BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Peshkatrët e politikës, hedhin rrjetat e grepat për të peshkuar protestat!

Peshkatrët e politikës, hedhin rrjetat e grepat për të

Nuk ka pse të habitet askush. Ne, shqiptarët, kemi tanimë përvojë tridhjetëvjecare të përvetësimit të protestave dhe noterizimit dhe marrjes së përfitimeve të tyre nga politika. Shumicën e rasteve, ato janë fryt i prapaskenave të liderëve politik të cilët përgatisin skenarin, luajnë fijet,thurin intrigat, shkruajnë mizaskenat, bëjnë provat gjenerale, i ngjitin në skenë dhe i ndezin sipas qëllimeve të tyre, atje ku u intereson, mjafton të përfitojnë rritje të aksioneve propagandistike, të stimulojnë trazira e të shtojnë pakënaqësi mes shtresave dhe grupimeve shoqërore, se, ja shikoni, na bashkohen të gjithë. Populli është me ne dhe ne jemi me qytetarët. Për ti përvetsuar frytet e protestave për t`u dhënë atyre adrenalinë, shpirt opozitarë e nisin në radhë të parë me pronësimin e organizatorëve të protestave. Duke i vlerësuar protstat,si gjah i sigurtë, liderët tanë politik, si profesionistë të peshkimit në çdo habitat, ku nis një revoltë, kundërshti, kërkesë, apo protestë e vogël, për një ngjarje të dhimbshme apo çdo forme që shfaqet, i kanë gati grepat e rjetat për ti hedhur mbi protestuesit,jo se kanë hallin e kërkesave të tyre, se u dhimbsetn,po me qëllimin e vetëm të shfrytzojnë këtë produkt të gatshëm për ta përdorur si kobure kundër qeverisë. Deri këtu liderët politikë deklarojnë se jemi në të drejtën tonë. Kështu, protestat ngjanë si ekperimente në epruvetë. Opozitarët, kanë detyrim dhe mision për shfrytzimin e pakënaqësive të cilitdo, mjafton të shkoj uji në mullirin e partisë së tyre. Qëllimi është i kuptueshëm.T`i përdorin në interes të skenarëve propogandistikë kundër atyre që janë në pushtet për të marrë flamurin e revolucionit edhe pse në miniaturë për ta drejtuar urrejtjen tek kundërshtari për t`i vështirësuar drejtimin e jetës ekonomike e politike në vend. Shfrytzimi i pakënaqësive të qytetarëve edhe pse për motive të politikës së ditës, pa asnjë qëllim të zgjidhjes së kërkesave të atyre që kanë dalë në rrugë nuk mund të qortohet në se do ishte reale, vërtetë e motivuar nga përpjekjet për zgjidhje të rëndësishme apo problemeve ekonomike që kanë lidhje me pagat dhe investimet e financimet në sektorët ku protestohet. Sa u mësua se pedagogët e universiteteve do nisnin protestën me kërkesa të shumta,kryesore rritjen e paga me objektiv tre shifror, pra pesëdhjetpërqint ose diku më shumë se 200-300 euro, duke i bashkangjitut kërkesës për rritje page edhe personelin ndihmmës për të joshur dhe bashkuar edhe ata si dhe për tu dukur gjithpërfshirës, menjëherë zgjatën duart, hodhën rjetat me shpejtësi për ti peshkuar si gjithë këto vite. I pari,Berisha i „Rithemelimit“ doli në përkrahje të pedagogëve dhe si ish kryeministër, rritjen 15 përqint të pagës, ku në këtë shtesë do llogaritet edhe universiteti në zbatim të ligjit, e cilësoi cinike. Shpirtligësi dhe tallje. Mos të harojmë se sot jemi në qendër të një krize globale, ku ekonomitë më të mëdha botërore, janë tronditur dhe stopuar. Dihet se paga është elementi kryesor, baza për rritjen e mirqënies së q y t e t a r ë ve q ë n g a punëtorët deri tek profesorët. Edhe më e mprehtë dhe domozdoshmëri është kjo rritje sot në kushtet e shtrenjtimit të jetesës pas konfliktit që ka ndërmarrë Rusia kundër Ukrainës, luftë që ka çuar në qiell çmimet dhe rritur në masë të ndjeshme inflacionin. Kjo situatë kërkon patjetër masa drastike dhe shumë efikase nga ana e shtetit që qytetarët, shtetas shqiptarë duhet të ndjejnë dorën dhe mbështetjen e shtetit me masa efikase, ku natyrisht vend të veçantë zë paga. Nuk kemi asgjë me pedagogët e universitetit. Ata janë në të drejtën e tyre të kërkojnë dyfishim, pse jo dhe trefishim të pagave dhe plotësim të gjithë kërkesave që iu duken të drejta. Kjo edhe për meritën që kanë në nxjerrjen e kualiteteve studentore?! Para tyre studentët kërkuan bonus njëint euro. Edhem e ta nuk kemi asgjë! Po momenti i zgjedhur është jo normal. Trupa e pedagogëve është pjesë e kësaj shoqëri dhe jeton në këtë vend. Presupozohet se janë grupimi më i arsimuar dhe dinë shumë mirë të bëjnë llogari, duke iu referuar edhe kategorive të tjera shoqërore që paguhen shumë më pak se ata. Tek e fundit të drejtën për jetesë më të mirë dhe të ardhura më të larta e kanë të gjithë. Shteti duhet të angazhohet hap pas hapi të mbështesë tëgjitha shtresat në nevojë, ku natyrisht profesorati qëndron në krye për shkallën e vështirësisë dhe rolin e jashtzakonshëm që kanë për edukimin e brezave të rinjë. Pikërisht tek, kjo kërkësë bazohet ndërhyrja e opozitës për të treguar se janë pranë tyre, të vemendshëm, babaxhanë,të dhimbsur pakufi, dhe në mbështetje të gjithëanshme për kërkesat e tyre të çdo forme qofshin. Këtu fillojnë ndërhyrjet e politikës të cilët kërkojnë të përvetsojnë pakënaqësitë e pedagogëve për mos plotësimin e kërkesave të tyre të cilat deklarojnë se do luftojnë t`i fitojnë, duke bojkotuar auditoret. Motivimin e protestës, sindikatat e pedagogëve e bazojnë tek pagat e ulta të cilat janë të pamjaftueshme dhe në kushtet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Për një pedagog sapo nisur punën, paga është gjashtëdhjet mijë lek. Për pedagogët me tituj, shkon deri në njëqit e tetëdhjet mijë e më shumë. Është e domozdoshme të rriten pagat sipas përllogaritjes së bërë prej tyre. Kështu e argumentuan oratorët e protestës. Po politika? Për dy lidrët në kualicion, kërkesat e pedagogëve, janë legjitime dhe plotësisht të mundshme ndaj urdhërojnë zgjidhje sa më të shpejt.Protestat të jenë sa më të ashpra. Për kryetarin e PL, Ilir Meta, kërkesa është plotësisht e mundshme dhe qeveria duhet ta zgjidhi. Me gazetën „Zëri i Popullit“ në foto, Meta, mburret se kur ishte ai kryeministër i socialistëve, para konvertimit në të djathtë, e rriti pagën e pedagogëve, pesëdhjet përqint!? Dakort e rriti kaq. Kjo është e njohur nga pedagogët dhe qytetarët. Po bëhet fjalë kur Meta, ishte 24 vjeç dhe paga për një pedagog nuk kalonte katër-pesë mijë lek. Dyfishimi në vlerë absolute është zero me xhufka krahasur me paga sot të cilat shkojnë deri 200 mijeë lek për kategori të veçanta të pedagogëve. Deri ditë më parë, sindikatat e arsimit ishin në gjumë të stërgjatur. Lajmi për protesta, ngjalli më shumë emocion tek opozita se te vet pedagogët. Qeveria bëri ofertën e vet. Po kështu edhe rektoratet për të marrë pjesë me të ardhurat e siguruar prej tyre për t`iu bashkuar vendimit të qeverisë për të rritur pagat e pedagogëve tanë të dashur. Kjo shifër për një pagë tetedhjete mije lek i thonë dyzet mijë lek shtesë page e kështu me radhë, duke iu rritur secilit paga mbi bazën e asaj që merr sot për punën që kryen. Berisha nga zyra luksoze e „Rithemelimit“ iu bënë shenja e u jep kurajo pedagogëve që ta vazhdojnë e thellojnë më tej betejën me qeverinë për ta detyruar të pranoj me doemos kërkesën për rritje të konsiderueshme të pagës. Kur Berisha ishte në pushtet, këta protestuesit pedagogë as që guxonin të dilnin në protesta sepse nuk i „ljonte“ ligji dhe, i pengonte etika profesionale. Në se dikush guxonte të thyente urdhërat e qeverisë „Berisha“ e priste hedhja në rrugë, pushimi nga puna dhe secili prej tyre akuzohej si patericë e opozitës së kohës. Sot kjo frikë nuk ekziston. Dhe shumë mirë.Secili është i lirë të veproj sipas ndërgjegjies dhe interesave të tij për t`u vlerësuar me pagë dinjitoze. Askush nuk i ndjek e persekuton se kanë dalë me kërkesa taksative dhe ultimative, duke kërkuar shtesa page subjektive, edhe në shembullin e kolegëve në Kosovë. Shteti nuk u nënshtrohet ultimatumeve dhe nuk mund të zgjidh gjithëçka me presion. Edhe protestuesit, pedagogë, janë qytetarë të këtij vendi.Jetojnë e punojnë në këto njëzet e tetë mijë kilometër katror. Si individët më të kualifikuar të shoqërisë duhet ta kuptojnë se rritja e pagave ndjek një rrugë të mirëstudiuar. Shteti është i detyruar të shikoj edhe shtresat e tjera të shoqërisë.Si jetojnë ata me pagat që marrin? Të rinjtë? Pensionistët?Këtu nuk është fjala për barazitizëm në paga, po për shpërndarje të të ardhurave në mënyrë të balancuar pasi ndryshe cënohen rëndë parametrat në raportet, të ardhura -shpenzime. Opozita është e etur për protesta. I kërkon me qiri kudo që shfaqen. Tek fermerët e luleshtridheve. Të mollëve. Bostanit. Peshkimit. Kudo që ndizet një flakëz sado minimale. Liderët e opozitës kërkojnë të mbushin tetorin, meqënse shtatori kaloi në gjum. Të tregojnë se revolucioni po zienë. Ne, admistrojmë pakënaqsitë popullore, deklarohen. Dhe jo vetëm që i shesin si produkt të tyre, po përpiqen ti paraqesin si lëvizje që kanë tharmin opozitarë. Dhe kështu, duke përvetsuar protetstat i kontaminojnë dhe helmojnë keq ato. I zhvlersojnë totalisht. I tjetërsojnë dhe nuk i lënë të jenë bio, orgjinale, lëvizje të grupeve shoqërore. Edhe protestat më orgjinale edhe kur ato janë të studentëve apo sot të pedagogëve, ashtu si të fëmijëve të kopshtit të mbyllur në Tiranë,për gjithëcka, ata, mjeshtrat e përveëtsimit të gjithëckaje,kampino të vjedhjes së revoltave, peshkatrët e politikës, hedhin rjetat e grepat për të peshkuar protestat!