Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pikëpyetjet e dorëheqjes së Kotzias!

Postuar: 20/10/2018 - 07:24

Dorëheqja e papritur e ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe deklarimi i atypëratyshëm i kryeministrit Tsipras se do ta mbulojë vetë edhe këtë rol, krijon një kundërthënie, një varg pikëpyetjesh. Pse pikërisht në një stad të tillë, kur pritej finalizimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme me Shqipërinë dhe Maqedoninë?! Duket e pajustifikueshme që një diplomat karriere të lërë në mes axhendën për të cilën është investuar jo pak vetëm për një qejfmbetje, sepse qenka ndjerë keq nga kolegu, ministri i Mbrojtjes, Kamenos, i cili e akuzon për shpërdorim fondesh dhe Soroist, me pretendimin edhe të mungesës së reagimit prej kryeministrit të vendit (!) Ngutja ngjan më tepër si blof ndaj Shkupit dhe Tiranës zyrtare, që po tregohen hezituese për jetësimin e marrëveshjeve duke humbur trenin e integrimit dhe për rrjedhojë një apel edhe për faktorin ndërkombëtar, për ta marrë situatën në dorë. Dublimi i rolit të Tsiprasit dëshmon se ka frikë t’ia lërë në dorë postin dikujt tjetër në qeverinë e koalicionit, se interesat partiake, klanore mund të ndryshojnë qasjen dhe ta kthejnë gjithçka tek fillimi. Në një pikëpamje, kjo dorëheqje e ministrit të Jashtëm grek mund të shikohet edhe si çështje prestigji, leksioni të demokracisë funksionale, kur çedon besimi i kolegëve, që dashur pa dashur minon punën e nisur, plotësimin e programit, për të cilin ke marrë përgjegjësi në përmbushje të Kushtetutës, subjektit që përfaqëson edhe publikut. Gjë që bën kontrast me mentalitetin ballkanik, ku edhe në situatat më ekstreme i mëshohet karriges me fanatizëm.

 

Kotzias ka këmbyer kartën nacionaliste me atë personale, identitare, duke ruajtur maksimumin e vlerës së aksioneve në bursën e politikës. Ose si një lojtar që po i afrohet zenitit të moshës, preferon të largohet në momentin kur ende shihet si i nevojshëm, për të mos e ulur në stol dhe larguar me ceremoni si një që s’ka më ç’t’i japë ekipit. Ai është i bindur se askush nuk mund t’ia mohojë rolin si negociator brilant dhe shpreson për një riciklim në të ardhmen. Soroizmi është bërë një term i preferuar i opozitave ballkanike, një matrikullim përçudnues, që nënkupton vënien në shërbim të oligarkisë ndërkombëtare dhe tradhtinë e interesave nacionaliste. Kjo rezonon edhe me qëndrimet e mëhershme të Kinës, Turqisë, apo dikujt tjetër, krijon mitin e konspiracionit që gatuhet tjetërkund. Njësoj si me Gylenin, ku u akuzuan amerikanët si iniciues indirekt të grushtit të shtetit. Tsipras, me mjaft finesë po përpiqet të tregojë se është për rrugën perëndimore dhe shpreson të ketë mbështetjen e shteteve kryesore të interesuara për finalizimin e procesit. Athina, pavarësisht retorikave nuk është më pak e interesuar për të mbyllur problemet historike me vendet fqinje dhe ndihet e frustruar se karta e presionit (kjo është mundësia e fundit që të kapin trenin e integrimit!) s’po rezulton e efektshme. Pikërisht në këtë sintoni vale, në këtë ngërç të krijuar artificialisht u përgatit një “kurban” si Kotzias, një “kokë greku”, për të lubrifikuar karuselin që ka ngecur në pikën e vdekur. Ose përndryshe mund të shërbejë dhe si alibi, si larje duarsh, se pati mungesë vullneti nga palët e treta.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 18:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër ture pa asnjë vlerë politike për vendin.

Postuar: 19/03/2019 - 07:11

Beteja kundër parlamentit dhe vet parlamentarizmit në Shqipëri ka kohë që ka filluar.

Postuar: 19/03/2019 - 07:10

Njeriu gënjen nga halli, gënjen për qejf, gënjen kur nuk është i zoti të bëjë detyrën që i ngarko

Postuar: 19/03/2019 - 07:09

Terroristi Brenton Tarrant, një islamofob injorant pa dyshim me një profil sociopatik agresiv dhe

Postuar: 17/03/2019 - 07:39

Këtë gjashtëmbëdhjetë mars u bashkova me grupet e mëdha të qytetarëve në shëtitjen e mëngjesit.

Postuar: 17/03/2019 - 07:38

Këto vite te stërgjatura të tranzicionit shpesh herë është hedhur në diskutim të lirë në aktualit

Postuar: 17/03/2019 - 07:37

Natyrisht, unë që po shkruaj këto rreshta jam menduar shumë nëse do ja vlente ky shkrim