BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ç’po ndodh me Covid-19, se nuk po e marrim vesh?

Ç’po ndodh me Covid-19, se nuk po e marrim vesh?

Që nga mesmarsi i 2020 jetojmë një situatë jo të zakonshme për shkak të koronavirusit. Edhe pse kaloi gjendja e fatkeqësisë natyrore vendosur nga Parlamenti, shqiptarët prapë përjetojnë një gjendje kaotike, mes panikut dhe euforisë, frikës së vdekjes dhe trimërisë për të mposhtur fare lehtë këtë virus që realisht ka marrë mijëra jetë njerëzish nëpër botë. Pandemia tek ne, ashtu si në gjithë botën, ka krijuar situata konfuze me shfaqje mendimesh nga më të ndryshmet e shpesh kontradiktore me njëri-tjetrin. Në rrugë e në parqe, në ambiente të mbyllura dhe të hapura, në institucione shtetërore dhe familjare, ndesh njerëz që janë të frikësuar nga Covid-19, e të tjerë që tallen me të, ca respektojnë distancimin social e mbajnë vazhdimisht maska, e ca të tjerë që trimërohen si sfidues të koronavirusit. Ca takohen me njëri-tjetrin me bërryl, grusht e thembër, kurse të tjerë përqafohen e puthen pa pikë sikleti. Ka raste që familjarët nuk marrin dot pjesë as në varrimin e njeriut të dashur të tyre e ka të tjerë që azdisen në dasma me qindra vetë. Një palë ngrihet dhe jep alarmin se gjendja është serioze dhe se vdekja na kërcënon çdo ditë, kurse të tjerë, madje edhe deputetë e intelektualë e thjeshtojnë fare rrezikun duke e quajtur si farsë qeveritare. Në institucione është bërë edukatë që nuk futesh dot pa maskë, kurse në ambiente publike si në autobuzë, në kafene e lokale, as që kontrollon kush nëse zbatohen ose jo masat kundër Covidit. Shikon edhe zyrtarë e drejtues institucionesh, që disa mbajnë maskë e disa jo, ose i mbajnë ato poshtë mjekrës apo në duar. Vërtet nuk duhet panik, as alarm i ububushëm, stres e psikozë nënshtrimi, por ama kujdesi në zbatimin e masave të vendosura nga shteti duhet të jetë maksimal. Ndaj për të qenë transparent dhe për qartësimin e publikut, kërkohet që nga ana e shtetit dhe specialistëve zyrtarë t’u jepet përgjigje disa pyetjeve. Së pari sa real është kërcënimi vdekjeprurës i Covidit në vendin tonë? Për këtë është e nevojshme të jepet një statistikë e saktë e vdekjeve, duke bërë një krahasim të vdekjeve të periudhës mars-korrik të këtij viti me vitin e kaluar. Nëse numri i vdekjeve është i barabartë ose më i vogël, atëherë frika ndaj Covidit nuk është krejtësisht e justifikuar, se njerëzit do vdesin kur mosha vjen në cakun e duhur, dhe jo çdo vdekje që ndodh ta lidhim me koronavirusin. Së dyti masat e ndërmarra janë efektive dhe të detyrueshme për të gjithë, me specifikimet përkatëse, apo sipas mundësisë që ka gjithsecili e sipas situatave që krijohen? Se vetëm për përdorimin e maskës ka shumë udhëzime të hamendësuara. Disa thonë se e kryen plotësisht funksionin maska e disa jo. Disa flasin për maska egoiste, që mbrojnë vetëm personin që e mban dhe të tjerë për maska që kanë aftësi mbrojtëse më të madhe. Kështu thonë psh se shkencëtarët portugezë kohët e fundit paskan shpikur maskë me veshje të veçantë, e cila jep 99% garanci mbrojtëse. Atëherë pyesim po maskat e përdorura gjer tani, e për të cilat janë shpenzuar miliarda, mos vallë nuk paskan patur vlerën e duhur mbrojtëse? Më tej njerëzit pyesin: A krijon imunitet trupi i prekur një herë nga Covidi, apo ka përsëri rrezik rishfaqje? Sepse disa specialist thonë se ky virus lë një imunitet të përkohshëm, e të tjerë ekspertë të shëndetësisë mendojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19 do të kenë një lloj imuniteti të përhershëm ndaj sëmundjes. Kur shkencëtarët dhe ekspertët nuk janë të sigurtë, se sa efektiv është ky imunitet dhe për sa kohë zgjat, atëherë çfarë mund të themi për njerëzit e thjeshtë? Disa japin udhëzime për mënyrën e përhapje së virusit dhe pas tyre dalin të tjerë e rekomandojnë mënyra të tjera përhapjeje. Na thanë nga fundi prillit se me rritjen e temperaturave, virusi do të vijë duke u dobësuar e do të shkojë drejt zhdukjes, tani po këta thonë se akoma nuk ka ardhur piku, dhe se në vjeshtë do të kemi një valë të madhe të Covid -19. Mjaft shqetësuese është bërë e ashtuquajtura “teoria e konspiracionit”, ndaj pyesim specialistët e ekspertët: A është e vërtetë kjo teori apo jo? Qarkullojnë mendime si thashetheme, por që kanë ngjallur panik tek njerëzit se tani janë shpikur vaksina me mikroçipe, që do të vendosen në trupin e njeriut me qëllim që të kontrollohen moshat e që të çojnë në zhdukjen e popullsisë. Është momenti që edhe për këto teori duhet të prononcohen seriozisht specialistët dhe ekspertët tanë se si është e vërteta. Mjaft të turbullta janë edhe informacionet në lidhje krijimin e vaksinës mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës. Njerëzit e shqetësuar me të drejtë pyesin: A është shpikur vaksina kundër Covidit apo jo? Pas kësaj populli duhet të dijë gjithashtu dhe se deri në ç’masë e krijon imunitetin tek njeriu kjo vaksinë, të përkohshëm apo të përhershëm, si dhe sa ështët efektiviteti i saj? Sepse ka njerëz që janë deklaruar kundër bërjes së vaksinës, qoftë kjo edhe me detyrim, pasi ka rrezikshmëri për jetën, ashtu sikur ka dhe të tjerë që thonë se nuk ka nevojë për vaksinë, pasi kjo është një farsë e qeverive në botë për të përfituar ekonomikisht dhe politikisht. Nuk ka patur qëndrime shkencore zyrtare se si qëndron e vërteta rreth këtyre problemeve. Ka patur deklarime nga pseudoshkencëtarë se kanë gjetur ilaçin kundra Covidit, siç ndodhi me ndonjë sharlatan edhe tek ne, që u arrestua nga policia kohët e fundit, ashtu sikur të tjerë rekomandojnë si më efektiv distancimin social. Pra në këtë situatë konfuze, shqiptarët duhen sqaruar se sa i rrezikshëm është realisht koronavirusi dhe cilat janë masat mbrojtëse më efektive kundër tij? Se ka disa, madje gjoja edhe specialistë që deklarojnë edhe në ekrane pa iu trembur syri se covidi “është truk qeveritar, lojë politike për të mbajtur opozitën nën kontroll”. “Nuk janë aq vdekje sa jepen - deklaron tjetri para ekranit, por i shton qeveria për leverdi ekonomike, biles paguajnë edhe familjarët që çdo vdekje të ndodhur, ta deklarojnë si vdekje për shkak të Covidit”. Një intelektual deklaronte me siguri një mbrëmje në ekran se “është mashtrim, po ju them qytetarëve të tjerë që është mashtrim. Gjetën një arsye për të thënë që ky është një virus vdekjeprurës. Sa veta kanë vdekur në Shqipëri nga kjo sëmundje? Pse nuk na kanë thënë secili nga këta qytetarë shqiptarë ka vdekur nga COVID-19, asnjë nuk ka vdèkur”. Madje ka të tjerë që edhe akuzojnë hapur përfaqësuesit e qeverisë dhe komitetin e që drejton luftën kundër Covidit, se ata “kanë terrorizuar gjithë popullin shqiptar, se kanë përhapur panik të jashtëzakonshëm e kanë ka trembur fëmijët”, duke kërcënuar se “kryeministri e të tjerë përfaqësues të shtetit, do të përgjigjen para ligjit se kanë bërë krim kundër njeriut”. Këta e kanë cilësuar si vepër kriminale kundër njerëzimit mbylljen e qytetarëve në karantinë. Po deklarime të tilla janë shumë serioze dhe nuk duhen kaluar në heshtje. Njerëzit janë të shastisur e nuk dinë kë të besojnë. Covidi e teoritë që qarkullojnë për të nuk na vijnë nga qielli dhe janë fare lehtë të verifikueshme, ndaj prononcimi shtetëror duhet të jetë i prerë e shkencor. Kohët e fundit specialistët po theksojnë se “virusi nuk ka më barriera të moshës, pasi po i prek të gjithë, madje edhe ata që janë të shëndetshëm, dhe se të gjithë jemi të ekspozuar ndaj rrezikut”. Atëherë ku shkoi gjithë ai “shtrëngim” shtetëror, kur masat e marra jo vetëm që nuk paskan qenë efektive, por i paskan shërbyer nxitjes së mëtejshme të rrezikshmërisë së këtij virusi. Po ashtu të sqarohen njerëzit a ka vaksinë mbrojtëse dhe kur do të prodhohet ajo. Një zyrtar rus ka deklaruar se vaksina do të jetë gati me 10 gusht ose më herët, kurse shkencëtarë të tjerë prononcohen se ajo do të jetë gati nga fillimi i nëntorit, por duke shfaqur dyshimin se askush nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Rrezik ka, e vdekja kanë ndodhur, por deri në ç’shkallë është rreziku nuk po e marrim vesh. Ndaj shteti, ligji, specialistët dhe ekspertët duhet të ndërhyjnë fuqishëm, jo vetëm të sqarojnë konfuzionin e krijuar, por edhe të mbajnë qëndrim të rreptë ndaj atyre që shpifin, spekulojnë e duan të bëjnë politikë me këtë virus që ka të bëjë me jetën e njeriut.