BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Po me pastruesen ç’ patën vallë?!

Po me pastruesen ç’ patën vallë?!

Bëri jehonë të madhe akti i vjedhjes që paska kryer një lloj pastrueseje-apo shërbëtore e shumëfishtë-në shtëpinë e një punonjëse qeveritare në Tiranë. Ooouuu, sikur u zbulua ndonjë vepër e madhoshe e re dhe e padëgjuar më parë! U shkrua, u fol, u intervistuan, u prononcuan nga më të thjeshtët, pastruesit e rrugëve deri tek akademikët. Një syresh arriti të fantazojë se na duhet të gjejmë urgjentisht një shkrimtar që të shkruajë romanin më fantastik për këtë lloj vjedhjeje të një pastrueseje që, sipas tij, nga argate u kthye në zonjë, që nxori lakuriq shtetin dhe na  prishi qetësinë  dhe kontratën e heshtjes që kishim e kemi akoma ne banorët e këtij vendi kurkushistan. Kështu folën, po flasin e do të flasin edhe të tjerë, e të tjerë, pra edhe unë. Madje shkroi në rrjetet sociale dhe vetë kryetari i qeverisë Edi Rama, për këtë rast kaq spektakular! U duk sikur kjo është ngjarja më e madhe pas…le të themi, ngjalljes së Krishtit! “Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!” kështu tha kryetari. A kuptuat gjë ju që e lexuat tre herë, kë dënon, kë përkrah dhe kë nuk dënon e kë nuk përkrah  kryetari  i qeverisë? Vallë pse ai flet sikur këta që vjedhin e sidomos ata që vidhen, janë vjedhës që banojnë në Hënë e jo nën hundën e tij? A nuk është e njëjtë kjo periudhë e gjatë gramatikore e tij me fjalinë: “thëllëza do t’i qëndrojë besnik pëllumbit në qoftë se ai nuk joshet nga guguitjet e sorrës e cila flirton me guhakun nën hijen e  lisit të kalbur me kërpudha nën rrënjë pranë gjarpërinjve gjakftohtë…”? Perifrazimi i gjatë i kryeministrit për termat ‘llumin’, ‘ligjzbatimin’,’ drejtësinë’ dhe institucionet  tona, për mendimin tim është  maska më e përsosur e aksiomës kapitaliste më të fuqishme që sundon prej shekujsh mendjen dhe jetën e njerëzve pa moral e pa shpirt. Aksioma dihet, por më lejoni ta rikujtoj:” Në kapitalizëm në rast se do që të jetosh, o do lipësh, o do vjedhësh, o do vrasësh!” Mënyrat se si realizohen këto tre akte janë përcaktuar përsëri në aksiomën tjetër të kapitalit: “Të arrish fitimin me çdo mjet!” (Në kllapa  duhet thënë se lipje nuk është vetëm në rrugë, në zyrë por dhe ndërshtetërore e ndërthurur me inferioritetin dhe pazarin  për përfitime personale). Këtë lloj testamenti që pjell shoqëria e ndotur e kapitalit, dhe që ajo e ushqen përditë e çdo natë, e mbrojnë edhe ata më të aftit për të qenë gënjeshtarë. Duke nisur nga servili deri tek shpërfillësi, nga i paturpi pa fre gjer tek krimineli ‘i ndershëm’, nga karrocieri deri te kreu i qeverisë apo  edhe i shtetit. Dhe kështu në këtë lëmsh vjedhjesh, vrasjesh e lipjesh, dikush hiqet si skifter me vartësit dhe si harabel me eprorët. Dikush tjetër është tepër prepotent me ata që janë poshtë dhe  ndaj tyre  qëndron ashpër,e ndërkohë me ata që janë lart serviloset e iu lëpihet. Pra shumica dërrmuese janë të përlyer. Por për t’u dënuar mbetet vetëm pastruesja! Pikërisht këto vese ka dënuar historikisht dhe dënon morali i vërtetë shqiptar. Këto ndëshkonte me ligj të shkruar e të pashkruar, shteti dhe morali i të gjithë shoqërisë socialiste në vitet 1945-1990, të cilën e jetuam plotësisht në kohë dhe në efektivitet. I kthehem asaj periudhe sepse është dhe do të mbetet e vetmja kohë-etalon për të mësuar se si njeriu si gjallesë, duhet të brumoset për t’u bërë njeri tamam i aftë dhe qenie me ndërgjegje të bardhë për të ndihmuar në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore. Manteli verbues që mbulon këto ndyrësira të kohës së sotme është hipokrizia  e cila perfeksionohet  çdo ditë shoqëruar me shoun mediatik. Flitet për drejtësi dhe dënohet një pastruese në vend që të dënohen sipas shkallëve vjedhësit e vërtetë: ministrat, prokurorët, drejtorët dhe së pari fare politikanët e djathtë e të majtë të  dinastisë  disavjeçare të Shqipërisë. U bënë kaq vite në pushtet nga e majta (që vetëm e majtë nuk është) dhe nuk kemi dëgjuar të shkarkohet një ministër me motivin e vjedhjes, lipjes apo vrasjes.  Po ashtu nuk kemi dëgjuar që një masë e tillë të jepet për ndonjë nga opozita! Pra kryetari nuk ka guxim të dënojë të keqen por ka mjeshtëri që të  lëmojë e lubrifikojë vjedhjen. Këtë atij ia kërkon vetë sistemi, nga njëra anë, por ia kërkon së pari karakteri individual, kushdoqoftë ai kryetar. Dhe me që këto veprime antinjerëzore, të cilat socializmi i dënonte praktikisht e teorikisht, janë shumë pranë njeri-tjetrit ato përvetësohen lehtazi nga gjithkush që provon qoftë edhe vetëm njërën. Në rastin e asaj pastrueses hajdute, lexuesit e medias së shkruar nuk e kanë mendjen aspak tek ajo, as tek vepra e saj krejt e natyrshme, por tek bukuria vrasëse e shefes së vjedhur! Një pjesë e mirë e lexuesve të tjerë artikulojnë  hamendësime se sa shefe (e shefa) të tjera të tilla  ka kjo qeveri femërore ashtu si dhe ca të tjerë  me zë të ulët  shpresojnë që ndonjë  ditë mund të kryejnë edhe vetë  një të tillë akt madhor të fut nxjerrjes  së mijra dollarëve apo eurove nëpër xhepa, zyra, kuleta, tubeta, xhubleta e ku di unë se nga. Mirëpo edhe drejtësia në kapitalizëm e ka mendjen ‘femër’. Ajo merret me pastruesen me qëllim që prej saj të mund të nxjerrë gështenja të tjera nga zjarri, por as që i shkon në mendje se duhet të dënojë hajdutët atje lart, zëvendës ministra e zëvendëskryeministra. Në thelb: ky sistem demokratik ala amerikan kaotik, që po ndërtojmë, i cili  nuk njeh asnjë lloj virtyti, por e kundërta, çdo ves e konverton në virtyt, duhet përmbysur para se të ndërtohet. Kjo është  një utopi dhe mbetet e tillë për mjaft kohë deri sa  të krijohen kushtet objektive e subjektive të ndërgjegjësimit të shoqërisë në të shumtën e popujve të botës për të realizuar këtë përmbysje. Fajin  për një vjedhje nuk e ka pastruesja, por sistemi me hallkat e tij qeverisëse që vjedhin, vrasin dhe lipin. Dhe kështu kjo ngjarje do të mbetet e re për pak ditë sepse tek ne ndodhin çdo tre ditë një ngjarje edhe më  rëndë se kaq. Pastaj, e gjora Drejtësi-i thënçin- nuk e dënon dot se ka kaluar afati ligjor!?