BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Opinion / Editorial

Pluralizmi grotesk pushtetmbajtës i të majtave kombëtarë si shuarje trashëgimie djathtas!

Pluralizmi grotesk pushtetmbajtës i të majtave kombëtarë si

Ajo lufta e shpallur para takimit mes dy qeverive të majta të Shqipërisë dhe Kosovës, u zbeh për nga dualitetit konkurrent, sidomos nga individët pothuaj të ngjashëm ekzibicionistë si Rama dhe Kurti. Them pothuaj të ngjashëm, sepse e majta e Rilindjes së Ramës, është një e djathtë e ekzagjeruar që mbron kapitalet dhe interesat e pasunarëve plutokratë shqiptarë, kurse e majta “nacional socialiste” e Albinit, nuk ka dalë akoma mirë nga parullat që përbëjnë atë pjesë të rënduar propagande që zgjedhjet e fundit u denoncuan se është boshe! Por u morën vesh, sepse në fund të fundit proklamojnë si të majtë dhe bëjnë si “akademikë” të një të djathte sharlatane në vendosjet e ekuilibrave ekonomikë dhe politikë. I ndërmorën disa inciativa që përbëjnë një të mirë mes dy vendeve (që dilnin kryesisht nga ne), të cilët akoma janë me kufi të ndarë, taksa të ndara dhe ekonomi shumë të ndarë, sepse sigurisht majtas në konceptin “patriotik” do të thotë ndarje, kurse djathtas bashkim! E kam fjalë jo për të djathtën groteske dhe të rrejshme të Berishës që u formua si pasojë e “kryengritjes së studentëve të nomenklaturës” në vitin 1990-të kundër baballarëve të tyre dhe sipër kalimin mbi to të një komunisti origjinar si Berisha dhe të majtëve të tjerë në origjinë si Azem Hajdari, Ruli, Pashko, Meksi, Imami, Selami, Mustafaj, ish gazetarë të Zërit të Popullit dhe ish komunistë apo pjesë të nomenklaturës komuniste që morën të bëjnë jo vetëm pluralizmin, por dhe të djathtën fytyrë vrerosur majtas të “Hidalgo” Sali Berishës! Shfrytëzuan si njerëz të frustruar nga regjimi dhe me dosje, për të bërë dhe amshimin e tyre me komunistët demokratë dhe pasoja është sot ndarja me PD-në e Bashës apo të rinjve post komunistë në përballje me lumpen demokratët e Berishës! Por janë dhe ndarjet e PD-së si të majtat rebele ndaj “Stalinizmit Berishian në parti”! Po të themi dhe ndarjet apo “rrëshqitjet” e PS-së me anën e Metës si e majta e shpikjeve të pushtetit sa andej dhe këtej, të blloqeve milionere korruptive dhe horrllëqeve me pasurim të menjëhershëm politik, të shtojmë dhe partitë e vogla të majta të gllabëruara nga PS apo të djathtat të degraduara nga PD, mund të them se kemi marrëzinë më të madhe europiane të gënjeshtrës së një pluralizmi “ekskluziv” mes të majtave tradicionale dhe moderniste groteske në Shqipëri që rrihen dhe kacafyten me njëra tjetrën për pushtet dhe pasurim! Të djathtat tradicionale janë eliminuar, shkatërruar duke filluar me brutalitetin e PKSH dhe PPSH dhe vazhduar me brutalitet “demokratik” nga PD dhe PS së bashku dakord me njëra tjetrën për ti eliminuar dhe ja kanë arritur shumë qartë! Sot nuk ka në Shqipëri qoftë dhe një parti relevante serioze të djathtë filozofikisht dhe si ADN, sepse pluralizmi i të majtave gangsterë pushteti, ka vrarë gjithçka djathtas dhe nuk lejon asnjë lloj ideje apo praktike të sinqertë djathtas si origjinë dhe tashmë as njerëzit e tillë, nuk janë më, sepse të pasurit dhe grosistët, bankierët e ekonomisë korruptive dhe faktike në Shqipëri, janë të majtë që janë kthyer në të djathtën më të pa mëshirshme që mund të ketë pasur ky vend për shumë dekada rresht. Këtë gjë po mundohet të bëjë dhe Kosova me Albinin dhe të tjerë aty, në fajin e tyre si model ish jugosllavist komunist (të modelit të tyre) dhe në të modelit ish Enverist transformer, në ”kapitalistë arrivistë”, pa skrupuj dhe të pa shpirt. Si nuk kishin dikur shpirt që kishin popullin pa bukë, pa pula në kotec, pa veshur dhe mbathur dhe sot nuk kanë shpirt kur shtojnë taksa dhe tarifa e lënë papunë dhe e trajtojnë keq në punësim e kudo ku ka marrëdhënie ekonomike dhe financiare. Janë po ato që dikur ishin, por të kthyer në ... hahaha “borgjezë” të asaj të djathte që do të aplikojë e majta pluraliste faqezezë shqiptare, që tani është bërë mbarë kombëtare. Grindjet pluraliste mes të majtave dhe konkurrenca mes tyre është: Lufta mes llojit prandaj dhe shoqëritë e paguajnë kaq shumë. Kur nuk ekziston patriotizmi e një të djathte kombëtare dhe kur nuk ka një të djathtë të pastër dhe të re, të qartë për ideale patriotike dhe europianiste, ne do të vazhdojmë të shikojmë marrëzitë mes Ramës (të majtit më të djathtë në trevat shqiptare) dhe tashmë rifutur në lojë një xhambaz ish komunist dhe dëmsjellës për 30-të vite Shqipërisë dhe Kosovës me aktet e tij bolshevike si Berisha. Do të shikojmë betejë idiote turpruese edhe për mendjet më të rrafshuara nga mos rrudhosja si ajo mes Bashës dhe mentorit të tij fantazmagorik që i thonë lider historik (besoj për vitin 1997 dhe 1998 apo për Gërdecin dhe për 21 janarin), që shoqërohen dhe nga pehlivanllëqet e shëmtuara të LSI-së. Do të kemi sërish pluralizmin vrastar varfërues dhe dëmprurës në demokraci që nuk ka për të lejuar kurrë pushtet të djathtë, as ide të tilla, sa do të ketë mundësi formimi. Akoma më keq, ku e djathta e vetme në Shqipëri është “Rilindja” ose pjesa qeverisëse e PS-së! Sot PS-ja, është trupa votuese e pushtetit të Rilindjes, që ka origjinë lupmen proletare, por pushtet super miliarderësh të cilët nesër do të kenë si prodhim politik dhe filozofik, të djathtën pasunare mbas humbjes së pushtetit dikur në të ardhmen të PS-së! “Ribolshevizimi i PD me Berishën” dhe armiqësia tek njerëzit e “trurit plloçë” ose post komunist në saj të po Berishës, do të thotë agravimin e situatës në ekstremin e majtë në mënyrë tragjike. Krijimin e njerëzve që shprehen haptas dhe me vrer kundër Amerikës ka sjellë dhe te ne, atë pjesë të shoqërisë që kanë dhe vendet sllave dhe grekët, por për turp e faqe të zezë dhe ndër shqiptarë. Po pra, krijimin jo të së djathtës ekstreme, por të majtës bolshevike anti-Amerikë që i thonë pikërisht Amerikës – komuniste dhe në shërbim të komunistëve. Sepse këtë ves ju ka mësuar një komunist si Berisha dhe “berishkave të vegjël” që të shiten si anti-komunistë dhe të veprojnë si bolshevikë pikërisht super komunistë. Këta tani kanë luftë të brendshme me post modernistët majtist të Bashës dhe PS-në e “Rilindistit” Rama!

Kanë shuar trashëgiminë djathtas dhe ne sot nuk kemi asnjë parti të djathtë normale dhe të pa sëmurë nga e majta enveriste në Shqipëri. E sigurisht, kjo është fatkeqësi që na detyron të dalim në zgjedhje për të zgjedhur një të majtë absolute për në pushtet. Ky është grotesku më i madh politik që ka 30 vite që vazhdon.