
Pazaret e prishura Rama-Vuçiç-Grenell-Thaçi për shitjen e Veriut i kanë vënë flakën çështjes kosovare dhe trojeve shqiptare

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025


- Me rastin e 81-vjetorit të Konferencës së Pezës-
E themi me siguri absolute se Peza është krahina më e njohur dhe më e famshme jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Dhe kjo, jo thjeshtë për bukuritë që natyra i ka falur, me kodrat e buta e të mrekullueshme, gjelbërimin gati gjithëvjetor dhe me resurse të mëdha jetese e mundësie zhvillimi, qoftë edhe për faktin se është pak kilometra nga kryeqyteti i vendit. Ajo është e famshme dhe e mirënjohur prej burrave dhe grave trimëresha e atdhetare, që e kthyen vendlindjen, Pezën e tyre, në një “Mekë”, ku të gjithë shqiptarët duhet të shkojnë, jo për t’u falur, por për të marrë copëza patriotizmi e atdhetarie, aq të domosdoshme për kohërat dhe situatat që po kalojmë. Ishin pezakët dhe patrioti i madh Myslim Peza, që bashkëfshatarët e quajtën “Babë Myslimi”, të cilët u ngritën të parët dhe në mënyrë të organizuar kundër fashizmit, duke krijuar çetën e parë luftarake në Europë. Kjo çetë nuk do të mbetej në nivelin e “Komitave” të njohura të shqiptarëve të hershëm, por do të shndërrohej në një organizëm luftarak, pararojë për Ushtrinë e ardhshme Partizane Nacionalçlirimtare Shqiptare, e cila nën udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe të Enver Hoxhës, do të sillte lirinë dhe pavarësinë e vërtetë të Shqipërisë në 29 Nëntorin e zjarrtë e të lavdishëm të vitit 1944. Merita e shndërrimit të Çetës së Pezës, në Çetë Partizane, u takon dy burrave të mëdhenj të kombit tonë: Babë Myslim Pezës dhe Komandantit Enver Hoxha. - Bujrum në Pezë o Enver”, i tha babë Myslymi komunistit 34 vjeçar Enver Hoxha, me të cilin sapo ishte njohur e lidhur në një miqësi, që nuk do të njihte mortje kurrë. – Konferencën që mendon të organizosh, e mbroj unë me Pezën”. Dhe kështu ndodhi. Ndërsa pezakët e Babë Myslimit ruanin nëpër maja kodrash e gryka përrenjsh, që të mos kalonin fashistët, Enver Hoxha me komunistët dhe nacionalistët patriotë Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Nexhmije Xhuglini, e të tjerë, hidhnin themelet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, një Akt unik ky, i pakrahasueshëm në tërë Europën e Luftës së Dytë Botërore. MESAZHI HISTORIK DHE AKTUAL I KONFERENCËS SË PEZËS: Konferenca e Pezës ishte dhe mbetet vijimësi e dy momenteve të mëdha e të lavdishme të kombit shqiptar, Kuvendit të Lezhës të vitit 1444 dhe Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, të cilat pasqyrojnë traditën historike të shqiptarëve, për t’u bashkuar si një trup i vetëm në Luftën e pandërprerë për liri e pavarësi kombëtare. Kjo traditë historike, nuk mbyllet me Konferencën e Pezës. Përmbysja e Pushtetit të Popullit nga forcat neofashiste të fundviteve nëntëdhjetë dhe situata në udhëkryq ku gjendet sot kombi shqiptar, diktojnë nevojën e ngutshme të një lidhje të re të shqiptarëve, një Lidhje që t’i ngjajë Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, shoqëruar me një dritë të re, siç e kishte Konferenca Famëmadhe e Pezës e 16 Shtatorit të vitit 1942, e cila realizoi me sukses dëshirat dhe përpjekjet shekullore të rilindësve tanë të mëdhenj. Një Konferencë si ajo e Pezës, dhe një luftë çlirimtare si ajo e 29 nëntorit të vitit 1944, janë bërë të domosdoshme, si e vetmja mundësi për ta rikthyer vendin dhe kombin tonë në identitetin dhe dinjitetin e tij mijëra vjeçar, nëpërkëmbur keqas nga tradhtia e pabesë e skotës mercenare, e cila është shitur për pesë aspra tek reaksioni antishqiptar i afërt e i largët.
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
