BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Po si “dreqin” nuk ju shkon mendja të investoni në rrugën më të trafikuar në Shqipëri!?

Po si “dreqin” nuk ju shkon mendja të investoni në

Shumë fjalë dhe plane të bukura për rrugën e Kasharit dhe Ahmetaqit! Ahmetaq, fantastike si toponim!  Po pra po, që të çojnë në Rinas. Ministrja Balluku  u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati. Ministrja apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Veriut të aksesojnë dy daljet e tjera atë të Kamzës ose atë të Vorës, për t’u lidhur me rrugën e Kombit apo atë të Shkodrës, pasi sipas saj rritja e fluksit të fluturimeve ka shtuar trafikun në këtë aks duke u bërë  pengesë për kapjen e orareve të fluturimeve nga ana e pasagjerëve. Bukur shumë dhe pse ju prishet puna si banorëve atje dhe padyshim dhe veriorëve  kur shkojnë në Tiranë!  Por...?!  Por mirë shumë,  në qoftëse e bëjnë!  Më kujtohet kur Rama u bë nervoz nga greva e studentëve dhe largoi një nga investimet më të mëdha rrugore të infrastrukturës që ka të bëjë me veriun e Shqipërisë.  Atë Thumanë - Fush Krujë dhe diku afër Kasharit më duket! Po të shkosh sot në Vlorë dhe  Korçë  rrugët janë lirë. Po fare lirë. Po ashtu dhe në Berat dhe Gjirokastër!  Mirëpo asnjëherë nuk është lirë as mirë rruga që lidh veriun e Shqipërisë (jo thjesht Shkodrën) me kryeqendrën e Shqipërisë. 13 km e autostradës së pjesës Thumanë - Laç (Milot)  u kryen nga qeveria Berisha dhe u kryen kaq keq e për turp, sa nuk u inaguruan fare në mënyrë definitive. Ajo rrugë tregon se sa keq ishte  cilësia e punës së rrugëve në kohë “Berisha”! Po sot këto 13 km janë dhe mirë apo keq, lirojnë disi tarfikun që sjell Kosovën në Tiranë dhe Durrës dhe veriun e Shqipërisë që bashkë janë 3 milion banorë e janë si taksapagues më shumë se sa vetëm për pushimet në Vlorë, Sarandë dhe Korçë. E kam të qartë se Rama dhe një pjesë e madhe aty ( në qeveri)  besdisen shumë me veriun,  por kjo nuk mund të jetë argument për sa i përket zhvillimit të Shqipërisë! Mund të besidisen me veriorët sepse mbase e kanë trashëgimi familjare dhe krahinore,  por sërish ky nuk është argument për zhvillimin e vendit si nga financa dhe ekonomia, por dhe nga turizmi!  As pjesa e Milot – Lezhë ( premtuar nga Rama)  nuk do që të fillojë, sepse nuk duan pra, ose nuk ja ka qejfi dhe sigurisht as kalimi në tunel në hyrje të Lezhës për të dalë në rrugën e Shkodrës po ashtu nuk nis, sepse me sa duket nuk duan! Por e kam fjalën për rrugën që sapo del nga autostrada “Sali Berisha” ( 13 km pra, nga dalja e Milot në Thumanë)  që nis në Thumanë dhe shkon deri në Fushë Krujë!  Kjo rrugë ka degruaduar dhe nuk ka mirëmbajtje dhe as dikur urdhërin e Ramës për largimin e varrezave të makinave dhe afrimi i shitjes së tyre, as ndërtimet  nuk i pengon kush të vazhdojnë shkatërirmin e saj! Kjo rrugë është më e trafikuara në Shqipëri akoma më shumë se ajo Tiranë Durrës e cila është me dy korsi. Kurse rruga në fjalë është e ngushtë me vajtje ardhje dhe plot rreziqe.  Kjo rrugë është jashtëzakonisht e trafikuar dhe e rënduar natë – ditë, dimër verë dhe tashmë është e degraduar pothuaj plotësisht!  Por as Ballukja dhe as Rama vetë nuk duan ta riparojnë ose të shtojnë një korsi apo ta zgjerojnë për ta bërë më të lehtë udhëtimin e mijra e mijra makianave nga veriu Shqipërisë,  Europa, Mali i Zi  dhe sidomos Kosova!  Nuk duan pra, e kanë problem dhe me sa duken kënaqen pse pjesa që kontribuon me para dhe ekonomi vuan kështu.  Unë nuk them se urrejnë veriorët dhe nuk i duan!  Jo jooooo,  nuk them as ta bëjnë këtë gjë për Shkodranët sepse ato janë pak në krahësim me veriun dhe Kosovën! Unë nuk them se interesohen vetëm për oligarkinë financuese dhe përfituese në jug të Shqipërisë dhe vendet turistike kur ju bëhen tunele dhe rrugë të reja. Jo nuk them, se investojnë aty ku ka interesa të mëdha të plutokracisë shqiptare. Unë them kështu: si dreqin nuk ju shkon mendja, të investojnë në këtë rrugë ku i bëhet mirë dhe interesave të kësaj plutokracie dhe turizmit që ju sjell eurot në Shqipërisë dhe Tiranë?! Ju bëhet mirë vetwes së tyre?!   Si ka mundësi që “oligopolet” e rrugëve dhe interesave të tilla, nuk duan të lirojnë trafikun në këtë bosht të vështirë dhe të shkurtër sëpaku nga Thumana  në Fushë Krujë? Po pra pak kilometra rrugë! Si ka mundësi, si dreqin bën vaki një demencë e tillë. Kaq shumë janë të zëmëruar.? Nuk besoj por nuk di njeriu i shkretë, se ku ta gjejë arsyen e vërtetë të kësaj idiotësie me mos zhvillim ekonomik dhe barazvlerë mes veriut dhe jugut të Shqipërisë si zhvillim. E as bie fjala përfaqësuesit e BE-së nuk e vërejnë këtë disproporcion infrastrukturor në zhvillim me përparësi jugun që sigurisht është shumë mirë që zhvillohet për që nuk mund të jetë kaq mirë kur vëllezërit nga veriu kanë vetëm një “monopat” ose shteg dhishë  si rrugë zhvillimi!?  Si ka mundësi një qeveri socialiste të pranojë një “kokëfortësi” të tillë që në fund tregon budallallëk dhe jo përfitim nga ana e tyre?! Si ka mundësi?  Kur në fakt do të shtonte shumë vota, do të shtonte më shumë fjalë të mira dhe do të shtonte dhe më shumë besim. Sepse kur udhëtojnë dhe mbeten në trafik ose vonojnë dhe harxhojnë litra karburant kot nuk bëjnë asgjë tjetër por shajnë me të parë dhe të mbramë Ramën, Balluken dhe PS!? Unë e di që nuk ju bëhet vonë, por në fund të fundit kënaqësi është kur jua bën rrugën dhe të urojnë kështu bie fjala: kjo Ballukja po na bën disa punë të mira dhe këtej nga ne “malokët”!?  Hahaha bëj shaka,  por sigurisht që shakaja dhe për mua është sëpaku gjysma e të vërtetës! Në fakt, as kjo nuk qëndron. Qendron vetëm një gjë!!! Nuk janë akoma të interesuar nivelet e larta të oligarkisë politiko ekonomike! Kur ata të bëhen të ineresuar, sigurisht për një vit rruga do të jetë shtruar apo investuar!