BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Po me opozitën presidenciale kur do të dialogojnë?

Po me opozitën presidenciale kur do të dialogojnë?

Ky vendi ynë ka çudira të çuditshme. Marrëveshjen mes partive për Kodin Zgjedhor e bëjnë partitë, kundërshtitë i bën Presidenti! Kanë të drejtë ata që thonë, se Presidenti është vetëshpallur kryetar i opozitës. Kjo është fatkeqësi. Presidenti thërret kryetarin e opozitës për ta përshëndetur, kurse partitë e tjera që arritën marrëveshjen nuk i begenisi! Tani gjykoni ju, është apo s’është opozitë Presidenti. Mirëpo marrëveshjen me dy opozita e bëri Kuvendi, tani i duhet të bëjë marrëveshje edhe me opozitën presidenciale pastaj të vendosë në Kuvend. Presidenti e ka kërkuar ballafaqimin nëpërmjet konferencave të shtypit, por Kuvendi, që ai e quan të paligjshëm, nuk po e kupton ende. Presidenti quan legjitim një farë këshilli politik, për të cilin bën thirrje që të gjitha propozimet e kodit zgjedhor të diskutohen vetëm atje dhe nuk njeh Kuvendin, që nuk ka pasur asnjë krizë! Nuk e dimë në cilin ligj e kanë gjetur këtë, që e quajnë strukturë dhe ngulin këmbë që të, mënjanojnë Kuvendin e popullit. Nga na mbiu ky këshill pa asnjë të drejtë ligjore për të vendosur? Kush e pranoi e pse e pranoi në sofër një opozitë rrugësh, që të pështyn në çorbë? Ne e përshëndesim deputetin Murrizi për qëndrimin e mbajtur në Kuvend, i cili nuk e pranoi e as e votoi atë që vendosi ai farë këshilli politik. Këtë proçkë e bëri opozita presidenciale, që pretendon se nuk e njeh Kuvendin e popullit. Asaj i është mbushur mendja se Kuvendi është i jashtëligjshëm, se nuk ka 140 deputetë! Ky është një mendim foshnjarak, sepse ligjërisht Kuvendi e humbet legjitimitetin e tij kur nuk ka 71 vota ose ka krizë parlamentare. Një opozitë që nuk do popullin, por e braktis në mes të mandatit, s’ka si të dojë Kuvendin e popullit. Në vend që të ulë kokën e të kërkojë ndjesë, na tregon të fortin për t’i vendosur ligjet tok me Kuvendin. Ata do të mblidhen në këtë farë këshilli, por e kanë humbur të drejtën të kërkojnë ndërhyrje në ligjet kushtetuese. Me të drejtë zoti Gjiknuri u kërkoi të gjejnë 28 deputetë dhe të sjellin kërkesat në Këshillin Politik. Ku do t’i gjejnë, kur ata i dogjëm mandatet e popullit? Si kanë sy e faqe këta beterrë, që t’i kërkojnë vota popullit, kur ata i shpërdoruan ato? Dhe Presidenti i bën thirrje popullit që të flasë vetë. Po kush e dëgjon popullin? Përse nuk e pyetën popullin lulushëria kur dogji mandatet? Ato ia kishte dhënë populli. Këtë braktisje që i bënë popullit të mos kenë shpresë për votën e tyre.

Presidenti nuk është i qetë dhe këtë qetësi e kërkon t’ia sjellë Lulushi, të cilin e thërret për ndihmë sa herë ndihet keq. Opozita e rrugës e arriti marrëveshjen tok me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, po Lulua thirri e falënderoi vetëm opozitën e paligjshme, që braktisi popullin. Kuvendin e quan antiligjor, po vendimet e tij i aprovon! Këtë pyetje ia bëri dhe një gazetare në konferencën për shtyp, po ai i dha një përgjigje të çuditshme: -Unë pranoj ligje që janë në përputhje me Kushtetutën, të tjerat i kam kthyer! “Si është e mundur që Kuvendi na qenka legjitim, vetëm kur ai firmos ligjet e tij, por ai nuk e pranon si të tillë?! Mos vallë kur ai i firmos vendimet e Kuvendit i duket me 140 deputetë?! Detyrat e larta kërkojnë seriozitet të lartë, jo deklarata e veprime inatçore. Strukturat e shtetit veprojnë me ligje, jo me smirë. As opozita presidenciale, as ajo e rrugës nuk e kanë kuptuar politikën e Ramës e as e kanë për të kuptuar për sa kohë do të ecin me politikën e kundërshtisë. Përse ka deklaruar Rama, se nuk i pranon listat e hapura? Ai e di që opozitat janë kundra për çdo nismë të qeverisë dhe ai bën të kundërtën, që të pranohet kërkesa e tij! Po Lulushi çfarë ka që na paraqitet serioz si të jetë kryeministër? Nuk e dimë, me gjithë mend e ka që do të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve? Po kryeministër nuk të bën serioziteti dhe gënjeshtrat. A i ka kthyer ndonjëherë sytë prapa se çfarë vlera drejtuese pati në detyrat që i ngarkuan kur ishte me pushtet e pa pushtet? Qëkur u zgjodh kryetar opozite cilën aksion politik ndërmori dhe e fitoi? Asnjë! Kur ishte ministër vrau katër veta në mes të bulevardit pa asnjë faj. Ata akuzojnë ende edhe nga varri. Kur ishte kryetar bashkie nuk arriti të bënte asnjë punë që të mbahej mend. Popullit edhe tani nuk i hiqet nga mendja premtimi për të bërë tramvajin Kombinat-Kinostudio. Atëherë përse ta votojnë në zgjedhjet e radhës? Na flet e stërflet për një program ekonomik, që nuk e dimë përse nuk e shpall që të bindë popullin. Pushteti nuk merret me çeqe te bardhë. Tani sa na nxori një çek të ri: Do të heqë të gjitha taksat dhe tarifat lokale! Është i vetmi gënjeshtar që do të na shpjerë në komunizëm, të cilin nuk arritëm ta provonim. Në këtë pikë u barazua me Fatos Nanon, i cili u premtoi njerëzve se do t’u kthente të gjitha lekët e humbura nga firmat piramidale. Të lumtë o Lulush, po me cilën llogari e ke bërë këtë program. Por që të bëhet i besueshëm, duhet të mësojë tabelën e shumëzimit, se pastaj na ngatërron edhe llogaritë e popullit.