Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pjesëmarrja e KLSH në SAI-t homologe, si një mënyrë për ngritjen e kapaciteteve audituese

Postuar: 14/11/2019 - 07:16

 

 

Mbi bazën e motos së INTOSAI-t "Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë", rrugëtimi i radhës për audituesit e KLSH ishte Kroacia. Zyra Kombëtare e Kroacisë është një ndër SAI-t me të cilën KLSH ndër vite ka një bashkëpunim të ngushtë, e cila është konkretizuar në shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet takimeve, trajnimeve, seminareve, pjesëmarrjen aktive në Konferencat Shkencore të KLSH-së dhe në vitet 2016-2018 në zbatimin e projektit të BE-së, IPA 2013. Në vijim të këtyre bashkëpunimeve u organizua një vizitë studimore në Zyrën Rajonale në Dubrovnik në datën 30 tetor 2019, për shkëmbimin e praktikave më të mira në lidhje me auditimin e Buxhetit të Shtetit. Kjo vizitë studimore, ashtu si dhe shumë aktivitete të tjera të zhvilluara në lidhje me veprimtarinë audituese me partneritetet brenda dhe jashtë vendit me SAI-t homologe, i shërben përmirësimit të qeverisjes publike në përpjekjen e vazhdueshme të KLSH-së për ngritjen e kapaciteteve audituese në luftën kundër korrupsionit. Zyra e Auditimit Shtetëror është e strukturuar si një Institucion me një Zyrë Qendrore në Zagreb dhe 20 zyra rajonale të cilat funksionojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kroacisë.  Kjo vizitë kishte si qëllim kryesor thellimin e njohurive profesionale të audituesve si dhe pasurimin me informacione dhe praktika të tjera ndërkombëtare në fushën e auditimit publik. Nga KLSH morën pjesë 8 përfaqësues nga Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Znj. Alketa Kallesha, Znj. Elida Kocani, Z. Rigels Guzi, Znj. Helena Solis, Znj. Eriola Hoxha, Z. Alban Polovina, Z. Redon Xhelilaj, Z. Xhein Xhindole, të cilët kanë punuar dhe për përgatitjen e Raportit të Buxhetit Faktik, që u dorëzua në Kuvendin e Shqipërisë në tetor 2019. Zyra Rajonale e Dubvronikut zë një peshë të konsiderueshme si në kryerjen e auditimeve financiare ashtu dhe atyre të përputhshmërisë dhe performancës. Në këtë vizitë studimore audituesit e KLSH u pritën nga Kryetari i Zyrës Rajonale të Dubrovnikut dhe audituesit e tyre. Çështjet mbi të cilat u diskutua, u përcaktuan në bashkëpunim të ngushtë midis dy palëve duke u përqendruar në: -Eksperiencën e secilit SAI në fushën e auditimit; -Diskutimin e eksperiencës së dy institucioneve mbi Auditimin e Buxhetit të Shtetit; -Nxitjen e diskutimeve ndërmjet audituesve për të krijuar partneritet dhe bashkëpunim profesional, të nevojshëm për të qenë të suksesshëm në kryerjen e funksionit të audituesit shtetëror, si dhe në: -Sfidat e ardhshme të auditimit publik.

Vizita studimore u zhvillua në një frymë diskutimesh aktive dhe në formën e prezantimeve të materialeve dhe diskutimeve 2-palëshe në lidhje me procedurat e auditimit, ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy SAI-ve, si mënyra më e mirë për rritjen e njohurive dhe shkëmbimin e eksperiencave që do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin e punës audituese në të ardhmen. Audituesit krahasuan procedurat e kompetencave ligjore apo mënyrave të ushtrimit e zbatimit të drejtave që burojnë nga standardet ndërkombëtare, përsa i përket SAI-t të Kroacisë dhe KLSH. Ashtu si çdo SAI edhe Dubrovniku me KLSH, i zhvillojnë procedurat e auditimit në varësi të Ligjit të Brendshëm të tyre, INTOSAI-t, rregulloreve, udhëzimeve të ndryshme, Kodit të Etikës etj. Gjatë kësaj vizite studimore një vëmendje të veçantë iu kushtua fazave të kryerjes së auditimeve dhe përzgjedhjes së institucioneve që do të auditohen mbi bazën e riskut dhe materialitetit. Përfaqësuesit e dy SAI-ve sollën një përqasje të auditimeve më kryesore të kryera përgjatë vitit 2019, duke sjell në vëmendje rëndësinë dhe peshën e tyre në buxhetin e shtetit. Një fakt i rëndësishëm nga SAI i Dubrovnikut ishin ndryshimet ligjore të vitit 2019. Sipas këtyre ndryshimeve rekomandimet që lihen në çdo raport auditimi për institucionet, nuk kanë më karakter thjesht rekomandues, por duke filluar nga ky vit janë me karakter detyrues për zbatim. Në bashkëpunim të ngushtë me sistemin gjyqësor, në raste të moszbatimit të rekomandimeve të lëna brenda afatit të përcaktuar, institucioneve të audituara u vendoset një gjobë në raport me shkallën e rekomandimeve që nuk kanë zbatuar. Nga ky përmirësim ligjor SAI kroat synon rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve, kontrollin mbi institucionet publike dhe përmirësimin e punës në administratën kroate. Vizita studimore u mbyll me falenderime për shkëmbimin e eksperiencave duke sjellë dhe njëherë në vëmendje rëndësinë e trajnimeve, vizitave studimore, konferencave, në përmirësimin e punës audituese. Në kuadër të rritjes së kapaciteteve audituese, përfaqësuesit e KLSH-së përgjatë periudhës shtator-nëntor 2019 kanë marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të zhvilluar nga SAI-t homologe. Më datat 23-27 shtator, u zhvillua në Moskë Kongresi XXIII-të i INTOSAI-t, ku një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi me shumicë votash i pranimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, si anëtare më të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, duke filluar nga data 1 Janar 2020. Në datën 3 tetor në Nën-Komitetin “Për çështjet Ekonomike, Financiare dhe Statistikave, BE- Shqipëri”, që u zhvillua në Bruksel, KLSH u përfaqësuar nga 2 auditues. Më datat 9-10 tetor në Liberec të Republikës Çeke, u zhvillua takimi i III-të i një prej drejtimeve kryesore të Planit Strategjik të EUROSAI-t 2017-2023, për mbështetjen e auditimeve efektive, inovative dhe adekuate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional, në të cilin morën pjesë tre auditues. Në takimin e III-të të Task Forcës së EUROSAIT (TFMA) mbi auditimin e bashkive, që u zhvillua në Lisbonë, më datat 10-11 tetor, KLSH u përfaqësua nga 3 auditues. Gjithashtu përfaqësuesit e KLSH-së kanë marrë pjesë edhe në Workshopin e grupit të punës IT të EUROSAI-t (ITËG), “Mbi hapësirën e Kontrollit të e-Qeverisjes dhe Manualit Aktiv të Auditimit” të zhvilluar më datat 14-16 tetor në Bratislavë; në Workshop-in mbi “Administrimin e Mjedisit në vendet anëtare të BE-së, kundrejt sistemit tregues të vlerësimit”, të zhvilluar në datën 22 tetor në Bruksel si dhe në Konferencën për Biodiversitetin, e cila u zhvillua më datat 22-24 tetor në Luksemburg; në Workshopin për Auditimin e Fondeve të alokuara për fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore, në datën 30 tetor në Beograd, ku u përfaqësua nga tre auditues dhe ne të njëjtën datë 8 auditues të KLSH-së morën pjesë në vizitën studimore të zhvilluar ne Zyrën Rajonale të Dubrovnikut, SAI Kroat ku u diskutuan çështje që lidhen me auditimin e buxhetit faktik. Gjatë muajit nëntor, tre auditues të KLSH-së morën pjesë në Konferencën YOUNG EUROSAI që u zhvillua në Londër në datat 4-7 nëntor; në Shkup të Maqedonisë u organizua në datat 6-7 nëntor, me mbështetjen e SIGMA workshopi mbi auditimin e IT, në të cilin morën pjesë 4 auditues, etj. Në rrugën e modernizimit institucional, të ardhmen vërtet nuk mund ta kemi nën kontroll, por me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive ne mund ta krijojmë atë.

Nga Eriola Hoxha, Helena Solis*

*Audituese pranë KLSH

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i zakonshmi në një cep të Shqipërisë deri tek njerëzit e shquar, ata që kanë bërë emër me personalitetin, punën, idetë, zg

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë m

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe