BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Planet e Përgjithshme Vendore, mekanizëm themelor i zhvillimit të qëndrueshëm të financave vendore

Planet e Përgjithshme Vendore, mekanizëm themelor i zhvillimit të

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të ligjeve për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, ligjit Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, si dhe të ligjit me nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe ligjit me nr.68/2016 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” ka konstatuar ritme të ngadalta në ecurinë e reformës territoriale vendore dhe të decentralizimit, si dhe mosplotësim të pritshmërive në drejtim të fuqizimit të financave vendore, për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen,

Mirëqeverisja ka si mision rritjen e mirëqenies së komuniteteve, nëpërmjet përmbushjes sa më cilësishëm të nevojave, nëpërmjet planifikimit për një zhvillim të qëndrueshëm të proceseve dhe fuqizimit të financave vendore.

Proces kryesor në këtë qasje për zhvillim është hartimi dhe zbatimi i Planeve Buxhetore funksionale, reale, të mirëstudiuara dhe të mbështetura në Plane të Përgjithshme të Zhvillimit Vendor, shkencërisht të bazuara në analizën e riskut dhe në burimet në dispozicion.

Fuqizimi i financave Vendore nuk mund të realizohet pa hartimin e planeve të përgjithshme vendore, si instrument kryesor i zbatimit të Buxhetit Vendor, me fonde të financuara nga Buxheti i Shtetit. Këto plane tashmë prej 2 vitesh janë hartuar dhe janë në proceset përfundimtare të miratimit në Këshillat Bashkiakë të gati 26 bashkive të vendit, bazuar në marrëveshjen ndërmjet ish–Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU) me institucionin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, duke synuar realizimine planeve të përgjithshme vendorenë 26 Bashki të vendit.

KLSH ka audituar realizimin e kësaj Marrëveshjeje, duke shtruar pyetjet:

A e kanë parashikuar dhe përfshirë strategjinë e përgjithshme të zhvillimit vendor këto plane në nivel të çdo bashkie?

A përmbushin këto plane funksionin e të qenit instrument kryesor dhe burim bazë i të dhënave për hartimin e buxhetit afatmesëm dhe vjetor të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore?

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përgjigje të këtyre pyetjeve, nga auditimet e kryera në disa prej 26 Bashkive të përfshira në projektin lidhur me hartimin e Planeve të Përgjithshëm Vendore, ka konstatuar se këto plane të hartuara dhe miratuara, si dhe një pjesë e projekt-planeve në proces miratimi, janë të paplota, të mangëta në strukturë e në tregues, duke mos plotësuar karakterin e të qënit gjithëpërfshirës dhe kësisoj, duke mos siguruar përmbushjen e funksionit kryesor si instrument integral parashikimi e programimi. Për më tepër kur ky instrument synohet të shërbejë në një shtrirje kohore deri 25 vjet. Disa prej mangësive ne PPV rendisim:

Struktura e projektit të Planeve të Përgjithshëm Vendorepërbëhet nga 3 komponentë:

Strategjia Territoriale e Bashkisë

Plani i Zhvillimit Territorial

Rregullorja e Planit.

KLSH ka vërejtur se rezulton një strukturë jo e plotë e jo funksionale, që të shërbejë si mekanizëm për parashikime të treguesve Buxhetorë afatmesëm e afatgjatë, pra për të hartuar buxhete real e funksional, në përmbushje të funksioneve të rishikuara pas reformës territoriale.

Mungesa e funksionalitetit të Strukturës lidhet me faktin qe në të mungojnë e nuk përfshihen, si dhe nuk reflektohen qartësisht një sërë komponentësh, si:

a.analiza e konsoliduar e cila përfshinë pikat e forta dhe mundësitë, pikat e dobëta dhe kërcënimet;

b. Matrica e Qëllimeve, objektivave, programeve dhe projekteve të planit;

c.Matrica e zbatimit të planit;

d.Matrica e prioritarizimit të projekteve; dhe

e. Fishat e projekteve.

Të gjitha këto duhen shoqëruar me treguesit e shpërndarjen e buxheteve të nevojshëm apo burimet e financimit të mbuluar nga buxheti i bashkisë dhe buxheti qendror, me synim që ky të jetë sa më funksional dhe i aplikueshëm dhe lehtësisht i përdorshëm nga personeli zbatues gjatë shtrirjes në kohën prej 25 vitesh te parashikuar, por edhe lehtësisht i monitorueshëm,

Kjo situatë është në kundërshtim me ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, ligjin nr.10296, datë 10.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” dhe me ligjin nr. 9936, date 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”.

Mangësi tjetër kryesore konsiston se Planeve e Përgjithshme Vendoretë hartuara janë kufizuar vetëm në pjesën kryesore të Zhvillimit Urban dhe nuk plotësohen, ose thënë më saktë mungojnë parashikimet e përcaktimet në tregues të zhvillimit të fushave, si bujqësia dhe zhvillimi rural, ujërat, pyjet, burimet natyrore, tashmë të transferuara totalisht si funksione dhe asete e pasuri në Bashkitë përkatëse, vënia në funksion e të cilave do të gjeneronte burime të ardhurash, punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm

Për këtë, KLSH ka rekomanduar që Bashkitë, Kryetari dhe Këshillat Bashkiak të marrin masa, të vazhdojnë procedurat deri në miratim dhe njëkohësisht me grup të veçantë të shqyrtojnë plotësinë, saktësinë dhe funksionalitetine strukturës së projektit të Planeve të Përgjithshëm Vendore, ku të reflektohen qartësisht elementet dhe treguesit e munguar trajtuar më sipër; të gjitha këto të shoqëruara me shpërndarjen e buxheteve të nevojshëm apo burimet e financimit të mbuluar nga buxheti i bashkisë dhe buxheti qendror, me synim që Projektet e Planeve të Përgjithshëm Vendoretë jenë sa më funksionalë dhe lehtësisht të përdorshëm dhe të monitorueshëm nga personeli zbatues në shtrirjen kohore te parashikuar prej 25 vjet.

KLSH, nisur nga fondet e destinuara dhe përdorura për Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, do të ketë përparësi vënien në proces studimi dhe parashikimin e përfshirjen e një auditimi performance dhe të kombinuar me tematikë “Performanca dhe efektiviteti i përdorimit të Fondeve për Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 bashki, me burim financimi nga Buxheti i Shtetit”./ Nga Selfo ZENELI