Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Pluralistikë" deri në anti euroatlantikë!

Postuar: 13/06/2019 - 07:20

Në këtë kohë, kur thuhet se "vendi rrezikon të jetë në një dorë të vetme" dhe nënkuptohet "dora e Ramës", ne po bëhemi gati për "guiness" me "pluralistikën tonë groteske"! I them "pluralistikë" sepse nesër ndoshta, do të jetë e nevojshme të "krijohet" koha e sotme e pluralizmit në Shqipëri si lëndë në shkollë për të mësuar, se si abuzohet me pluralizmin dhe demokracinë në marrëzinë e një shoqërie që katapulton "të marrë" majë pushteteve! Kur Presidenti i vendit, ju tregon ndërkombëtarëve euroatlantikë "Korenë e Veriut" apo dhe kushtetutën tonë, do të thotë se "pluralistika" ka bërë kaq përpara te ne sa "Yale" dhe "Harëard" ju duhet të marrin masa dhe krijojnë katedra të posaçme në këtë drejtim! Kur ai vetë thotë nuk integrohemi as sot as nesër, do të thotë se "pluralistika" ka zhvillim të marrëzishëm në Shqipëri! Ku ka "pluralistikë" më të madhe se sa kur "Nard Ndoka" i tregon vendin Juncker si pijanec dhe homoseksual!? Po pra, por nesër zoti Ndoka mbase nuk do të jetë më "Ministër i Shëndetësisë" si elektroaut që ka qenë, por Ministër i Religjioneve si demokristian pa lexuar njëherë Biblën dhe mund të bëhet nga zoti Basha, që për vete dialogonte ashpër nga çadra me Mogherinin dhe sot vazhdon përpara edhe kundra "State Departement"! Për pluralistikën shqiptare të katedrës opozitare Mogherini, Hahn, Juncker, sidomos Flankenshtajn, Rajçak, Kukan, zoti Lu, zëvendësja e tij në ambasadë sot, kreu i NATO-s Stoltenmberg, Kocijanciç, zoti Palmer, Arvizu dikur dhe para tij, janë njerëz që ka blerë dhe përdor Edi Rama! Kjo është "pluralistika" e vërtetë anti euroatlantike që ka si synim të valëvisë flamuj të huaj në miting për gjasme dhe me hile, por të edukojë militantët me urrejtjen ndaj perëndimit! Ku ka më "pluralistikë" se sa kjo! Nuk ka shtet "plural" në Shqipëri thuhet! Po këtë gjë e përgënjeshtron vetë presidenti Ilir Meta, i cili vetëm për të mbrojtur "pluralistikën" në Shqipëri, jo vetëm thyen kushtetutën dhe ç'dekreton dekrete që ka dekretuar vetë, por fillon kryesimin e opozitës që nga zyra e Presidentit të Republikës! Vërtetë nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë, (sepse i pastroi reforma në drejtësi e amerikan gjermanëve) por këto gjykata nuk i ka as pozita dhe as opozita! Por ndërsa pozita ka Ramën, opozita ka Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën bashkë me Monika Kryemadhin (më falni nuk kam faj unë se Presidenti është dhe bashkëshort i zonjës Kryemadhi) dhe pastaj me Dashin, Nardin etj., etj! Ku ka pluralistikë më të madhe se sa kur "Kryeministri është shefi pozitës dhe Presidenti shefi opozitës"!? Apo e kam "kabim mor aman"!? Po pse, nuk kemi "pluralistikë" me zotin Fatmir Mediu ne në Shqipëri? Po nesër atë mund ta kemi sërish "Ministër të Mbrojtjes" sepse tashmë Gërdeci u hodh në erë dhe dëshmitarët vdiqën "aksidentalisht"! Në mos të mbrojtjes te "ekologjia" duhet çuar, për të rifilluar edhe njëherë lejet në bregdet njerëzve të parave dhe aferave! Po si dreqin nuk kemi "pluralistikë" me "shqiptarin e kulluar" Vangjo Dulen, njeriun që i ka pikuar zemra gjak për terroristin që kërkonte të vriste policë shqiptarë! Apo "mikun e tij të idealeve çamërishte" që nesër do të bëjnë bashkë"çamovorioepirin" anti shqiptar! "Pluralistika" jonë duket te gazetat, mediat apo portalet me shumicë kundra regjimit autokratik të Ramës! Koha, MAPO, Standard, Shekulli, Panorama, 55, Rilindja Demokratike, Telegraf, Integrimi, Gazeta Shqiptare, apo Klan Tv, Ora Neës, ABC Neës, Shijak TV, Neës 24, e pastaj etj., etj! Si nuk paska "pluralistikë" në këtë vend të jashtëzakonshëm të përqindjes më të madhe të testatave mediatike për frymë të popullsisë në Europë! Ato përditë i thonë Ramës "ik" dhe akuzojnë që nga atletet dhe deri në Surrel! Është qejfli dhe vetë Rama, për të bërë "pluralistikë" dhe inatosur bie fjala Lubonjën, Zhejin, Bushatin, Shkullakun, Bejtjen, Pekan, Rakipin, Gjekmarkajn, Markun, Lesin, Meçon, Krastën, Rakipllarin, hahahaha, edhe shumë e shumë të tjerë që kanë zënë gjithë editorialet në shtyp, por dhe kolltuqet natë për natë të televizioneve kryesore në vend! Po ku ka më "pluralistikë më të madhe se sa kjo"!? E bukura ishte se kur po shkruaja, po fliste zoti Juratovic, ose shefi delegacionit gjerman në pikërisht ambasadën gjermane! I shembi fare si PD dhe LSI apo dhe të tjerët, duke thënë se "ai është përfaqësues i popullit dhe ai i kërkon përfaqësuesit e popullit në parlament dhe jo të shkojë ti gjejë ku janë rrugëve"! Por sigurisht nuk kaloi shumë dhe dolën batutat "pluralistike" të opozitës se "ai është një mekanik, kroat, nuk është gjerman, është një "komunist" i SPD-së, i ardhur për ti dalë zot "komunistave të Ramës"! Në fakt kjo lloj pluralistike absolutisht anti perëndim dhe absolutisht pro destabilitetit, ka një jehonë të madhe në "Russia Today" dhe sigurisht kjo e bën akoma më "pluralistike" të gjithë marrëzinë dhe aventurën e udhëhequr nga Sali Berisha tashmë jo kaq i ri, por me një marrëzi të shëmtuar nga Lulzimi i tij dhe pastaj nga kryetari de facto i opozitës, Ilir Meta! Sigurisht këtë lloj "pluralistike" e ka pikturuar me një lloj modernizmi apo post modernizmi Edi Rama, duke e bërë pikërisht President, ( kjo duhet respektuar) por gjithsesi duhej edhe kjo për të sqaruar më në fund, se kush është realisht armiku i perëndimit dhe pse është realisht! Mbi të gjithë ishte në fakt hija e "Reformës në Drejtësi"! Jua paralajmëroi dhe delegacioni gjerman me anën e Juratovis duke ju kujtuar Sanaderin! Perëndimorët aty e kanë dhe shpresën dhe sigurisht mendjen! Shqipëria dhe "pluralistika" idiote e politikës shqiptare, do të vazhdojë deri sa të fillojë dhe puna nga drejtësia e re dhe organet e saj në Shqipëri! Pastaj sigurisht vendi do të jetë në pluralizëm dhe rrugë të drejtë në demokraci! Sot ky vend, kjo marrëzi opozitare dhe padyshim anti parlamentare dhe anti euroatlantike do të quhet "pluralistikë" dhe nesër brezat do të lexojnë dhe kuptojnë mirë se çfarë marrëzish dhe fatkeqësish kanë pësuar, por dhe krijuar prindërit e tyre fatkeq. Ky vend kur ka dhe akademikë, apo arkeologë dhe njerëz të lartësive shkencore dhe kulturore që thonë: ju vraftë zoti dhe ju qërrofshin sytë, njerëzve që shkojnë të votojnë do të thotë se "pluralistika" ka një sukses "Hollivudian" të pakufishëm! Kemi dhe pak rrugë me anën e "procesit pluralistikë" në mënyrë groteske në Shqipëri! Shpresoj që mos dëmtojë marrëdhëniet e mira të kësaj shoqërie e perëndimorët dhe aleatët tonë në Bruksel, Ëashington, Berlin, Paris, Romë, Vjenë dhe kudo që kanë në dorë rritjen tonë në demokraci! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:45

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 20/10/2019 - 07:44

Ende e mbaj mend kur këtu e një dekadë më parë, në rrjetet sociale, shtrohej pyetja dhe hidhej në

Postuar: 20/10/2019 - 07:43

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qënd

Postuar: 20/10/2019 - 07:41

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe pady

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hap

Postuar: 20/10/2019 - 07:39

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e an

Postuar: 19/10/2019 - 14:40

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshi