Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po "përpiqen italianët", por kurrë nuk na e kalojnë dot!

Postuar: 16/05/2018 - 07:25

Para disa ditësh, në promovimin e "Kurbanit" të Ramës, njeriu i polemikave, por dhe një nga personat më kult si kritik dhe ekspert i artit ose Zgarbi, kërkoi kryeministrin tonë të qeveriste Italinë! Mes ironisë dhe të vërtetës sot, Italia vërtetë po përpiqet me sa mundet të "na konkurrojë ne", por unë nuk besoj kurrë se do të na e kalojë për marrëzira.

Një nga testatat më të mëdha të shtetit mik dhe të madh fqinj si Italia apo "La Republica" hapte një artikull të vetin që i referohej dhe alarmit në BE dhe si konkluzion i "Financial Times", e cila deklaronte se: Roma i hap derën barbarëve të rinj! E sigurisht "barbarët e rinj" janë Salvini dhe Di Maio dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët janë marrë vesh të ndërtojnë qeverinë e re italiane. Nuk ka pasur ndonjëherë Italia zgjedhje dhe konkluzion të tyre më të çoroditur politikisht dhe njerëzisht se sa këta të fundit. Sigurisht rrëzohet partia e madhe e majtë ose PD dhe nga kontradiktat e saj përfituan "5 Stelle" dhe pastaj Lega Nord. E para që premton radikalisht 780 euro për çdo njeri që nuk punon dhe e dyta, që kërkon të nxjerrë emigrantët jashtë dhe që ulurin parullat populisto-nacionaliste njësoj si zonja Le Pen në Francë! Një konglomerat e djathte me të majtën te të pakënaqurit e "5 Stelle" dhe të ekzaltuarit populistë të "Lega Nord" Titujt dje dhe sot në testatat italiane, janë të mëdha, por unë preferova një të vogël te "La Republica" që thotë: Në Itali po instalohet një qeveri jo konvencionale dhe pa eksperiencë për të qeverisur një demokraci perëndimore që nga Traktati i Romës në vitin 1957. Që në fillim, zyrtarët e BE-së u kujdesën të porosisnin dhe shpresojnë që në Itali, mos të ndryshojë politika mbi emigracionin dhe e kanë sigurisht me Salvinin dhe po ashtu kërkojnë që "borxhi" - debiti, duhet të ulet dhe këtë gjë e kanë për Di Maio. Por Salvini që në fillim ju thotë se "kjo është një ndërhyrje e pa pranueshme". Sigurisht që duket qartë, se me Italinë tashmë do të kenë probleme si Franca dhe Gjermania. Përveç një mungese të theksuar eksperience dhe premtimeve fantastike populiste që kanë bërë tashmë ky mish-mash politik Lega dhe 5 stelle - Italia e drejtuar kështu rrezikon seriozisht dhe Bashkimin Europian. Por shumë i ashpër është reagimi nga tastata më e rëndësishme financiare ekonomike në botë si Financial Times. Ajo thotë se barbarët tashmë nuk janë pranë mureve të qytetit të Romës, por në pallatet e saj! Por sipas saj, faji është dhe i partive tradicionale në Itali. Njëzet vite stanjacion dhe reforma jo të përfunduara nga qeverisje fatkeqe - kanë bërë që të vijnë në pallatet e qeverisë, të tilla parti populiste dhe jo konvencionale. Por editoriali i të madhes "FT" deklaron dhe diçka të rëndë si "të dy partitë janë shumë ruso file". Kjo pastaj e bën akoma më "interesante situatën". Lega është gati të bëjë largimin në shkallë të gjerë të emigrantëve dhe pastaj "reddito di cittadinaza" në "flat tax" por dhe modifikimin e Ligjit Fornero, janë probleme të mëdha! E këto elementë kanë bërë dhe testatën më të madhe në botë të ketë dyshime të mëdha mbi qeverisjen e Italisë nga Lega e 5 Stelle. Por nuk i ka vetëm një gazetë të tilla dyshime! Në fakt është Europa dhe sidomos Italia që e shikon një martesë të tillë politike me shumë frikë dhe mosbesim. Populizmi ekstrem i Legës dhe jashqendërzimi institucional i 5 Stelle janë dhe preokupacionet e mëdha të BE-së, e cila do të jetë shumë shpejt në konflikt të madh me politikat e shtrënguara fiskale që zbatojnë qeveritë e tjera në BE dhe Komisionin Europian?!

Duke u kthyer te Zgarbi, i cili pasi shikon Salvinin dhe Di Maio-n i duket Rama ynë një yll i vërtetë qeverisjeje, mund të them se e kanë kot Salvini me Di Maio. Ata nuk mund dhe nuk kanë shanse të na e kalojnë ne. E para, se kam përshtypjen se më mënyrën e tyre edhe pse jashtë qendrës së gravitetit të qeverisjes normale Italinë e duan. Në Shqipëri po të kërkosh, gjen sa të duash që as e "çajnë kokën" për Shqipërinë dhe e drejtojnë atë. As për qytetarët fshatarë të këtij vendi të bukur fqinj me Italinë, nuk e çajnë kaq shumë kokën. Salvini me Di Maio sa do të përpiqen nuk e rrëzojnë dot sistemin e drejtësisë në Itali. Në Shqipëri, ky sistem duhet rrëzuar i gjithi pa përjashtim në tokë! Salvini dhe Di Maio, do të vijë dita që po filluan ekzagjerimin, i gjithë sistemi demokratik aty i rrëzon nga karriget. Në Shqipëri jo vetëm që nuk ka sistem, por dhe ai që është, ose "luan kukafshehti" ose është bashkëpunëtor në krim ekonomik dhe politik.

Sado poshtë të rrëzohet politikisht modeli qeverisës në Itali, qëndron lart sistemi dhe shoqëria, e cila mund të bëjë zgjedhje të dobëta, por dikur vjen dita dhe reagon. Në fakt, në Shqipëri shoqëria normale nuk egziston dhe për më tepër ajo dhe kur merret me rrëzime, më tepër se veten nuk rrëzon asgjë tjetër. Kurse qeverisjet rrëzohen dhe po kjo shoqëri i rivoton sërish e sërish, me të gjithë ato njerëz që dikur u rrëzuan ose i rrëzoi vetë.

Italianët "po mundohen" të na imitojnë në marrëzitë tona qeverisëse, por unë besoj se nuk janë kaq të zot sa të na e kalojnë. Jo, sigurisht që nuk janë kaq të zot. Ai është vendi i madh, mik i sinqertë dhe i dashur i joni, dhe padyshim, që është dhe vendi që kulturalisht dhe politikisht ne mësojmë. Një ditë do të mundohen të imitojnë dhe ata, por patjetër ky është grotesku dhe ironia që nuk del vetëm nga fantazia e Zgarbit, por dhe nga humori ynë, që edhe ai mundohet të imitojë, atë në pamundësi napoletan, së paku italian!/ Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2018 - 07:33

Në parashtresën e z. Elmaz Ahmetaj, të botuar në gazetën "Sot", të dt 17 maj 2018, në lidhje me arsimin se a është më cilësor se sa para viteve '90, trajtohen me objektivitet dhe elegancë disa probleme që janë shqetësuese për sistemin arsimor aktual.

Postuar: 20/05/2018 - 07:31

Në fakt nuk dalim dot kaq lehtë nga regjimi i marrëzisë dhe kolektivizmit në përkrahje të marrëzisë!

Postuar: 20/05/2018 - 07:29

Duke pasur frymëzim për traditat e shkëlqyera të arsimit shqiptar por njëkohësisht edhe të futbollit shqiptar, në këtë nostalgji, i prekur nga vitet hyjnore dhe rinore, në lagje

Postuar: 19/05/2018 - 12:26

Lajmet më të bujshme të ditëve të fundit kanë qenë fyerjet me fjalor banal të analistëve të njohur për njëri-tjetrin, siç kanë qenë rastet e Gazmend Bardhit dhe Mustafa Nanos, t

Postuar: 19/05/2018 - 08:08

Janë të vogla përpjekjet e pushtet humburve në Tiranë (të cilët sigurisht janë kaq të zgjuar sa të kuptojnë se kur era është në velat e tyre) në krahasim me ndarjet dhe stërmund

Postuar: 19/05/2018 - 08:05

Duket sikur njerëzit në këtë vend kanë hequr dorë me kohë nga librat, nga teatrot, nga kinematë, nga disa prej gjërave më sinjifikative dhe me kuptim të kësaj bote, që të përsos

Postuar: 19/05/2018 - 07:40

Edhe lufta politike ka një moral. Edhe pse shpesh thuhet se kjo nuk është e vërtetë. Sillen shembuj qëkurse ka lindur profesioni i politikanit.