BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Opinion / Editorial

Po kjo ishte loja... more zuzar!

Po kjo ishte loja... more zuzar!

-(Intervistë e supozuar e Kusur Madhit me Sali Berishën)-

Me thënë të drejtën, nuk kisha shumë dëshirë të shkoja e merrja intervistë te Sala, aq më tepër se e di që në kësi rastesh, pra në prag zgjedhjesh elektorale, intervista të tilla keqkuptohen e ngandonjëherë, merren si pjesë fushatë e organizuar nga shtypi në favor të ndonjë subjekti politik. Por kur K/redaktori më tha se ska të bëjë aspak me sondazhe shtypi, por thjesht me një deklaratë të Saliut, se në dejet e tij qarkullonte gjak antikomunisti dhe si rezultat i këtij grup gjaku, ai, nuk e kishte nevojshme të vaksinohej, atëherë u qetësova disi, pse jo madje madje u bëra dhe kurioz. U bëra kurioz për faktin, se si është e mundur që “doktori” të ketë zbuluar një grup të ri gjaku, që dhe vetë paraardhësit e tij me famë botërore e sidomos Karl Landsteiner, i cili njihej në gjithë botën si zbuluesi dhe klasifikuesi i grupimeve të gjakut madje dhe pse kishte jetuar periudhën e Karl Marks komunistit, nuk kishte mundur ta bënte këtë zbulim “të gjakut anti-komunist”, por ja la një shqiptari për ta zbuluar dhe kur... fill mbas vdekjes së Enver Hoxhës?!

Kësaj here me vete mora vetëm celularin për regjistrim bisede, duke evituar dhe stilolapsin ashtu dhe çadrën. Në hyrje të SHQUP-it iu paraqita rojës, por për çudinë time më thanë se Sala ka shkuar të bëjë vaksinën në qendrën shëndetësore. Nxitova menjëherë për atje, por sapo mbërrita më thanë se ish-kryetari, ish-k/ministri, ish-presidenti dhe ish-deputeti; shkurt “ishi Berishë” e kishte përfunduar vaksinimin dhe ishte larguar në drejtim të paditur. Këtë e dija dhe e merrja me mend se “Vipa” të tillë dhe po nuk mbajtën antiplumb kurrë nuk e tregojnë intenerarin e lëvizjes... se Allahu na ruajtë nga sahati i lig!! Edhe pse për momentin u pezmatova, nisur nga ideja se ai s’rri dot pa punuar paçka se si i bën punët, u rinisa andej nga pata ardhur. Dhe nuk kisha gabuar. Roja i SHQUP-it me tha se Saliu është në zyrë. Nuk di kush e pat njoftuar për intervistën, sepse e vërejta që nuk më nxorën asnjë pengesë. Për pak minuta u ndodha ballë për ballë tij, natyrisht ai në një ndenjëse prej meshini e mbushur me sfungjer, pak sa më të lartë se të tjerat, gjë që do të thoshte se ai dhe në zyrën e tij, duhej të ishte figura më e dukshme dhe të tjerët përballë apo anash tij të paraqiteshin më të zvogëluar. Edhe pse ishte me humor të keq, kur e vërejti se isha po unë ai, që e pata intervistuar dhe një herë tjetër u ngrys më shumë nga normalja, duke marrë të njëjtat pamje sikurse e shikonim në debatet dhe klithmat parlamentare nga pozitat e opozitës. Gjithsesi, pa e paragjykuar e nisa bisedën duke e pyetur direkt: Zoti Sali -Jam “Kusur Madhi” dhe ju e dini, sepse ju kam intervistuar dhe një herë tjetër, por me këtë rast do të doja të dija, si dëshironi tju drejtohem zoti president, k/ministër, kryetar apo zoti deputet?

- Ore Kusur, ti mue m’thirr si me të dasht vet, se kjo asht më n’dorën tande, por me thënë të drejtën, unë kryetar kam qenë e kryetar, jam President dhe i parë i vendit kam pas qenë dhe po i pari jam. Pooo-poo! Ta them uneeee, se dasht’me dijt tina edhe Rama, m’ka dasht me më poshëtrue, por i kanë ranë tana krejt mbi kryet e vet. Pse të mos mendon tin, se kryetar i vërtetë ke PD-ja e jonë është Luli? Po qe se e ke mejtue kështu, po ta them un’ se ke gabue e je tuj ba të njëjtin gabim që ban Rama. Ai, jo se nuk e di, por e ban qëllimisht që nuk ma përmend mue emrin sepse ai asht nji derr karrieristi, për mos me thanë më super karreristi n’tanë Ballkanin. Pse si mendon ti.... apo mos je tuj mendu se Rama e bani kot propozimin për “Minishengenin Ballkanik”? Sigurisht që jo! Ai i ka qejf e fort për zemër ato me “mini”. Rama është i djallëzuer! Po po ta them unë Sali Berisha. Jo jo...po,po, të lutem shumë, ja pse si mendon ti, kot e mori dikur vendimin ai, me na i heq portretet ne prej muri? A e din ti si ai “doç-doçi e doç komunisti” na kish ironizue mue e Metën, tuj thanë se Sala dhe Meta, nuk e kanë vendin tatje, dmth të jenë të varur te muri?! Ja pra kështu ky drogmen që tymos natë e ditë si oxhak anije, guxon e me heq mue e Lilin prej murit. E hoqën vërtet dhe Franc Jozefin, nji at’ perandorin e Austro-Hungarisë prej murit më 1916, por e hoqën se ai vdiq dhe pati një vdekje natyrale edhe pse ishte në fillesat e gripit spanjoll, e jo si e pat shtrembru historinë Shvejku se gjasme e patën dhi mizat në portret. Pra, du me thanë ty dhe gjithë shqiptarëve, se unë kam qenë e jam i pari i këtij vendi. Pra, me e përmbledh ktena me dy fjalë, fasada është e ka për me ngel Luli, po po veç Sali Berisha është muri, është muri që s’lun prej vendit të vet. A e kuptove ti kusar apo jo?

- Më quajnë Kusur zoti Sali, veçse unë di se komunist kini qenë ju,teksa Rama në atë kohë ka pas qenë i vogël e luante me kaçole!

A e shef pra...jo jo..po po, une nji fjalë ta thashë pa dashje, se u kam ngatërrue, po ata që ma thonë me dashje tanë kohës se jam kriminel e vrasës, se jam antishqiptar e spiun, se jam i aferave me Faslliun dhe Mediun, se kam vra Azemin, Rremzi Hoxhën e Trebickën, se kam vra sa kam dasht e kam djeg Vlonën, se kam hedh Veriun- kundër Jugut, se kam bashkëpunue me Millosheviçin kundër Kosovës e krejt të këqijat sa gjasme ia kam kalue dhe Esatit të Toptanajve madje dhe vetë Zogut të parë? E shef pra, si u ke hedhë përpjetë boll me nji fjalë që nuk të takon? Po mua që s’kanë lenë gjë pa m’thanë?! Po unë duroj or Kusur duroj, por jam si susta që mblidhem mblidhem veç në fund kur lëshohem e di vetë dhe besoj e kupton se ç’ndodh.

- Gjithsesi z.Sali, unë nuk kam ardhur për këtë problem, por më ka dërguar redaksia për një kontradiksion në deklaratën tuaj, se diku ju jeni shprehur se qenkeni kundër vaksinimit të popullatës me “AstraZeneca”, teksa kini qenë ndër të parët dhe vrapuat për t’u vaksinuar. Këtë ju nuk duhet të ma mohoni, ngaqë sapo ma konfirmuan ata të qendrës shëndetësore, se kishit qenë atje e patët bërë dhe vaksinën, madje ishit larguar dhe qetë - qetë si një qytetar i zakonshëm.

Ju gazetarët o jini të gjithë budallenj, o shumica e juj u ka rrëzu prej shkallëve Edi Rama dhe kini marrë goditje, duke ju shkatue hematoma të pakurueshme në tru. Po a nuk e kupton or qyqar, se Rama don me ba propagandë elektorale me vaksinën, me krijue imazhin se i dhimbset çdo shqiptar dhe për kët qëllim do me vaksinue tanë popullatën me çdo kusht edhe sikur ampulat të kenë brenda doza me shurrë gomari? A e kupton or i mjerë, se ai kërkon me jua u ngulë të gjithëve?! Po po... jo jo të lutem shumë, po a e din ti Kusur se kusuret, ke për me i heq ti i pari, bashkë me popullin, sepse ky bir komunisti don e kërkon me çdo kusht, me i tregue Europës se... ja ne e përfunduem të parët vaksinimin e popullatës?! Pastaj, duhet me e kuptue nji herë e përgjithmonë, se ska më mirë se sa të mos futësh trupa e anti trupa të huaj në organizëm. Ju nuk e kuptoni, se sa e dëmshme është kjo gjë për fizikun e njeriut. Do thush ti, se përse shkova unë i pari? Pooo pooo, kam shkue me vullnet të plotë e nuk më ka imponu kurrëkush. Veçse edhe unë e pata një qëllim. Ja t’pys unë ty: A ka burrë nanet me imponue Sali Berishën? Tash le ta marrë vesh e tanë bota se Sali Berisha, kët vaksinë e ka bërë me qëllim të caktum po po me qëllim. Një arsye tjetër është se “AstraZeneca” do të thotë Ylli Zeneka. Po Sali Berisha ishte ai i pari me gjak anti komunisti, që hoqi yllin nga flamuri e tash si thu ti, a ka bythë kjo që po ky Salë me lëpi atë që hodhi për toket?! Nji arsye tejet madhore me thënë të drejtën që shkova me ba vaksinën është dhe fakti tjetër se Rama kish hap llaf se Saliut i bën efekt vetëm vaksina anti“Human rabies” ose neuropathogenesis. E di ti se ç’don me thanë kjo or kusure madh? Kjo do të thotë se unë jam tërbue prej ndonji kafshe dhe duhet me ba kët vaksinë dhe jo “Anti kovid”. Shkurt e pranoj se kam dhanë nji deklaratë të tillë, veç kur vrejta se ai më ironizoi keq shkova prej inatit me e ba vaksinën, por dhe për me bind elektoratin tem se nuk jam i tërbum. E pranoj se kam për me shkue edhe drejt vdekjes, por më mirë le të bëhem unë martiri i parë i demaskimit të aferave të këtij njeriu, i cili herë vesh tumane e herë çitjane. Tumanet nuk i ka vesh as aleati im Dash Shehi, që asht den baba den katundar tirans e po na i vesh ky që vetëm 70 vjet ka që banon në Tiranë. Hajde se deri diku dhe mund të pranohet, po çitjanet ç’pati që ia mori Gramoz Ruçit? Dëgjomë mue, lëre se ç’thonë se gjasme ia pat dhanë Spiropali çitjanet e gjyshes. Nuk janë të vërteta pooo- poo e di unë kët gjë, se m’kanë informue mirë, kanë qenë çitjanet e Ruçit kur ju ngjit Salarisë përpjetë me mushka. Ja pra të tillë burra ka PS. A bëhet tjetri “dele-dash” tuj humbë dhe traditat e labit. E pe se çfarë u pat punue Rama atij e disa të tjerëve që i la nga fundi i listave?! Për mua mirë jua u ka pas ba, se ata nuk e njohin mirë Ramën! Do thush ti, se dhe mua më kanë spostue ata të partisë time. Kjo është e vërtetë si drita e diellit, por dije se partia ime e ka ba për konsum publik, se mue dhe n’fund të listës me më çue, dal i pari dhe kët’ e din fort mirë çdo shqiptar në çdo pikë të globit. Po se mos vetëm shqiptarët e kanë dijtun se Sali Berisha ka qenë e ngelet i pari i vendit? Edhe vetë Yuria (me këtë rast qesh sepse e shqipton “juria”), pra dhe vetë ajo Yuri Kim dhe ai “Luigji i 21” i Evropës, ai surrat Soreka nuk kanë se ç’të më bëjnë, se unë përsëri kam për me u zgjedh deputet dhe po ta deklaroj, se nëse na kena me i fitu zgjedhjet, këtu do jena po nuk ishte vetë Rama të më propozojë mue për President Republike, bile dëgjomë me kujdes ti Kusur dhe ketë jepua të gjithë organeve të shtypit se... edhe PS-ja me ba vaki të fitojë zgjedhjet, ke për me e pa vetë kur ti turren Ramës në pozitë apo dhe opozitë me mikrofona në duar e ti thoni: Zoti Rama, Ju ishit ai që kini deklaruar se plakut Sali tashmë i duhet dhënë një pension e të pleqërojë i qetë. Sigurisht ai ka me e këput ndonjë batutë nga ato të vetat, por unë e di dhe po qe se vjen të më intervistosh përsëri ti, do të të them “Po kjo ishte loja more zuzar” dhe hajt tash më dil prej zyret se jam nën efektin e vaksinës! Dhe unë “Kusur Madhi” dola duke menduar: Po sikur me të vërtetë të ngjasë kështu?