BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e drejtoi shërbimin e kardiokirurgjisë

Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e drejtoi

Prof. Petrit Gaçja përfaqëson denjësisht emrin e shkencëtarit, dijetarit erudit, mjekut humanist dhe novator, simbolin e ndershmërisë në historinë e gjatë të mjekësisë shqiptare. Pas përfundimit të studimeve pata fatin e madh të emërohem kardiokirurg në klinikën e parë të kirurgjisë së përgjithshme të spitalit nr. 2 ku kryhej edhe kardiokirurgjia. Shef katedre dhe klinike ishte prof. Petrit Gaçja. Prof. Gaçja, një natyrë shumë autoritare dhe e ftohtë në dukje, ishte një njeri me shpirt shumë të gjerë dhe të dhimbsur. Prof. Gaçja edukonte brezin e ri të studentëve dhe mjekëve jo vetëm me fjalë, por kryesisht me vepra. Deviza e tij ishte “I sëmuri është i shenjtë”. Duke respektuar me një rigorozitet për t’u pasur zili kodin e Hipokratit ai i përkushtohej deri në sakrifica të sëmurit. Duke qenë “open mind man” prof. Gaçja vlerësonte shumë punën në ekip. Ai jo vetëm hodhi themelet e kardiokirurgjisë, por është autor i parë i të gjithë spektrit të operacioneve kardiake që nga operacionet më të thjeshta e deri tek T4F dhe bypassi koronar. Një nga karakteristikat dalluese të tij ishte ndihmesa e veçantë që u kushtonte kolegëve të tij, sidomos atyre më të rinj në moshë dhe profesion. Duke folur nga eksperienca personale, veçanërisht në kirurgjinë e bypassit koronar, të cilës i kam kushtuar një etapë shumë të gjatë të karrierës sime si kardiokirurg, prof. Petrit Gaçja ka dhënë një ndihmesë të veçantë në zhvillimin e kësaj kirurgjie. Ai realizoi për herë të parë në vendin tonë bypasssin koronar (në vitin 1985) duke kryer 4 rastet e para; kjo procedurë u ndërpre për arsye objektive dhe subjektive. Rifilllimi i kirurgjisë koronare në vitin 1992, do ishte i pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të prof. Petritit. Unë pata fatin të isha i përzgjedhuri i prof. Petrit Gaçes për t’u specializuar dy muaj në lidhje me teknikat moderne të bypassit koronar në spitalin Westcester, New York. Në fund të trajnimit u ktheva në Shqipëri bashkë me një ekip të këtij spitali qe kryesohej nga një prej pionierëve të kardiokirurgjisë botërore George Reed. Gjatë 2 javëve të qëndrimit të tyre në Tiranë u kryen me kualitet të lartë 10 operacione bypassi koronar nga mjekët shqiptarë të asistuar nga kolegët amerikanë. Prof. Reed u miqësua shumë me prof. Gaçen dhe mbeti i mrekulluar jo vetëm nga kultura mjekësore e Gaçes, por edhe nga kultura e përgjithshme shumëplanëshe e tij. Prof. Reed shpesh më thoshte se edhe klinika kardiokirurgjikale të njohura europiane e më tej do ta kishin për nder të drejtoheshin nga prof. Gaçja. Ai ishte shkencëtar novator. Në rast se në botë në vitin 1960 u krye zëvendësimi i parë valvular nga dr. Starr në Amerikë, prof. Gaçja e kreu në Tiranë në vitin 1980. Ishte pikërisht vullneti i palëkundur, talenti i rrallë, largpamësia, guximi, sakrifica, veç njohurive të thella shkencore të prof. Gaçes që bënë të mundur krijimin dhe zhvillimin e kardiokirurgjisë në vendin tonë. Aktiviteti i jashtëzakonshëm kirurgjikal i prof. Gaçes me seriozitetin e tij, erudicionin mjekësor, pasionin e pashterur për kirurgjinë, aftësinë për të krijuar dhe punuar në ekip, më kujton gjithnjë një shprehje të kardiokirurgut me famë botërore prof.Yacoub. Çelësi i suksesit në kardiokirurgji është “Hard work, team work and vision”. Sot, në hyrje të spitalit të kirurgjisë kardiovaskulare qëndron me madhështi basorelievi i prof. Petrit Gaçes. Çdo mëngjes prof. Gaçja na përshëndet në hyrje të spitalit dhe na kujton “kujdes djema mos harroni se pacienti është i shenjtë”. Pavarësisht se ai ka ndërruar jetë 25 vjet më parë, figura e tij si mjeshtër i madh i mjekësisë dhe veçanërisht i kardiokirurgjisë mbetet në panteonin e heronjve të mjekësisë shqiptare.