Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
A po qëndron në “rreth” lëvizja studentore sot?
Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Dhjetor 2018
Është një çudi, pse lëvizja e studentëve ka tërhequr aq shumë vëmendjen? Aq shumë komente. A po tundet politika? Pse ka ndërhyrje, nxitje, tentativa për të fituar ndonjë vlerë, kush mund t’i ndodhi pranë, pse, kështu, ashtu…?! Janë qindra arsye, mbi të cilat debatohet nga mbarë grupet e shoqërisë, ashtu siç janë hamendësime pafund anë e kënd, më së shumti brenda politikës tonë “legjendare”! Diskutimet dhe pyetjet nga më të ndryshmet, nuk mund të nxjerrin të vërtetën. As të vërtetën “dashakeqëse” dhe as të vërtetën, që kjo lëvizje e gjerë do përmirësojë realisht gjithë punën në universitetet tona, për të arritur atje ku duhet. Po, nëse lëvizjet me qëndrimet e studentëve do të analizohen përnjëmend, me gjakftohtësi duke filluar nga politika (atë kemi në ballë), stafet akademike, qeveria me ballafaqimin dhe rishikimin e ligjit për arsimin, me siguri do korren fryte të shëndetshme dhe të domosdoshme. Arsimi, arsimi i lartë në veçanti, nuk i ka reflektuar vetëm këto vitet e fundit dobësitë në vijimin e mësimmarrjes, të përgatitjes dhe përgjegjshmërisë së stafeve akademike, të pajisjes me diploma për kolonat e studentëve edhe në paçin shkelur në oborret e universitetit, si dhe furnizimin e hedhjen në drejtim, të një numri kuadrosh me “reumatizëm” të thellë, me paterica në administrim dhe menaxhim të ekonomisë dhe gjithë sferave shoqërore.
Nëse lëvizjet studentore të viteve ’90-të, sollën përmbysjen e sistemit diktatorial, “mikrobi” në audicionet e arsimimit mbeti si një privilegj fillimisht, por, edhe pse është folur pandërprerë për reforma arsimore, shumë prej tyre, o kanë qenë fasadë ose ka patur shkelje të shumta, pasojë jo vetëm për shkollat e universitetin, por edhe për shoqërinë në tërësi. Kush të dojë prej drejtuesve, në dikasteret e arsimit për gati tre dekada, mund të ngrihet të kundërshtojë, por, sikur të bëhej një referendum popullor, edhe ata ish studentë që kanë kaluar gjatë kësaj kohe në auditore dhe janë diplomuar, do të votonin, si dhe studentët e sotëm, me 90% rreth këtij realiteti. Për këtë, nuk është momenti të flasim për përgjegjësitë, pasi do të hapnim lojën e pambarimtë të kungulleshës, por çështja shtrohet: A do të ndryshojë situata dhe gjendja e universitetit, për të qenë nga tani e në të ardhmen universitet i vërtetë?! Jo më kot, përmenda politikën pak më lart dhe e them me bindje: nëse ajo merr në dorë dhe do ta mbajë për vete këtë ndreqje, gjendja do të vazhdojë njësoj. Nëse do të ketë një orientim të drejtë dhe angazhim me stafet akademike dhe drejtuesve në universitete, nëse bashkëpunimi me studentët, madje dhe të tjerë të dalë në punë e jetën e përditshme, e ardhmja do jetë krejt tjetër. Bëhet fjalë për të ardhmen e universiteteve tona, nga ku aftësohen e perfeksionohen inteligjenca dhe specialistët e së ardhmes të vendit e kombit tonë. Lus, atë që të shumtët kërkojnë dhe shpresojnë nga kjo lëvizje, të ndryshojë puna me themel duke ndrequr të gjithë ato mangësi, por dhe gjëra të këqija që janë reflektuar në shkollat e larta.
Fakti, që protestat e studentëve nisën thjeshtë, me kërkesë për tarifat e provimeve të prapambetura, ku gradualisht diktuan probleme shtesë, duke rritur numrin e kërkesave për t’u plotësuar, është një ogur i mirë. Kjo nënkupton se zhdukja e mangësive duhen marrë në bllok, për t’u çliruar njëherë e mirë nga shtrëngesa prej ngushtësisë së rrugëve të shtrembra, labirinthet e korrupsioneve pedagogë e studentë, por edhe prindër e njerëz të thjeshtë. I përmendim këto të fundit, pasi janë shtresa e tabanit të mbajtjes mbi shpinë të së keqes. Të asaj të keqeje aq të madhe, që u ka ardhur shqiptarëve nga papunësitë, nga kurbeti i lodhur që u mori rininë, por edhe nga dhimbja shpirtërore për fëmijët, evladët e tyre që të përgatiten këtu dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu. Gjithmonë e kanë kërkuar qytetarët shqiptarë një gjë të tillë, largimin e të keqes nga vendi, nga qeverisja e nga ajo që u ka hyrë në mes, duke i prishur edhe me njeri-tjetrin, por, s’ditëm të lutemi, a perëndia s’na kuptoi, kjo mbetet një brengë e madhe! Edhe pse kjo lëvizje e studentëve, shumëkujt i djeg “si miza nën kësulë”, duhet ruajtur dhe mbrohet deri në fund kauza e saj, çështja e arsimit do të marrë rrugë të drejtë. E them me bindje këtë, duke qenë në brendësi të asaj që kemi parë gjatë viteve të shkollimit, ku, ajo që të krijonte më shumë dhimbje e keqardhje, pedagogë me emër dhe përvojë, dukeshin të binin në grackën e shtrembërimeve. Është në nderin e gjithsecilit nga lektorët e universiteteve t’i thërrasin përgjegjësisë për atë që kanë lejuar, por edhe ndërgjegjes për të kontribuar me transparencë krah studentëve, të sjellin ndryshimin e duhur. Stafi i pedagogëve e din mirë ku i dhemb arsimit të lartë sot. Ekziston një e vërtetë që politika ka përzier, shpesh u ka mbyllur edhe gojën të flasin, por sot ka ardhur koha që brezi i ri të çlirohet nga të gjitha gjërat e këqija, të cilat vijnë lehtë, krijojnë pengesa me hendeqe të mëdha dhe dalin shumë ngadalë. Përballja e brazave të studentëve që kanë kaluar gjithë këto vite e ka bërë efektin e vet. Të shumtët kanë kërkuar dhe janë larguar nga vendi, të tjerë kanë synuar një vend sa për të marrë një rrogë, me heshtje apo dhe duke fërkuar shpatullat përgjegjësve që kanë gjetur në zyra, nëse janë punësuar diku. Pra çështja shtrohet: A do munden studentët ta ruajnë “rrethin” e lëvizjes së ndërmarrë, vetëm me hallet e problemet që ata i shqetësojnë? A do të mirëkuptohen midis tyre dhe a mund ta ruajnë këtë jashtë ndikimeve që tentohet t’u imponohen? Nëse po vërtetë, siç janë shprehur shumë intelektualë e dashamirës, do të bëjnë histori në arsimin shqiptarë. Histori do bëjnë edhe më gjerë se kaq. Sferat e jetës tek ne janë mjaft të ngarkuara politikisht. Të gjithë jemi mësuar të besojmë në zgjidhjet politike, pasi kështu është injektuar ky popull që nga monizmi e deri më sot, por “rrethi” i studentëve, i shtrënguar deri më tani, na jep një sinjal të këndshëm: Të kërkojmë kurën për plagën ku na dhemb dhe në momentin e duhur. Kështu do të arrihet tek bashkimi i zërave, të grupimeve shoqërore të të gjitha shtresave. Tashmë, në gati tridhjetë vite demokraci, janë larguar breza të shumtë që mbartën ëndrra dhe shpresuan të shijonin frytet e demokracisë. Ata që ishin në krye dhe të shumtë që vazhdojnë ta shohin me habi e përçmim njeriun e thjeshtë, nuk deshën e s’duan, pse britmat me dhimbje janë shfaqur kudo, ndaj shërimi duhet gjetur tek ilaçi i duhur dhe që u mjafton të gjithëve; bashkimi i zërave në një të vetme kudo, për çdo sektor jetik që të gjithëve na tërheq në ankesë. Zëri i bashkuar, le t’i çelë rrugën punëve me ligje e drejtësi, duke iu kthyer punës dhe çliruar shpirtrat nga mëkati i qëndrimit pasiv e indiferent ndaj natyrës, vendit tonë aq të pasur e të vyer. Është një ogur i mirë që rinia studentore, e cila e ka ndezur pishtarin, ta mbajë lart e të mbetet frymëzim për të gjithë.
Nga Qemal CENAJ
*Mësues, Këshilltar i Bashkisë Mat dhe Qarkut Dibër