BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Opinion / Editorial

Plaka, plaku dhe telefoni

Plaka, plaku dhe telefoni

Ca durojnë shumë,ca nuk durohen! Por ka edhe ndonjë që nuk duron aspak dhe shkon e porosit drekën e vdekjes...Po e nis me "ca" sepse  janë të shumtë ata që kanë ikur nga trualli ku lindën dhe këtu kanë mbetur pak.Dhe ka ikur ajo pjesë e popullsisë "që i jep atdheut jetë e gjallëri dhe Partisë gjakun e ri!" Këtë fjali e pati thënë Enver Hoxha në vitet  65-të të shekullit të kaluar  kur  ata që fituan luftën po plakeshin dhe  po mburrnin më shumë veten se sa  rininë e  kohës që duhej të merrte frenat në dorë.Dhe  historia  atij ia dha të drejtë. Por tani nuk ka më as  atdhe, as parti. Atdheu- thonë pushtetarët, zagarët , zuzarët, të huajtë turistë etj, dhe jo pak nga të rinjtë tanë të paedukuar, është atje ku është paraja dhe qejfi!Pra nuk ka atdhe këtu , por në Amerikë!Paçka se atje 'njeriu global' është kthyer në skllav i kohëve moderne.

            Dhe pleqtë e mbetur këtu në truallin tonë të stërlashtë,durojnë vetminë, angushtinë, pleqërinë dhe ditë-netët që i blejnë me lek. Plaku , plaka dhe telefoni - ky është trinomi i popullatës sonë që sundon këto vite plot mjegull krize dhe tymra lufte.Këta të tre durojnë, madje durojnë shumë!Dy të parët me ilaçe dhe bukë të racionuar, me  mjekime on-line, kurse i treti  me karikim ditor  baterish.

            Edhe parti efektivisht nuk ka më !Të regjistruara  janë   94 parti (lexo:   grupe banditësh me një lloj emërtimi  intrigues të pajisur me tritol, drogë,armë,euro, maska; grupe të gënjyera për një krodhe bukë; grupe të rrugës, të tërë këta të pajisur edhe  gjasmetesera  anëtarësie)! Tek ne ka individë jo të paktë që mbajnë me vete pesë deri  shtatë  tesera partish!Nga ato parti që marrin lekë prej  djersës së  atyre që durojnë shumë, janë  rreth dhjetë. Por në realitet dy janë grupet më të mëdha me turli lloj anëtarësh, të gjallë e të vdekur, që nuk kanë të bëjnë fare me fjalën parti ashtu siç e ka fjalori.Janë demokratët e çatrafiluar, shkërmoqur si mos o Zot(!) dhe socialistët tash njëzet vjet në kalë kaluar, që u varen këmbët dhe krerëve të tyre u rëndojnë xhepat.

            Të padurueshëm në këto tridhjet vjet janë bërë sidomos  kryetarët e niveleve nga  skuadra deri tek qeveria dhe presidenca,e posaçërisht deputetët.Ata nuk kanë as din as iman. Ata  flasin në emër të popullit , kur popull thuajse janë vetëm pleqtë!Kur ata nuk kanë shkuar  qoftë edhe një herë të vetme tek 'populli' për ta parë ku është e jo më për t'ia dëgjuar apo më tej,zgjidhur hallet!? Këto ditë pamë një palodeputet që shkon në sallën e mbledhjes plenare me një shportë ushqimesh,(!?) që na kujton shportën e karavidheve të historisë parlamentare shqiptare!?

            Ata po shesin, plakun, plakën dhe telefonin tok me truallin e tyre, vatanin  e të gjithë shqiptarëve, dhe  të duruarit nuk bzajmë.Ata, bosat,pasanikët e majmur nga tenderat, mashtrimet, falsifikimet, konçesionet, po  ua nxjerrin edhe pikën e fundit të gjakut njerëzve të punës, njerëzve të  arës e të  punishtes, çobanit të dhive dhe rojës së   firmës, prostitutës dhe kamerjeres,  taksixhiut dhe  policit privat, vetëm e vetëm që norma e tyre e fitimit të mos preket e të mos ulet aspak.Kështu është modeli amerikan i demokracisë dhe i drejtësisë.

            Lufta bëhet në Ukrainë, por është atdheu  ynë ai që " i është bërë nafta" nga kryetari i qeverisë, duke krijuar një  lloj vegle fantazmë "për transparencë" çmimesh!Lexo: nafta e Shqipërisë është shitur prej kohësh në Spanjë dhe makinat tona  përdorin naftën e riblerë  me çmimin më të madh në Ballkan apo naftën e importuar nga dikush tjetër! Kur të gjithë e dimë se Shqipëria noton në ujë e në naftë!Dhe çmimi i bukës është rritur,ndërkohë që  madhësia e saj është zvogëluar, cilësia  e miellit është   ajo për kafshë; e tërë kjo sepse "është rritur çmimi i naftës", deklarojnë qeveritarët tanë.

            Ka nga  ata ca që kanë mbetur dhe  u lëpihen e fërkohen mbas  qeveritarëve, që marrin ndonjë kockë, nuk flasin. Vetëm durojnë! Çmimet  e ushqimeve për shqiptarët që jetojnë këtu në atdhe, që e blejnë vdekjen për ditë duke jetuar me hallet e botës, nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë më të larta se sa tani, në vitin 2022. Dhe kryetari i qeverisë kërkon "Ballkan të hapur"!? Le pastaj gënjeshtrat, shpifjet, broçkullat e medias elektronike, dhe asaj së shkruar që nuk kanë anë e fund!Nuk durohen!

            Si mundet që të durohen  140 llokoterë me kollaro e  femra të veshura trendi, me rrogë mbi dy milion lek në muaj, që hyjnë e dalin në ndërtesën e parlamentit tonë, që bëjnë llogje,që shahen e grihen me njeri-tjetrin, që ngrehin e çkrehin komisione, dhe ... punë hiç!Janë shumë të qarta se çfarë duhet të bëjë qeveria: të krijojë kushte për prodhim bujqësor e blegtoral shqiptar,të nisë prodhim të vogël industrial dhe pastaj me të tjerat si turizmi, "hipizmi, alpinizmi," etj.etj.Të shkurtohet  parlamenti nga 140 në 70 dhe të rriten shpenzimet  për fshatin, kulturën,arsimin, shëndetësinë, pensionistët dhe veçanërisht kompanitë e bizneset   prodhuese.

Ato që nuk durohen janë të pasosura, ndaj në një mëngjes, para ca ditësh në një restorant,  i cili merret edhe me dreka e darka  të ndryshme familjare, pranë  ish-stacionit të trenit  ndodhi një ngjarje shqiptare tepër e rrallë. Plaka shkoi aty dhe takoi menaxherin e lokalit duke bërë porosinë: të lutem, sot  në orën 17.00 do të shtrosh drekën e vdekjes së tim shoqi për 43 vetë. Dhe nxorri telefonin, pjesëtarin e tretë të familjes, nga ku do të fliste me të birin në Angli që të bënte pagesën... Menaxheri, me qetësi e pyet plakën: "Kur ka vdekur i ndjeri? Kur dhe ku do të bëhet varrimi? ..." Plaka ia ktheu: akoma nuk ka vdekur por do të vdesë sot në orën 11.00 sepse i kam dhënë ilaçin  që duhet...  Burri organizator i restorantit, përsëri qetazi  ia ktheu: "Mos u bëj merak për drekën,zonjë; e ke gati kur të dusah ti, por pasi ai të ketë vdekur ..."