BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Petrit Vasili nga Jala, lëshon kushtrimin: Ngrihuni dhe kafkat thyejuani!

Petrit Vasili nga Jala, lëshon kushtrimin: Ngrihuni dhe kafkat thyejuani!

Edhe pse duket si thirrje që vjen nga e shkuara, realisht është fare e freskët, gati e sotme. Në këto ditë të nxehta vere, ku shumica e qytetarëve, janë ende duke shijuar ujin e kaltër të Jonit, ditët e nxehta të fundverës, pikërisht në gjirin më të bukur të detit Jon, në Jalë, Petrit Vasli, para të rinjve të LRI në një fjalim patetik, u bën thirrje të rinjve të mos heshtin. Të ngrihen. Të protestojnë. Të përmbysin. Ai lëshon kushtrimin nga bregu shkëmbor, para të rinjve, duke u deklaruar se duhet të lënë mënjanë rrjetet sociale, Facebook, smartphonët dhe të dalin në sheshe për të luftuar kundër qeverisë së kryesuar nga Edi Rama. Petrit Vasilit i ka mbetur akrepi para 25 prillit, atëherë kur mburrej për të fituar 40 deputetë. Vasili u thotë të rinjve, është koha të tregoni se jeni gjallë dhe duhet të mbushni sheshet për të përmbysur qeverinë e Ramës. I nxit mbështetësit e tij të rinj në kampin tradicional, ku të rinjtë e LSI-së, jo vetëm shijojnë plazhin, po edhe përgatiten për të qenë në ballë të protestave kundër qeverisë. Kërkon të jenë të gatshëm për t`u ndeshur me forcat qeveritare. Duket sikur thirrja vjen nga sistemi i kaluar aq më tepër që i referohet votës së partisë, ku zoti Vasili është nënkryetar që këto vota janë plumba për qeverinë, shkëmb graniti, ku do të thyejnë kokën ata që sot janë në pushtet. Askush nuk çuditet nga thirrje të tilla flagrante, si të bëhen nga epoka e gurit apo nga revolucionarët e njohur që kanë udhëhequr revolucionet në të kaluarën që nga kohët më të largëta deri në ditët e sotme. Si dy pika uji, ngjajnë këto thirrje me ato të forcave që erdhën më së fundi në krye të Afganistanit, talebanët që kërkojnë në çdo vrimë të gjejnë ata që mbështetën amerikanët për t`i vrarë. Nuk kursehen thirrjet për kryengritje drejt objektivit final, jo thjesht për të përmbysur pushtetin e dalë nga vota e qytetarëve shqiptarë ende pa nisur legjislaturën e re, atë të 2021-2025, siguruar nga votimet e 25 prillit, ku Vasili u bë deputet, vetëm falë kalkulimeve të zonjës Kryemadhi, e cila iku nga Tirana për t`u bërë deputete në Fier dhe pse kjo lëvizje la jashtë sallës së Kuvendit pikërisht një nga të rejat që sot mundet të jetë rreshtuar atje në kampingun e Jalës, e gatshme për të bërë ushtaren dhe të tjerë që duan t’i përdorin si kamikazë, siç është vepruar fatkeqësisht në shumë ngjarje të këtyre katër viteve. Nën rrogoz edhe gjatë periudhës së qeverisjes në koalicion me socialistët, ku shumë herë, flirtimet me opozitën, veçanërisht sa nisi reforma në drejtësi dhe dolën demokratët në kërkim të “Republikës së re”, u bënë bashkë për të sabotuar qeverisjen e mazhorancës që realisht ishte edhe e tyrja. Thirrjet dhe lëshimi i kushtrimit para të rinjve në Jal, atje ku në realitet të rinjtë duhet të relaksohen dhe të motivohen për mbështetje të LSI-së, përmes rrugëtimit realist dhe për të bërë vepra të mira për të qënë në shërbim të misionit fisnik për zhvillimin e atdheut dhe ecurinë e Shqipërisë drejt Europës për të cilën militojnë dhe mpakjen, tkurrjen deri pranë zeros për numrin e deputetëve. Vetë të rinjtë e kampingut të Jalës patën rastin të dëgjojnë nga Vasili kushtrimin për përmbysje dhe lançim. LRI nuk është reparti i gatshëm ushtarak që ka dalë buzë detit për të qenë në gadishmëri për t`u përdorur kundër asnjë qeverie në Shqipëri. Nuk është ky misioni i tyre. Më e pakta mund të jetë misioni dhe beteja e dikujt tjetër e Vasilit dhe LSI-së, të cilët qajnë shpërbërjen dhe kërkojnë të kthejnë mbrapsht atë që ka ndodhur. Petrit Vasili me thirrjen për të thyer kafka dhe për të mbushur sheshet në emër të përmbysjes së sistemit dhe mazhorancës, siç e cilëson ai nuk është as më shumë as më pak, po loja e tij denigruese dhe luftënxitëse kundër qeverisë legjitime. Me këtë thirrje bolshevike, Vasilit i duket vetja si Lenini në Tetor apo më thellë në kohë Robespier në udhëheqje të revolucionit për përmbysjen e mbretit. Shqipëria nuk është as në prag të revolucionit dhe fatmirësisht nuk jemi as mbretëri. Është Republikë Parlamentare e konfirmuar me Kushtetutë dhe e përcaktuar nga verdikti i sovranit, populli i cili ka përcaktuar me zgjedhje të lira, të ndershme të pranuara nga faktori ndërkombëtar si legjitime, jo vetëm sistemin që ndërrohet dhe zëvendësohet me votën popullore dhe jo me thyerje kafkash dhe gjak. Po të ishte sipas parullës vasiliane, pushteti lind nga gryka e pushkës dhe mbrohet po me pushkë, atëherë nuk do kishim vit 1990 dhe ndërrim paqësor të pushtetit dhe përmbysje të sistemit komunist. Mbeteshim atje shtyllë, shkëmb graniti, siç e cilësonin vendin tonë udhëheqësit komunistë. Atij lloj shkëmbi që i referohet edhe Tit Vasili. Kushtrimi i Tit Vasilit nuk është as në frymën me të cilën edukojmë rininë as në emër të demokracisë funksionale. Është thirrje që bie era myk, kalbësirë. Është thirrje për të trimëruar vetveten se as pulat e Vunoit nuk tremb dot. Është kushtrim që bie erë vjetërsirë, kalbësirë, është thirrja për t`u kthyer në kushtrimin e të parëve. Po kohët kanë ndryshuar. Të gjithë janë sot në këtë vend me një mentalitet ndryshe. Njohin rotacionin politik. Nuk kërkojnë aventura me revolucione dhe thyerje kafkash. Shqiptarët boll kanë thyer kafka në sistemin që lamë pas. Janë shumë ata që janë kositur nga plumbat e skuadrave të pushkatimit pa gjyq dhe sot nuk u dihen as varret, as eshtrat dhe ka vite që nuk kanë një adresë edhe pas vdekjes. Thirrja për të thyer kafka dhe për të përmbysur sistemin, pushtetin e zgjedhur me votë, gulçime halucinacioniste. Janë aq të vjetra dhe pa arsye, sa duket se kushtrimdhënësi, ai që thërret në emër të pushtetit, ka mbetur shumë larg, gati në prehistori. Pastaj, Vasili e ka provuar shumë herë edhe rrugëtimin përmes forcës edhe protestat e dhunshme që i kanë shkaktuar Shqipërisë shumë plagë të rënda që zor se do shërohen ndonjëherë. Në vijim të thirrjeve për beteja të përgjakshme të logaresë së njohur të doktor Petrit Vasilit me kasketën e kuqe të revolucionarit, ngjeshur mbi kokë, thirrja para të rinjve të Jalës që i konsideron si detashment të gatshëm për t`u hedhur në frontin e luftës kundër qeverisë dhe kryeministrit, Edi Rama, po edhe kundër demokracisë që kemi tri dekada që luftojmë ta ndërtojmë, thonë shumë dhe së pari, flasin për mentalitetin militarist që udhëheq nënkryetarin e LSI-së, i cili në këto vite të qenies së tij në politikën aktive, është dalluar si zëri që nxit konflikte dhe kërkon revolucion. Kujtojmë këtu, trazirat në sallën e Kuvendit, ku nga parullat me karton bënte thirrje për revolucion. Për gjëmën që kanë dashur t`i bëjnë godinës qeveritare dhe betejat pa fund për të shkatërruar Parlamentin e Shqipërisë, duke braktisur më parë tempullin e demokracisë dhe më pas për ta rrafshuar meqenëse atje gjendej mazhoranca dhe opozita e re që zuri vendet e lëna bosh nga aleanca PD-LSI. Kushtrimi i Petrit Vasilit në emër të LSI-së, është thirrja për vëllavrasje dhe nxitje për aksione revolucionare. Është deklarata që ka brenda saj, jo vetëm nxitje për përleshje, po edhe thirrje për gjak. Kundër kujt kërkohet të hidhen të rinjtë e Jalës? A nuk janë ata pjesë e kësaj shoqërie, djemtë dhe nipat e familjeve të këtij vendi? Dhe kundër kujt do luftojnë e cilat kafka do shkatërrojnë? Të vëllezërve e motrave të tyre? Se këtu, atje, ku mbarojnë socialistët, janë në resht lësëistat e demokratët dhe brenda një familje janë edhe socialistë edhe ballistët? Cilin do vënë në shënjestër të rinjtë e Jalës që kërkon t`i përdori mish për top Petrit Vasili? Është orientimi më i pavend dhe kushtrimi më i shëmtuar që përfaqësuesi i LSI-së, doktor, Petrit Vasili, u bën të rinjve të LRI-së. Ata nuk janë ushtarë të askujt. Dhe nëse do ishin, janë ushtarë të Shqipërisë që vetëm nëse u preket atdheu mund të ngrihen e të mbrojnë tokën e të parëve. Është thirrja më pavend kur Tit Vasili nga Jala lëshon kushtrimin për t`u përgatitur dhe ngritur të rinjtë. Është thirrja që tingëllon si kambanë morti: Ngrihuni dhe bjeruni, shtypni dhe shkatërroni, luftoni dhe fitoni, kafkat thyeni, bëni histori se jeni djem e vajza për Shqipëri!