse sidoqoftë mori një mandat më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Edhe në arritjen e këtij rezultati pati një sërë faktorësh me ndikim. Caktimi i Bujar Leskajt si udhëheqës politik i saj në këtë qark ishte jashtëzakonisht pozitiv dhe rezultativ. Me aq sa e njoh jetën politike në këtë qark dhe mendoj se e njoh me themel, të mos ishte ai udhëheqës politik i saj, kjo forcë jo vetëm nuk do të merrte 4 mandate, por mund të rrezikonte edhe të tretin. Prej vitesh strukturat e kësaj partie kishin rënë në një heshtje pasigurie, por edhe mbushur me kontradikta nga vetë drejtuesit e saj lokalë. Ishte Leskaj që me përvojën e tij zgjoi tek ata jo vetëm shpresën e fitores, por edhe atë të bashkimit për një qëllim. Ashtu siç di vetëm ai të bëjë fushata fituese, pa sharje e denigrime të kundërshtarëve, por vetëm duke rritur vlerat e bashkëluftëtarëve ai thirri rreth vetes të rinjtë entuziastë demokratë, intelektualët që nuk kishin gjetur veten tek kjo forcë, por edhe ata që në vite kishin dhënë kontribute jo të vogla në këtë parti dhe që për inate personale ishin lënë në hije. Përkujtimi i figurave të ndritura në historinë vlonjate në vite ishte po ashtu një risi e tij në këto zgjedhje dhe që i dha jo pak vota. Përmes shifrave ai pati një rritje prej gati 12, 000 vota nga zgjedhjet e kaluara dhe është për t’u përmendur fakti se në zonën urbane pati një rritje prej gati 30% të votuesve. Promovimi i botimeve nga shkrimtarët vlonjatë, një “sëmundje” e vjetër e tij dhe përkrahja e përhershme e grupeve folklorike të rrethit ishin po ashtu pjesë e fushatës fituese të tij. Ai mendoj, nuk e arriti rezultatin surprizë që mendonte së pari sepse ekipin nuk e zgjodhi vetë, por iu imponua nga kryetari Basha. Kjo solli edhe pavarësi nga këta të mandatuar (përjashtim këtu, duhet theksuar me të madhe bën, kandidati tashmë deputet Arbi Agalliu, që si pinjoll i një prej familjeve më të njohura vlonjate, punoj intensivisht jo vetëm për fitore vetjake, por edhe për atë partiake) dhe t’i sillnin edhe pengesa atij për të punuar dhe luftuar si një ekip kompakt. Impenjimi i paktë i atyre që ishin në listë 5 e lartë e ulën tempin e fitores dhe pa frikë mund të themi se në këtë fushatë Leskaj ishte “edhe i vetëm trim në luftë”. Pamundësia fizike për të çuar frymën e entuziazmit dhe të fitores në zonat rurale që në qarkun e Vlorës janë më së shumti, bën që edhe rezultati aty të mos ishte ai që pritej. Nuk duhet harruar edhe fakti se ai kishte përballë edhe dy kandidatë potencialë nga partitë e vogla e të reja që dolën nga kjo forcë politike dhe që votat do t’i merrnin nga votuesit e saj. Megjithatë, fushata e tij është një sukses për partinë demokratike në këtë qark dhe po qe se vazhdohet me ritmin e kësaj fushate gjatë këtyre katër vjetëve që vijnë nuk do të jetë vërtet çudi dhe surprizë rezultati që mund të arrijë kjo forcë në zgjedhjet që vijnë, duke filluar nga ato lokale. Është me vend të theksohet fakti se kjo analizë është vetjake dhe e painfluencuar aspak nga opinionet që kanë këto dy forca kryesore politike në këtë qark për këto zgjedhje.