BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përsëri jemi para një prove të madhe

Përsëri jemi para një prove të madhe

Përsëri shqiptarët janë para një prove të madhe. Pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, këto ditë shqiptarët, ashtu si një pjesë e mirë e botës, janë para një prove tjetër të madhe që duhet ta përballojnë. Jemi në situatë lufte, por nuk duhet frikë e çoroditje, por nga secili kujdes e vetëkontroll të rreptë. Në këtë luftë armiku është i padukshëm, ta merr jetën pa derdhur gjak, ndaj nuk duhet lejuar asnjë lloj shkujdesjeje e nënvleftësimi . Masat që ka marrë qeveria janë maksimale, në përputhje me kushtet dhe specifikën e vendit tonë, por më të rrepta duhet të jenë masat që duhet të marrë secili për vete dhe për familjen e tij. Nuk na ka ndodhur që për afro 50 vitet e fundit të jemi në një shtetrrethim të tillë, ku të gjithë sektorët e jetës punojnë me kufizime maksimale nën presionin e rregullave ekstreme. Është e trishtë t’i ndalosh fëmijët të luajnë kolektivisht, se fëmija s’rri dot pa lojën e pa shokun, po ja që duhet. Është e zorshme ta pengosh pensionistin të mos ulet i lirshëm në lulishte e të luaj domino si çdo ditë me bashkëmoshatarët e tij, por është e domosdoshme kjo, ndaj ata më tepër se kushdo tjetër do t’i kuptojnë masat e kësaj emergjence. Ndoshta do të ndjehemi keq e të trishtuar këto ditë që jeta do të rrjedhë kundër normalitetit të zakonshëm. Për disa ditë do të mësohemi me lojra sportive në stadiumet bosh, me lokalet e kafenetë pa klientë, me shkollat pa nxënës e kopshtet pa fëmijë, linjat urbane e interurbane pa autobuzë. Ngjante si i thatë , pa emocionet e duartrokitjet e spektatorëve emisioni “Në kurthin e Piter Pan-it që u transmetua të hënë në TV, por ashtu u munduam ta shijojmë nga ekrani. Kështu do të luhen edhe lojra futbolli me stadiume bosh. Do ta pranojmë mungesën e inkurajimit të spektatorit, por do vazhdojnë programet e planifikuara që të jemi të gatshëm që në momentin e duhur, t’i kthehemi më të përgatitur e më me vrull normalitetit. Ashtu si në ditët tragjike të tërmetit, nuk është koha as për gallatë e as për politikë për të përfituar në kurriz të ndonjë mangësie qevertitare. Do t’i pranojmë masat shtrënguese , ashtu si edhe mund të tolerojmë edhe ndonjë gabim njerëzor. Kjo është luftë pa krisma, pa armë dhe ushtarë, dhe betejën e fiton ai që jo vetëm mobilizohet totalisht, por edhe ruan durimin, gjakftohtësinë e shton në maksimum kujdesin. Mëngjesin e së enjtes, fil pas vendimit të marrë nga Bashkia e Tiranës për koronavirusin, në Sauk të gjitha lokalet e pikat e tregtimit ishin mbyllur. “Ç’bëhet kështu, ç’janë këta urdhra arbitrare që jepen?! -tha një klient që ditën e kalon zakonisht nëpër lokale. Teshtiu dikush në Kinë dhe na futi frikën në palcë neve këtu në Sauk. Grip, ore është , si çdo grip që kemi kaluar. Na sollën përsëri diktaturën!” Kjo është mendjelehtësi që ta merr kollaj kokën. E si qenka një grip i thjeshtë, kur OBSH ka deklaruar se jemi në situatë pandemie. Janë prekur nga koronovirusi mbi 100 vende , janë infektuar afro 120 mijë persona dhe kanë vdekur deri tani afro 4300 të tjerë. Këta janë vdekje njerëzish, nuk janë thjeshtë statistika për mediat dhe për pijanecët që i dëgjojnë duke tundur kokën me gotën e rakisë përpara. Njerëz të tillë që qëndrojnë indiferentë ndaj një rreziku emergjent që u merr jetën, janë po aq të rrezikshëm sa ata që përhapin panik, ngrenë duart drejt qiellit dhe shprehen pesimistë: “na ruajt zoti, pa nuk ka ç’na bën ne as qeveria e as shoqëria. “Është koha për mobilizim të përgjithshëm, për vetkujdesje maksimale, për zbatim me rreptësi të rregullave të higjienës, pa pyetur shumë se ç’bëjnë të tjerët për ne , po në radhë të parë ç’bëjmë ne për veten tonë . Koronovirusi që preku edhe vendin tonë, kapërcehet edhe me solidaritet, por jo duke qëndruar bashkë, por duke ndihmuar njeri- tjetrin nga larg. Një familje të vetkarantinuar mund t’ia çosh ushqimet tek dera e shtëpisë, apo t’i plotësosh ndonjë nevojë tjetër që mund të ketë. Nxënësit që kanë ndonjë vështirësi në përgatitjen e temave mësimore në kushtet e shtëpisë, t’i japësh sqarimet e ndihmën e nevojshme pa u kursyer. Ndonjë që ka punë të ngutshme, por që vetizolimi nuk e lejon, t’ia kryesh me kujdes e në kohën e duhur. Do ta kalojmë edhe këtë emergjencë të rrezikshme nëse do të kemi durimin dhe qetësinë që kërkohet, arsyetimin logjik dhe bashkëpunimin e nevojshëm e të lejueshëm. Kur nuk ishte konstatuar ende asnjë rast infektimi me koronovirus në vendin tonë, kishte nga ata që që në vend të parapërgatiteshin për më të keqen, bënin shaka të kripura duke qesendisur kombin:”Nuk na gjen gjë ne shqiptarëve, jemi rracë e keqe ne, jemi si kafshë të rritura në pyll”, e të tjera vetposhtërime të tilla , duke dashur të na etikojnë si të pa civilizuar. Tani që u prekëm nga ky virus, mundohen të hapin panik e të fajësojnë për çdo gjë qeverinë e Kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht nga disa mangësi të çastit, apo mungesa objektive të kohës, ne shqiptarët duhet t’i dalim zot vetes ashtu siç i kemi qëndruar rreziqeve vazhdimisht. Nuk duhet të jemi as optimistë euforikë, e as fatalistë. Janë mijëra të prekur në vende të ndryshme të botës, dhe askush nuk mund të mburret se është lehtë për tu përballuar një pandemi e tillë. Kemi kaluar disa viruse gjatë këtyre 50 viteve, por koronavirusi i këtij viti është me specifikë të veçantë, siç e kanë shpjeguar specialistët, ndaj duhen dëgjuar këshillat e tyre dhe kujdesi i secilit për veten duhet të jetë perfekt. Ne kemi përballuar , jo pa pasoja virusin HIV në vitet 1980, virusin Sars 2003, gripin e shpendëve 2004-2007, më pas gripin e derrit, sëmundjen Ebola, virusin Mers dhe kështu duhet të kapërcejmë me qetësi e masa të rrepta edhe koronavirusin . Masat e qeverisë vërtet janë drastike porn ë kushtet e emergjencës duhen pranuar e zbatuar me rreptësi nga të gjithë. Por këtu është momenti për të ngritur edhe një shqetësim. Linjat urbane nuk funksionojnë këta ditë, por disa që e kanë të domosdoshme qenien në punë dhe nuk kanë as makina personale si do të veprojnë? Gjithashtu mjaft punonjës punojnë në sektorin privat, si në rrobaqepsi, qepje këpucësh, kompani ndërtimi etj, dhe privati nuk e stimulon financiarisht punëtorin, si do të jetojnë familjarë të tillë pa pagesë. E quaj me vend shqetësimin e një qytetari që punon në një firmë ndërtimi , i cili pasi dëgjoi masat e marra nga qeveria për bllokimin e transportit dhe qendrave private ku punohet kolektivisht u shpreh :”Qeveria ka bërë mirë që ka marrë këta masa, se gjendja është serioze, po ku do të hamë ne që punojmë tek private. Firma ku punoj unë, jo vetëm që nuk na jep asnjë ditë pushim, por nuk na njeh as raportin për paaftësi të përkohshme në punë. Kush nuk paraqitet në punë-urdhëroi pronari im, le të marrë librezën e të largohet nga puna. ” Edhe për këto raste qeveria duhet të mendojë e të programojë masa të veçanta sipas specifikës së kompanisë private, e të zbutet sado pak situata edhe për hallexhinj të tillë.