BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Po ndoshta, duhet pikërisht nga bishti, për të dalë te koka

Po ndoshta, duhet pikërisht nga bishti, për të dalë te koka

Më në fund SPAK kreu një veprim që pritej. E jam i sigurt se veprimet e para, qoftë në nivel të ulët korrupsioni politik duhet t’i ketë majtas që pastaj të nisë dhe djathtas. Por ky është një moment për të parë më vonë. Idea është që më në fund filloi. As që diskutohet se kur akuza i bëhet vetëm disa komisionarëve, do të dilte partia e "çunave të mirë" për të sharë partinë e "çunave të këqinj" sepse në fund të fundit, të tre partitë e mëdha "parti çunash janë". E çfarë do të thoshin? Ja bie fjala "djali i mirë Bardhi" thotë: ndëshkimet duhen bërë nga koka te bishti dhe jo anasjelltas. Ai thotë se ndëshkimi duhet të nisë nga Vangjush Dako. Janë të përkryer hëëë!? Sepse është dhe jurist i përkryer djali - avokat.. Akuzën nga SPAK që është prokurori e quan ndëshkim çuni i mirë i PD-së së sotme trime dhe sypatrembur. Këtij farë burri i besohen dhe terminologjitë e jurisprudencës në parti si Ministër i Drejtësisë me Kryeministrin Rama, në vitin 2017-të... Ndëshkim i di akuzat Bardhi, i cili ka qenë 20 vjeç kur Berisha rrihte komisionerë dhe zgjedhës në vitin 1996-të, duke shkatërruar përfundimisht zgjedhjet e lira në Shqipëri. Nuk ka më derdimenë politikë se sa njerëzit që hiqen të përkorë, kur janë të zhytur në baltë për vete. Por ky nuk është qëllimi i shkrimit, sepse të vjen turp kur në Shqipëri dalin të gjithë hajdutët duke thërritur - kapeni hajdutin. Drejtësia fillon sigurisht nga baza, nga fundi, për të dalë te kokat e vërteta të krimit dhe kjo është më se e qartë. Vetëm në diktatura, pjesë e të cilave janë ideologjikisht si PS dhe PD e LSI ose bijat e PPSH-së e fillojnë nga koka. Sepse diktaturat e tiranitë e fillojnë nga kokat ngaqë me thyerje kokash jetojnë. Demokracitë fillojnë nga fundi për të dalë në fillim dhe aq sa është një e metë e tyre kjo gjë është dhe një e mirë, për të mos u barazuar me tiranitë. Jam i bindur se po të ishin demokratët në pushtet, socialistët po ashtu si thotë "djalka i mirë" Bardhi - do të shpreheshin edhe ato me ndonjë "vajzuke të mirë" dhe krehur bukur. Por tashmë nuk ka rëndësi për ne, sepse akuza për ato 22 veta është vetëm fillimi pak sa i dobët dhe i "frikësuar" i fillimit i cili padyshim duhet të çojë jo vetëm te kokat e mëdha të politikës dhe krimit, por te të gjithë kokat që mundohen dhe luajnë me zgjedhjet ashtu sikundër kanë luajtur jo vetëm në 2017-tën partia e Ramës por dhe të tjerët para tij. Duhet të marrin vesh qartë dhe mirë "bishtat" që do të shkojnë në burg të parët ata, prandaj nuk duhet të bëhen pjesë e lojës së partisë së Bardhit dhe as asaj që kishte Kryeministër Bardhi në 2017-tën, në qoftë se nuk ka harruar. Po dhe as partisë së aleates së sigurt LSI dhe bishtave të tjerë aleatë, të cilët kanë parti me kryetarë të përhershëm si bie fjala Mediu, Ndoka, Shehi, Dule etj etj që nga tashmë shekulli i 20-të e në shekullin 21. SPAK ka bërë mirë që mori guximin për të kërkuar dhe akuzuar bishtat e një dosjeje përgjimesh dhe veprimesh kriminale me zgjedhjet në Shqipëri. E sigurisht PS-ja e Ramës, duhet të mbajë si përgjegjësi dhe mos fshihet mbas komisionerëve që dikush mund të thotë - se kanë përgjegjësi personale. Jo jo, e kanë dhe politike, sepse politikisht janë atje dhe pastaj dhe kokat sipër i kanë politikë. Proceset e mëdha, si në Itali dhe padyshim në Rumani dhe Kroaci nuk kanë filluar nga kokat e mëdha sipër, por nga bishtat e vegjël të cilët kanë çuar pastaj tek pikërisht kokat. Duhet përgëzuar dhe uruar të mos ndalet kjo veprimtari. Të krijojë mundësinë që dhe njerëzit poshtë, ato të vegjlit të mësojnë se po u bënë pjesë e organizmave kriminalë të atyre lart, do ta pësojnë keq. Po u bënë pjesë e kokave të PD, PS, LSI dhe të tjerëve që merren me devijimin e votës, transformimin e saj me mënyra korruptive do ta pësojnë ato dhe familjet e tyre. Po po, dhe bëhet mirë që fillohet nga bishti - që ai të mos sillet më si thjesht bisht, por me kokë plot. Duhen hapur letrat dhe padyshim duhet shkuar deri te njerëzit e përgjimeve që ishin ministra dhe drejtorë policie apo dhe kryebashkiakë dhe padyshim dhe te dosjet ku janë dhe njerëzit e opozitës që bëjnë të tilla paudhësi zgjedhore. Ky proces ka filluar dhe uroj, edhe pse kam shumë dyshime, të vazhdojë pa ndërprerje. Drejtësia e sidomos akuza duhet të bëjë punën e saj. Drejtësia nuk ndëshkon. Këtë, Bardhi dhe revolucionarët e këpucëve me ngjyra, duhet ta mësojnë qartë dhe mirë. Drejtësia bën - drejtësi. Kurse prokuroria akuzon. Shqiptarët janë ndëshkuar nga Enveri i partisë së Bardhit dhe Bashës dhe asaj të Spiropalit dhe Veliajt ose partive të realisht Berishës dhe Ramës. Kurse demokracia nuk ndëshkon, por jep drejtësi. Por deri sa ta mësojë këtë gjë djali i mirë Bardhi i PD-së, në Shqipëri do të jenë djegur dhe disa zgjedhje të tjera, por të shpresojmë pa të keqen e madhe të atyre përpara. Kaq, nuk është se ka ndonjë gjë më shumë se sa kaq.