SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Edhe ëndërrimtari më i çmendur nuk mund ta mendonte se batuta e famshme e aktorit Ndrek Luca në filmin “Duel i heshtur” në vitin e largët 1967, thënë mjeshtërisht “po kjo ishte loja” do të ishte fusha e përditshme e veprimit të politikanëve të sotëm. Por nëse të ardhmen që ëndërron edhe mund ta zbukurosh me dëshirat që mund të kesh, të tashmen nuk e ndryshon dot. Dhe kjo e sotme, fatkeqësisht ngjan si dy pika ujë me atë që Kapter Rramiu ia tha personazhit real Spiro Kote, që më vonë u bë edhe “Hero i Popullit”, në formë batute. I pari në jetën tonë politike që jetën e ktheu në një lojë ishte Ramiz Alia. Kur e pa se përkushtimi i tij gati 50-vjeçar ndaj komunizmit po dështonte, ai thirri protagonistët më kryesorë të skenës së asaj kohë, Fatos Nano dhe Sali Berisha dhe u caktoi detyrat. Ma ka pohuar një ish-anëtar i Byrosë Politike që së shpejti do të dalë me një libër me kujtime se sipas Ramizit, Nano, si një liberal i deklaruar tashmë do të drejtonte të djathtën dhe do ta fillonte aktivitetin me Qytetin Studenti ku po ziente vullkani i zemërimit studentor dhe Berisha do drejtonte të majtën, si një kriptokomunist. Ndryshimi ndodhi pas vizitës së shkurtër të Nanos në Qytetin Studenti. Pasi pa se kush ishin drejtuesit e lëvizjes dhe nuhati me inteligjencën e tij se kush ishin qëllimet e tyre, ai u paraqit përsëri përpara Ramizit dhe i pohoi se më mirë drejtonte të majtën. Berisha u tregua shumë i gatshëm për të bërë rokadë në role dhe menjëherë mori drejtimin e së djathtës. Se ç’lidhje kishte Berisha më të djathtën, këtë vetëm mendjet diabolike e justifikojnë. Por kjo ishte loja dhe rolet ishin ndarë. Tashmë që kanë kaluar gati 30 vjet nga startimi dhe gjykojmë me qetësi, bindemi se loja është realizuar me shumë sukses. Berisha madje duhet vlerësuar edhe me çmimin “Oskar” për vërtetësinë në interpretim. Që në ditën që mori drejtimin e së djathtës e deri më sot ai vetëm është tallur poshtërsisht me këtë popull. U premtoi lugën e artë, si komunistët gjatë luftës, por u dha vetëm “bishtin e lugës”. Asnjë shtresë shoqërore nuk gjeti zgjidhje për problemet e veta gjatë këtyre viteve. As të persekutuarit që ai gjasme përfaqësonte. Sipas përllogaritjeve, kjo shtresë më së shumti është shpërblyer nga qeveria Rama se sa gjatë të gjitha qeverive Berisha. Më së shumti lojën ky personazh që edhe në vitet e tejplakura i është ngjitur si rrodhe politikës shqiptare dhe nuk shkëputet dot prej saj, me gjithë zullumet e shumta që mban mbi shpinë e ka bërë me përjashtimet dhe rikthimet në partinë që ai e konsideron se pronë private dhe me kompromiset tepër të dyshimta që ka bërë. S’po përmend emra për përjashtim-rikthimet në parti se tashmë ato janë bërë bajat, por nuk mund të rri dot pa përmendur kompromiset e dyshimta që ka bërë veçanërisht me Nanon dhe Metën. Sa herë ia ka dashur interesi personal dhe jo i partisë apo i Shqipërisë, ai është sharë dhe pështyrë me ta dhe sa herë ia ka dashur po ky interes, është puthur e jargavitur me ta edhe në mes të natës e mes verës e ngjalave. Ka qenë kjo lojë midis protagonistëve kryesorë të politikës shqiptare ndaj sot vendi ynë ndodhet në këtë kataklizmo. Por fatkeqësia jonë është se loja nuk u mbyll me Berishën, Nanon apo Ilir Metën, por vazhdoi dhe vazhdon më tej. Dhe më keq akoma, loja u përhap si hithër edhe në jetën e përditshme shqiptare. A nuk bëjnë lojë mjekët me jetën e të sëmurëve? Janë të punësuar në shtet, me atë rrogë që e kanë pranuar edhe vetë, kanë bërë edhe betimin e Hipokratit, por janë dypunësuar edhe në të gjitha spitalet private që janë shtuar së tepërmi. Në dukje ska asgjë të keqe, por kur mëson se pacientëve që paraqiten në spitalin shtetëror ata ua rekomandojnë si shpëtimtar të jetës vetëm operimin në spitalin privat ku punojnë, sepse sipas tyre në atë shtetëror nuk i kanë kushtet dhe mjetet që u duhen atëherë dyshimi rritet se këtu ka një lojë. Po ato duar dhe po ajo mendje do të punojë mbi veshkën apo zemrën e pacientit, por kur mjeku e bën atë në spitalin privat, “rritet” inteligjenca dhe profesionalizmi sepse pas atij operacioni qëndron dengu me euro që pacienti duhet të paguajë dhe nga ai dëng vetë mjeku merr përqindjen e tij. Dhe me paturpësinë më të madhe u pohojnë pacientëve pas operacionit se në spitalin shtetëror ai do të ishte i pamundur. Po e gjitha kjo është loja që është bërë e përditshme dhe në dëm të jetëve të qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë shumat në klinikat private. A nuk është lojë ajo që bëhet sot në institucionet shtetërore? Të çdo niveli. Shko sot të marrësh një certifikatë pronësie. Do sorollatesh aq shumë sa ngandonjëherë thua me vete se nuk ia vlen aq mundim. Pasi rri me ditë të tëra në radhë për të të thënë punonjësi i sportelit se ç’dokumenta duhet të paraqitësh, pasi rend me ditë të tëra për t’i plotësuar ato, pasi paguan edhe fatura të majme, ngandonjëherë të panevojshme, duhet të paraqitesh edhe njëherë në radhët e stërzgjatura. Edhe aty zvarritjet si në Kalendat greke. Njëherë nuk është topografi, njëherë nuk është juristja, pastaj nuk është drejtori për të bërë reply edhe muajin tjetër. Lëre pastaj kur je ngatërruar me ndonjë të fortë që përmes falsifikimeve ka marrë edhe ai certifikatë për pronën tënde. Po vdesin njerëz duke kërkuar pronën e tyre dhe nuk po e gëzojnë dot. Po pse nuk është lojë sistemi i arsimit? Duke filluar nga kokat e tij. Del sot nëpër televizione një zonjë që ndërron modelin e flokëve në çdo dalje që ka qenë 8 vjet, po, po 8 vjet zëvendësministre e Arsimit dhe e la më keq kur u largua se ç’e gjeti dhe duket sikur ulëret me të madhe ngaqë i dhimbset brezi i ri që nuk po e gjen veten në këtë sistem. Nuk ishte dhe është lojë hapja dhe mbyllja e universiteteve dhe shkollave private, ku gjoja thërriten për të dhënë mësim më të mirët e mësimdhënësve që kemi, por që notat në fund i vë presidenti i universitetit dhe shkollës? Apo nuk është lojë fakti se pothuajse të gjithë kamarierët dhe banakierët e klubeve shqiptare kanë nga një e në disa raste edhe dy diploma universitare ndërkohë që në shumë institucione shtetërore janë të punësuar nipër e mbesa të pushtetarëve që nuk dinë tabelën e shumëzimit dhe se alfabeti ynë ka 36 shkronja? Mora vetëm dy apo tre shembuj nga jeta e përditshme që tashmë është një lojë, por çdo lexues mund t’i zëvendësojë këta shembuj me shumë të tjerë që ai i ndesh përditë në jetën e tij. Më së shumti i ndesh në drejtësi ku duket se gjithë bota edhe Amerika e madhe po i digjet zemra për të, por që në realitet kanë ndryshuar shumë pak situata dhe ende ka gjyqtarë që kapardisen sikur kanë çliruar botën. Por loja në jetën e përditshme shqiptare, siç filloi në kupolën e lartë edhe aty duhet ta gjejë çlirimin. Vetëm kur ata në majën e kupolës së pushtetit do të kthehen me këmbë në tokë dhe do të jetojnë më afër problemeve që kanë shteti dhe shtetasit atëherë jeta e të gjithëve nuk do të jetë lojë, por reale. Përndryshe le t’i thurim lavde skenaristit Nasho Jorgaqi dhe regjisorit të famshëm Dhimitër Anagnosti që vunë në gojën e të pavdekshmit Ndrek Luca batutën “po kjo ishte loja…”.