BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

"Peshkaqeni" i “Gërdecit” që po i bën karshillëk drejtësisë

"Peshkaqeni" i “Gërdecit” që po i bën

Duket sikur shqiptarët janë pajtuar me krimet dhe protagonistët e tyre, aq sa nuk impenjohen më për plagët e hapura të lëna pas. Dasma madhështore e familjes Berisha, që pushtoj rrjetet sociale në Shqipëri, ishte treguesi më sinjifikativ i harresës së të rënëve në Gërdec. Afrimiteti dhe ngazëllimi që shkaktoj dasma e Shkëlzen Berishës, tek ajo kategori njerëzish me simpatizantë, ku nuk munguan moderatorë e gazetarë, duke i thurur himne protagonistit të saj, sikur të ishte heroi i demokracisë dhe jo shkaktari i tragjedisë. Aq shumë ishin të shqetësuar gazetarët dhe moderatorët pjesëmarrës, sa që ishin tepër të preokupuar për muajin e mjaltit të çiftit, pa menduar se rruga e tyre është e lyer me njolla gjaku. Sa poshtë kemi rënë si shoqëri, duke shkelur gjithnjë e më shumë mbi vlerat tona, që duke mos e ndëshkuar të keqen, që po i bën karshillëk drejtësisë, nuk jemi në gjendje t'i hapim rrugë të mirës. Ujqërit bredhin të lirë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa drejtësia shqiptare ka humbur pas gjurmëve të tyre. Në një kohë kur Hollivudi po përgatitet të xhirojë tragjedinë e Haklajve të Tropojës, në vazhdën e asaj të Gërdecit me titull "Armët dhe çunat", shqiptarët ngazëllehen dhe marrosen pas trukeve të familjes Berisha të shpallur "Non grata".Katër vjet më parë gjykata e Floridës, jo vetëm i çori maskën peshkaqenit të Gërdecit Shkëlzen Berishës, por me vendimin e saj i vuri vulën e kriminelit vrasës. Gjykata duke analizuar me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi, hodhi poshtë kërcënimet e Shkëlzen Berishës, i cili i kërkonte kësaj gjykate 60 milion dollarë si dëmshpërblim, për vendimin e saj në mbrojtje të librit të autorit Guy Lawson, që kishte nxjerrë lakuriq tragjedinë e Gërdecit, duke e cilësuar si një biznes mafioz, ku ishin shkelur të gjithë konventat ndërkombëtare, që përcaktojnë kriteret se kush ka të drejtë, të bëjë demontimin e municioneve të rrezikshme luftarake. Gjykata shqiptare që gjykoj këtë tragjedi unikale në historinë e Shqipërisë, doli me një vendim farsë që përkëdheli fajtorët dhe ndëshkoj koka turku në vend të tyre. Në një kohë kur vendet e rajonit ndër to edhe Shqipëria, ishin bërë pjesë e iniciativës rajonale (RASR),për reduktimin e stoqeve të armëve konvencionale dhe municioneve. Kjo iniciativë inkurajoj vendet e rajonit, që u përballën me shkatërrimin e armëve të lehta, duke ngritur kapacitetet e nevojshme kombëtare, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira. Kjo iniciativë promovoj nxjerrjen e mësimeve si dhe sinkronizimin e burimeve, në funksion të maksimizimit të eficencës në këtë proces. Ajo kishte si qëllim kryesor parandalimin e shpërthimeve katastrofike,si ai që ndodhi në Gërdec, shmangien e destabilizimit që vjen nga armatimi dhe municionet konvencionale. Por nëse në demontimin industrial të ULP Mjekës, u zbatuan rregullat e sanksionuara në Konventën e Gjenevës, në Gërdec ato u shkelën në të gjitha proceset, ku për pasojë ndodhi edhe shpërthimi tragjik. Aty mungoj organizimi që nga autoritetet e MM me në ish-ministrin Fatmir Mediu, ku nuk u planifikuan specialistë të mirëfilltë ushtarakë, të cilët sipas rregulloreve për këtë qëllim, janë vetëm ata që u lejohet të bëjnë demontimin e municioneve të rrezikshme luftarake. Në këtë biznes mafioz të jashtëligjshëm, që u ngrit për interesa pasurimi dhe jo për pastrim dhe parandalim të shpërthimeve katastrofike, u punësuan gra e fëmijë, të cilët mendonin të siguronin të ardhura për të jetuar, por nuk mendonin se një pakujdesi e vogël do tu merrte jetën. Gjykata e Floridas e zhvilluar më 2 Shtator 2020, ka përshkruar në vendimmarrjen e saj, historinë e shkurtër të biznesit për trafikimin e armëve nga Shqipëria, ku ishin përfshirë Shkëlzen Berisha me dy djemtë amerikanë, Efraim Diveroli dhe shoku i tij. Në këtë biznes mafioz ishte përfshirë mafia lokale shqiptare me në krye Shkëlzenin me kompaninë e Diverollit AEY,një kontraktues në fushën e mbrojtjes, që u përpoq t'i shesë ushtrisë amerikane, municione kineze të blera në Shqipëri, të cilat më pas do të përdoreshin në luftën e Afganistanit. Dokumentet konfidenciale kishin të bënin me rishikimin e publikimit, të librit të Guy Lawson, nga shtëpia botuese "Simon Shuster"me titull "War Dogs". Mbi subjektin e këtij libri është realizuar edhe filmi, i cili ka në qendër skandalin e trafikimit të armëve dhe municioneve nga Shqipëria, në rrugë mafioze të drejtuar nga Shkëlzen Berisha, ku ishin përfshirë edhe dy zyrtarë amerikanë. Për këtë veprimtari të jashtëligjshme, kanë folur Neë Jork Times, Broqard Boack, dokumentari i kanalit arab "Al Jazira" Bullet and Bucks, i cili kishte zbuluar tabulatet dhe një numër të madh burimesh, që fundosin Shkëlzen Berishën. Gjykatësja e njohur Cooke, vërtetoj me argumente të pakundërshtueshme, se Shkëlzeni ishte përfshirë në marrëveshje korruptive, për trafikimin e arsenaleve të mëdha të rrezikshme, që datonin prej luftës së ftohtë. Por "peshkaqeni" i Gërdecit me avokatin e paguar prej tij, Jasin Zolads, hodhi në gjyq autorin e librit Guy Lawson, që sipas tyre ato që shkruheshin në atë libër nuk ishin të vërteta. Por i ziu Shkëlzen nuk e dinte, që pas gjithë asaj afere të madhe mafioze ishte FBI, që kishte ndjekur hap pas hapi trafikun e armëve dhe municioneve. Me argumente fakte e shifra, kjo gjykatë serioze me profesionalizëm dhe nivel të lartë gjykimi, jo vetëm hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës,por ajo vërtetojë se mbi të rëndojnë edhe faje të tjera, për të cilat duhet të merret gjykata shqiptare. Ajo rekomandon që shqiptarët duhet të vihen në dijeni, se çfarë ka ndodhur pas krahëve të tyre, sepse libri i autorit Guy Lawson, ka edhe dëshminë e vajzës së të ndierit Trebicka, e cila e konsideron Shkëlzenin vrasës të babait të saj, nga që denoncoj këtë aferë mafioze duke e braktisur atë. Por Shkëlzeni nuk u mjaftua me kaq, sepse ai kërcënoj edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha,të cilit i dhanë dokumentet për tu larguar në SHBA, duke i thënë:"Po e hape gojën unë të bëj si Trebickën". Përpjekjet djallëzore të "peshkaqenit" të Gërdecit, morën fund me 2 Shtator 2020, ku ju hodh poshtë edhe kërcënimi i autorit të librit me 60 milionë dollarë. Gjykata shqiptare duke marrë përgjegjësinë e gjykimit të kësaj tragjedie, duhet t'i kthehet edhe një here, në respekt të atyre shpirtrave, që u bënë pre e një aktiviteti djallëzor mafioz, ku ranë për të mos u ngritur më, në atë shpërthim apokaliptik të vitit 2008. Ata nuk mund të prehen të qetë, pa marrë një vendim aq të dëshiruar nga drejtësia shqiptare e ringritur.