BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Peshkatari Basha pëlqen vetëm “peshkun” Dako

Peshkatari Basha pëlqen vetëm “peshkun” Dako

 Basha nuk është peshkatar në profesion. Ai është jurist. Aktualisht në krye të PD. Po e ka për zemër peshkimin. Në realitet është lideri i opozitës tonë. Pretenduesi për postin e kryeministrit në vitet që vijnë. Për këtë karrige lufton. Për të nuk e zë gjumi, për hallet e popullit ka marrë përsipër të akuzojë tërë dynjanë. Edhe pse deri sot nuk i ka ecur mirë peshkimi në gjuajtjen e votave, pasi i ka ngecur grepi në fund të detit dhe fillua në dorë si lodër me fildispanjë, ai vazhdon peshkimin. Kushedi një ditë do t`i buzëqeshi fati dhe do arrijë të kapë fitoren që ëndërron. Po deri atëherë le të ndalemi tek habitati, jo ujor po politik, ku rriten jo peshqit biologjikë, po bosat e pasuruar, dhe të flasim për peshkatarin kryetar dhe llojet e peshqve që preferon.

Pas një aksioni të gjerë të policisë, të pandodhur deri tani, me pjesëmarrjen e 1500 forcave në zbatim të aksionit “Forca e ligjit” ku shumë prej krerëve të krimit ranë në rrjetat e policisë dhe një hezitimi disaorësh për të dalë në podiumin e partisë, i dëshpëruar për ç’po ndodhte, i hutuar, i paorientuar nga tërmeti policor, Basha vendosi të flasë. Pasi opinioni shqiptar u përmbyt me filma komikë të tipit “Babale” dhe në tregun mediatik nuk kishte asgjë për të parë e dëgjuar. Kudo nëpër Shqipëri shfaqej humor si në “Al Paazar” dhe menuja niste e mbaronte me video “Babale”, papritur situata ndryshoi. Arrestimet e personave me precedentë penalë me aktivitet në përpunimin e heroinës, trafikimin e saj në vendet e BE-së e kushedi ku tjetër, zbulimi i laboratorit të prodhimit të heroinës në një cep të atdheut tonë me “kuzhinierë” specialistë ndërkombëtarë të thirrur nga shtete të tjera si dhe grupeve kriminale me shtrirje në 12 qarqe të vendit deklaroi se: Gjithçka është një shou! Bosët e krimit jetojnë të qetë në vila e resorte. Peshqit e mëdhenj nuk janë prekur. Jetojnë në ujëra të qeta. Dhe në këtë klasifikim, si një njohës i mirë i peshqve dhe kalibrues i madhësisë së tyre, ai evidentoi se gjithë këta që janë kapur deri sot janë cironka, ca peshq minorë të ngordhur. Ai që duhet të shkojë në burg është Vangjush Dako e të barabartët me të. Dhe lista vazhdon me një numër të madh politikanësh e drejtuesish bashkish, kuptohet jo nga radha e engjëjve demokratë e lësëistë, po nga kampi mavi. Oligarkët e krimit janë të paparekshëm. Kështu deklaroi Basha. Kryetari i Bashkisë së Durrësit është koka e krimit, sipas tij. Është strumbullari i të keqes. Dhe i gjithë ky aksion i policisë, për të cilën ka siktirisur me epitetet më të ashpra e fyerjet më të rënda, sipas tij nuk bëhet në emër të ligjit, po në mbrojtje të Gjushit. “Arrestimet u bënë për të mbrojtur “bosin” Vangjush Dako”, deklaroi lideri i PD-së. Për atë u dërguan këta pas hekurave. Dhe shkoi më tej se këta të gjithë do dalin. Shumë shpejt do lirohen. Me fjalë të tjera janë arrestuar vetëm si lojë e radhës, vetëm për statistikë, për t’u dukur sikur luftohet krimi. Keni për të parë, garantoi ai. Dhe në këtë furi të denigrimit të Policisë së Shtetit, aksionit, mundit, rreziqeve, stresit, lodhjes, përgjegjësisë së këtyre djemve nënash dhe tërë atyre që drejtuan këtë megaoperacion, që në realitet u përgëzua nga BE nga ambasadori në Tiranë, shtypi botëror dhe partnerët që asistojnë vendin tonë, nuk mori mundimin të thotë edhe një fjalë të vetme për aksionet që u pritën me entuziazëm nga mbarë opinioni shqiptar, që kërkon qetësi dhe ndëshkim për ata që sjellin rrotull një popull të tërë me bëmat e tyre. Nuk gjeti asnjë fjalë vlerësuese si kreu i opozitës, i cili duhet të jetë i pari të përgëzojë vendosjen e ligjit përmes ndëshkimit të krimit. Për Bashën, asgjë nuk ka ndodhur në këtë vend në luftën kundër krimit. Krimi sipas tij është në maj. Edhe pse janë goditur më shumë se 20 grupe kriminale dhe policia është në mësymje për të dërguar pas hekurave cilindo që është përzier në vepra kriminale. Veprimtaria e këtyre ditëve është vërtetë intensive dhe në shoqërinë tonë ka një frymëmarrje lehtësuese. Shteti është në këmbë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve për rritjen e sigurisë dhe vendosjes e rendit në shkallë vendi. Ky nuk është fundi dhe nuk ka vend për eufori. Krimi do tërhiqet nëpër skuta në pritje të qetësimit të situatës dhe bazimit të policisë në komisariate. Të besojmë se shteti garanton se nuk ka kthim pas dhe aksionet do vazhdojnë deri në shfarosjen e krimit dhe bandave që terrorizojnë Shqipërinë. Në vëmendjen e opozitës fatkeqësisht zotëron mendimi se kemi të bëjmë më shou të qeverisë. Se e ka me gjoja dhe jo me gjithë mend. Sikur të bëjë lojra luftash për t’i hedhur hi syve Europës. Harrohet se në tërë këtë luftë në bashkautorësi, është Europa dhe SHBA në frontin anti krim, është bashkëpunimi me policitë e vendeve të tjera në çdo aksion që po ndërmerret. Për Bashën e të tijtë, fatkeqësisht asgjë nuk ka ndodhur deri tani. Për ta është vetëm një lëvizje për fresk se ata që duhet të futen në burg sipas tyre janë të lirë.

Basha ka vetëm një merak. E barazon krimin dhe e identifikon atë vetëm me një individ dhe ai është Gjushi, siç e pagëzon ai dhe Berisha. Nuk e kam njohur nga afër asnjë herë këtë Dakon. As vë duart në zjarr për të. E kam parë vetëm në TV. Po ndryshimet në Durrës i kam parë dhe jam surprizuar me atë që është bërë. Nuk është një kryebashkiak ta shohim përditë në ekranet televizive. Të njohur na e ka bërë opozita jonë me akuzat pafund që ka bërë kundër tij. Na e ka servirur si peshkun që pëlqen të gjuajë Basha dhe të vetmin që ai kërkon të shkohet në tespihet e akuzave. Pa të, çdo arrestim nuk ka kuptim. Dhe në ngutje deklaron se për të mbrojtur Dakon janë ndaluar një dyzinë të dyshuarish në trafiqet kombëtare e ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, Prokuroria, kjo celulë e krimit, vegël e qeverisë nuk i ka lënë të lirë dëshmitarët të fundosin Gjushin, po i ka mbyllur në kafaz. Dhe i ka dërguar para drejtësisë, ku ata mund të dëshmojnë fare mirë për Dakon e të tjerët. Në këtë mënyrë, Rama kërkon të kryqëzojë kryebashkiakun Dako me duart e tij i bie. Pra të zbardhi e vërtetoi deklaratat e liderëve të PD-së, të cilët vetëm atë llogarisin si peshk të madh që ka në barkun e vet perla të kushtueshme. Qeveria i bie të presë degën ku qëndron. Dhe i ka bërë peshqesh drejtësisë kryetarin e Durrësit. Logjikë më kontraverse nuk gjen, sado fantazi të kesh. Kontradiksion më të llahtarshëm dhe pa mend, zor të dëgjojmë nga politikanë që e mbajnë veten për të mençur.

Deklarata e Bashës nuk është e vetme. Të gjitha figurat opozitare pas arrestimeve të fundit dhe veprimeve të ligjit përmes organeve ligjzbatuese vrapojnë të mbushin boshllëkun e krijuar me akuza që nuk kanë asnjë sens. “Partia simotër e LSI-së është një sekt kriminal”, deklaron Monika Kryemadhi. Alibeaj rreshton emrat e ministrave dhe deputetëve që kanë dalë gjatë hetimeve dhe përgjimeve. Atij i kanë shkuar informacione se kush është ngatërruar me krimin. Përmend radhaz kryebashkiakë që ia bashkangjit Dakos, pa lënë mënjanë ministra e tërë ata që i gjykon si pengesë drejt pushtetit. Sipas liderëve opozitarë, qeveria ka urdhëruar që këta të akuzuar për krime të deklarojnë në hetim e gjykim lidhjet me qeveritarët. Sa argument i bukur! Edhe një mendje fëminore do të ndalte pak, të merrte frymë, të thellohej të argumentonte se deklarata të tilla nuk kanë asnjë vlerë, nuk kanë realizëm se u mungon logjika. Duket sikur shteti është kundër shtetit.

Po le të kthehemi tek qejfliu, peshkatari Lulzim Basha. E bren vetëm një merak. Kërkon të bjerë në grep një individ. Pasi ka akuzuar ditë me radhë të vihen në pranga Taulant Balla, deputetë, ministra, kryebashkiakë të PS-së. Shënjestra mbetet Vangjush Dako. Ai është peshku i madh. Nuk e di nëse ky peshkatari Basha ka peshkuar ndonjëherë në jetën e tij dhe ka zënë peshk në lumenj, në liqene apo në dete e oqeane?! Nuk e di sa i zoti është si peshkatar?! Po qe kaq i aftë sa është si kryetar edhe si peshkatar, atëherë unë e vë në dyshim profesionalizmin e tij në njohjen e peshqve, llojeve dhe cilësisë së tyre. Për të peshkuar zgjedh vetëm Durrësin. Atje po! Të peshkosh në ato brigje, të hedhësh parangallat, të vozitësh me tratakosha për të kapur peshqit në thellësi, është punë me shumë leverdi. Nuk është se kap vetëm peshk të cilësisë së lartë po edhe mëdhenj. Dhe ai atje e ka merakun. Tek Gjushi, ai është i madhi fare. Le të kapin rrjetat e policisë cilindo nga jugu në veri, le të peshkojnë më shumë se 300 persona të akuzuar për vepra të rënda kriminale, le të sekuestrojnë laborator droge e të vënë në sekusetro miliona euro të siguruara në rrugë kriminale. Për të nuk ka asnjë vlerë. Ai është në kërkim të peshkut Dako. Ai po! Arrestimi i tij është baraz me tërë peshqit e detrave. Me të merr fund krimi. Gjithë të tjerët le të lihen të lirë në habitatin e vet. Ai është koka dhe truri i mekanizmit të stërmadh të krimit anë e mbanë Shqipërisë. Pasi kapi peshkun e madh “Balla” mbi “Toyota Jaris” dhe shumën prej 3.4 milionë euro, pasi e bëri supermen të kudondodhur, si kërcënues të komisarit të policisë, si trafikant e mik të kriminelëve, si e bëri përshesh Bushin e Krujës e Rajën e Niklës dhe doli nga prokuroria i thirrur për të provuar akuzat, duke i shtuar edhe dy deputetë socialistë si bashkëpronarë të miliona eurove, Basha hyri në prokurori dhe i ndodhi si gjuetari, shtiu shtatë e vrau tetë. Në fakt vrau tre. Trashi edhe më shumë akuzat e tij. Nuk e dimë ç`prova ka dorëzuar në prokurori zoti Basha. Do zoti ka gjetur trafikantin. Le të shkojë në burg me hak e fakte, jo Balla po gjithë ballat e tjerë. Po me prova, jo nga mllefi i opozitës. Dhe të vërtetohet profecia e tij. Atëherë të gjithë do themi: Besojeni Bashën se ai nuk është vetëm një peshkatar në kërkim të peshkut të madh, nuk ka zbuluar vetëm durrsakun Dako, po ka në skaner tërë ministrat e deputetët, pjesë e bandës së krimit. Një problem i mbetet pazgjidhur veç. Shikimi vetën në njërën anë. Peshkimi në detin e kuq. Sa për pjesën blu, për ata peshqit që ka në detin e vet asnjëherë nuk e hap gojën. I duket se pesë vite në karantinë të gjitha gjallesat rreth tij janë pastruar kanë bërë katarsis të thellë. Kjo puna e mohimit të gjithçkaje nuk flet për mirë. Basha të paktën të dëgjojë “Zërin e Amerikës”, ku megaoparacioni vlerësohet me nota maksimale, ndërsa ai e quan të dështuar. Me cilin kud e mat suksesin lideri ynë? Po le të dali kush të dojë nga peshqit e mëdhenj në sipërfaqe, të ngeci në rrjetën e drejtësisë tërë tufa e peshqve, asnjëri nuk ka peshë. Ai është në kërkim, gjithë ditën në peshkim. Mendja e tij është vetëm tek një peshk. Peshku në Durrës, peshku Gjushi e kolegët e tij! Pas mendjes nuk lë edhe peshqit në Elbasan. Po Dako mbet i pari. Për atë peshkon ditë –natë në diell e në shi. Pa kapur atë peshk do vazhdojë të lulëzojë krimi sipas tij. Krydemokrati Basha, këto punët e peshkimit të krimit i di shumë mirë.

Nga Bardhyl BEJKO