BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

Përveç mua “Zotit”, askush tjetër këtij vendi, nuk i ka dalë për Zot!

Përveç mua “Zotit”, askush tjetër këtij vendi,

Sherri në familje vjen nga fukarallëku, skamja në Shqipëri, vjen nga bollëku! Përveç fukarallëkut, sherri në familje, ka edhe shumë arsye të tjera e mbi të gjitha ka varfërinë mendore, kurse në Shqipëri, vjen vetëm nga bollëku, jo për ta ndarë atë, por kush e kush të rrëmbejë më shumë. Ka tridhjetë vite të paktën që vetëm vidhet e vidhet, e nuk kanë të sosur pasuritë e mëdha, mbi e nëntokësore. Këtë konstatoi Zoti kur zbriti në Tokë në këtë kohë pandemie, për të “parë” se çfarë kanë bërë njerëzit për vendet e tyre, qysh kur Ai krijoi gjithësinë, ku po marrim vetëm atë realitet që pa në Shqipëri, ankesat që dëgjoi dhe porositë që la. Gjithçka, “e tregon” Zoti me gojën e tij. “Në fillim, “thotë”, nuk i vura shumë rëndësi shprehjes që e dëgjoja sidomos nga krerët e politikës, pothuaj kudo në Tokë edhe këtu në Shqipëri, siç ishte ajo “Zoti e bekoftë Shqipërinë”! Mbasi u njoha mirë me gjendjen, nxora konkluzion që këta politikanë, tallen me mua. E them këtë, vetëm mbasi u njoha mirë me gjendjen dhe nxora konkluzion që këta politikanë, mbasi kanë shkatërruar gjithçka që unë krijova, në fund thonë “Zoti e bekoftë Shqipërinë”! “Çfarë bekimi t’i jap unë Shqipërisë, përderisa qysh kur e krijova mbi tokë këtë mrekulli, e bekova me gjithë shpirt dhe i thashë “jeni më të privilegjuarit nga të tjerët dhe nuk u lashë asnjë mangësi. Këtej e tutje, çdokujt do t’i jap sy, mendje, duar, këmbë e gjithçka që duhet që askush të mos ua kalojë. Më premtuan që do të bëjnë gjithçka dhe unë, u largova me mendje të fjetur. Kaluan shumë kohë dhe ja tek zbrita, të shoh njëherë se si i kanë zbatuar ato mrekulli që iu lashë çdo vendi dhe populli në rruzullin tokësor në përgjithësi e në mënyrë të veçantë Shqipërisë”! Të gjithë e dinë që Zoti është një, i plotfuqishëm dhe i gjithëpushtetshëm. Mbas shumë kohësh qysh kur e krijoi gjithësinë, zbriti në tokë për të parë se ç’kishin bërë njerëzit për vendet e tyre. Mbasi bëri vërejtjet për secilin vend, për gjithçka ata kishin bërë për vendet e tyre, më në fund i erdhi radha Shqipërisë. Mbasi shkoi nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim, më në fund tha: “As më shumë e as më pak ashtu si krijova unë qysh në fillim po atje ka mbetur me përjashtim të shkatërrimeve që kanë bërë në pyje në tokat e bukës në lumenj e liqene. Dëgjova ankesa nga më të ndryshmet. Dëgjova disa të veçanta që nuk i kisha menduar, si p.sh: Ata që kishin më shumë e jetonin më mirë, ata kishin edhe ankesat më të mëdha. Ata që jetonin në mes të tokave të bukës, ata vuanin për bukën e gojës. Të gjithë për këtë, fajësonin njëri-tjetrin në një kohë që të gjithë, që nga kreu e deri në fund, vetëm kanë shkatërruar e kanë vjedhur me një farë ligji 7501. Tokat e bukës i kanë katandisur në ngastra e parcela aq sa edhe vetë autokombajna jo vetëm nuk futet për të korrur grurin, por pronarët, mprehin thikat e hanxharët që ajo të mos kalojë mbi ngastrën e tjetrit. Kudo, dëgjon vetëm sherr e grindje, sidomos në fshat, por për këtë do të flas njëherë tjetër. Kanë shkatërruar drenazhimet, kanalet kulluese, Hidrovorët, pritat e lumenjve e gjithçka aq sa që sot, të bëhet ajo që u bë në kohën e diktaturës, duhen të paktën nja 2 miliardë euro sipas specialistëve izraelitë dhe unë çifutët i besoj shumë thotë Zoti! Ata që jetonin pranë pyllit, ankoheshin edhe për dru zjarri edhe për ujë në një kohë që mali është çdo pëllëmbë burim uji, çdo centimetër drurë të të gjitha llojeve. As që duan të vrasin mendjen që pylli, ka edhe shumë banorë. Ka kafshë të egra që nga lepujt e thëllëzat e deri tek arinjtë e derrat e egër, që edhe këta janë një pasuri e madhe për njerëzit. Drurët e pyllit, kanë edhe shumë vlera të tjera. Ata, hyjnë në çdo familje për t’i krijuar kushte sa më të mira për jetesë për ushqimin e trurit dhe trupit me biblioteka e dhoma gjumi, me divane, bufe e gjithçka. Ata, kanë edhe një pasuri tjetër, atë të pastrimit të ajrit të ndotur e çlirimin e ozonit aq jetëdhënës për njeriun, për vendasit e të huajt që vijnë e çlodhen në ajrin e pastër, ozoni kundër infeksionit si ky Covidi i kohëve të fundit që “rrjepsat” e firmave farmaceutike mbushin xhepat me miliarda duke mashtruar me vaksina nga më të ndryshmet dhe ozonit të pastër, vaksinat e tyre u marrin të keqen... Kjo është njësoj siç bëjnë sot shtetet që gjoja shpikin vaksina për të shëruar njerëzimin dhe nga ana tjetër, e kërcënojnë atë më armë bërthamore. Çfarë hipokrizie. Pyjet janë prerë ose janë djegur, banorët e pyllit, ia kanë mbathur për të mos u shkrumbuar! Shembullin e tyre kanë ndjekur edhe njerëzit. Të kamurit, kishin ngritur hidrocentrale në çdo lumë apo përrua dhe banorët pranë këtyre hidrocentraleve ankoheshin për drita. Edhe qymyr guri i dhashë me bollëk, por meqë ishin fukarenj për të krijuar HEC-e, u dhashë edhe ujë që me pak shpenzime të kishin dritën e perëndisë siç i thonë ata dritës elektrike. Unë, qysh në fillim kur e krijova këtë vend, i dhashë pasuri nëntokësore nga të gjitha llojet edhe minerale nga të gjitha llojet edhe metale me ngjyra e pa ngjyra edhe arrin e zi siç e quanin ata naftën. Kam shumë për të thënë edhe për atë që e mënjanova këtë vend,për të qënë i mbrojtur edhe nga tajfunet e ciklonet edhe nga tërmetet edhe nga përmbytjet e natyrës. Por këta, kërkojnë të përmbyten vetë, sepse kështu i pëlqen, por unë nuk kam çfarë t’u bëj. Por kjo, kërkon kohë që të bisedojmë. Nuk jam “pishman” që i dhashë pasuri përrallore, por e keqja është se pikërisht kjo pasuri i ka futur në sherr, i ka lënë në fukarallëk. Ja të marr një shembull. “Midis dhjetëra minierave, që u hapën për të nxjerrë pasuritë që u dhashë, është edhe miniera e kromit Bulqizë “Todo Manco”, më thotë gazetari i talentuar Adriatik Balla, të cilës: asnjë vepër industriale në Shqipëri nuk i afrohet përmasës, madhështisë dhe krenarisë që ka kjo minierë. Unë jam rezervuar të shkruaj për të, jo se nuk di, por se ka pasur pena më të mira e më të guximshme se unë, që kanë përshkruar heroizmin, sakrificën ekstreme, punën e palodhur dhe të ndershme të minatorëve, inxhinierëve e drejtuesve ndër vite. Miniera e Bulqizës është krenari e madhe e industrisë minerare në Shqipëri. Galeritë e saj, referuar disa të dhënave, nëse bashkoheshin do të krijonin tunel të gjatë sa 2 herë gjatësia e Ekuatorit. Barbarisht e ka shfrytëzuar sistemi i kaluar, barbarisht po e shfrytëzojnë dhe sot. Dje kromi i Bulqizës çante bllokadën imperialisto-revizioniste, sot një zot e merr vesh ku përfundon kromi. Është shkruar për mineralin e për të mirat e fitimeve prej tij, por unë sot apeloj që të ketë zemër dikush, e të bëjë një libër për ata që lanë jetën në minierë. Janë me qindra. Nuk ka lagje e fis në zonën e Bulqizës të mos ketë provuar hidhërimin e humbjes së të afërmve, të gjithë të rinj. Edhe sot, herë pas here, miniera prodhon vdekje. Duket e habitshme, por edhe pse e gjendur mbi pasuri të tillë të çmuar, Bulqiza është sot një prej vendeve më të varfra të Republikës. E papranueshme! Kolegu juaj, z.Balla, ma tha këtë, nuk e nxora unë. E ç’të them më shumë unë, Zoti, që krijova gjithësinë? As më shumë e as më pak, më shumë ka “prodhuar” viktima kjo minierë sesa kanë dalë vagonë me mineral nga galeritë e saj. Vijnë, të huajt, e shfrytëzojnë, marrin pasuritë e saj dhe na lënë prapa vdekjen, marrin mineralin dhe na “investojnë” vdekjen. Z. Balla, më foli për Minierën e Bulqizës, por e njëjta gjë është edhe në Batër Martanesh edhe në Rubik edhe në dyzetë e dy të tilla në të gjithë Shqipërinë. Nuk shfrytëzohen, por “përpijnë” njerëz me “dhëmbë” dhe me infeksione, me helme që nxjerrin. Kështu edhe në fushat ku ka naftë pa mbarim, ku është ari i zi. Atje ku është nafta, atje është edhe fukarallëku, në Gorisht, në Ballsh, në Marinzë. Çmimi i litrit të naftës është më i shtrenjti në Europë. Të qëndrosh mbi flori, me barkun bosh, të “flesh” mbi naftë edhe pa shtëpi që ua ka shkatërruar nafta, që njerëzit i helmon nafta, që kulturat bujqësore i helmon nafta! E padëgjuar deri më sot të të mallkojnë “paç naftën pranë”! Fqinjët tanë, nuk kanë naftë, por nafta dhe biletat e transportit ajror e tokësor, janë shumë më lirë dhe qytetarët shqiptarë, shkojnë në Prishtinë e Shkup për të shkuar në Europë. Detin ia çova pranë që të kishin mundësi të siguronin të ardhura të mëdha duke e shfrytëzuar këtë pasuri të madhe, këtë “hambar” që pasuritë e tij nuk mbarojnë kurrë, për tregti, për turizëm, për peshkim, për plazhe. Mirë e nxorën ata në këtë kohë “Afër detit, afër mbretit”, por si e vazhduan më pas këtë shprehje? E vazhduan, “Afër detit, afër dreqit”! E them këtë, mbasi shumë më janë ankuar që më shumë kanë bërë sherre e shamata me njëri-tjetrin sesa i ka sjellë të mira deti. Nuk e shfrytëzojnë bregdetin për plazhe e turizëm, por mbushin me plehra e ujëra të zeza, që edhe banorëve të detit t’u “kallin datën”! Njerëzve u dhashë trurin, peshqve jo, prandaj edhe thonë “tru peshk”. Por peshqit “pa tru” dhe deti, më shumë kanë ngrënë njerëz nga sa njerëzit kanë ngrënë peshk... Po liqenet e lumenjtë? Si të tjerat! I kanë shkatërruar që ata të përmbytin njerëz, banesa e gjënë e gjallë. Pastaj fillojnë e përleshen me njëri-tjetrin. S’kanë ujë, as për të pirë, as për vaditje. Vetëm për HEC-e kanë ujë, një pakicë e vogël që shumicën e banorëve përreth e lënë “në diell”! Edhe deti edhe bregdeti edhe zona përreth është privatizuar nga një pakicë dhe shumica tjetër, vazhdojnë “Odisenë” e gjyqeve që shkojnë në pambarim. Duke ndotur lumenjtë e shumtë që u dhashë, jo vetëm i kanë ndotur, por u kanë shkatërruar edhe shtratet e tyre, duke i “egërsuar” aq shumë sa ata presin vetëm rastin të bjeri ndonjë shi dhe të kërcejnë nga shtrati e të përmbytin ç’të gjejnë përpara. Lumenjtë janë kthyer në “bamirës” për detin që gjithmonë t’iu çojnë atyre “peshqeshe” si qese plastmasi, hedhurina të llojeve nga më të ndryshmet, sepse në mal, nuk kanë mundësi t’i çojnë. Duke i çuar këto lloje helmesh në det, do të eliminojnë edhe gjallesat e tij e këta do të egërsohen e do t’ia mbathin të shkojnë sa më larg. Në fund, mbasi janë larguar të gjithë banorët e detit të liqeneve e të pyjeve edhe njerëzit e kanë parë të arsyeshme që të largohen nën shembullin e tyre. Konkluzioni im është që në këtë pjesë të rruzullit që krijova, secili mendon vetëm për veten e vet dhe ata që kanë mbetur, mu lutën që të vë dorë sepse çdo shpresë e kanë varur vetëm tek unë, Zoti sepse askush tjetër deri sot, nuk u ka dalë për zot!