BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Po si mundet të ketë qetësi ky popull, moj Europë dhe ti Haga cipëplasur?

Po si mundet të ketë qetësi ky popull, moj Europë dhe ti

Maskarada që pritej ndodhi, ndodhi sepse nuk mund të ishte ndryshe. Ajo Europë hileqare e egër dhe tregtare për interesat e veta, mbi kurrizin e popujve të vegjël, por dhe rregullatore për të kënaqur orekset dhe balancat imperialiste sidomos të Serbisë (nga ku mbas saj qëndron Rusia, Franca, Holanda dhe ndonjë tjetër) tashmë së fundi në vazhdën e padrejtësive të saj ka thirrur në Hagë ish-çlirimtarët dhe komanduesit e UÇK-së. Kjo nuk është ndonjë habi e madhe, sepse ajo ka thirrur edhe më parë ish-drejtuesit e UÇK-së dhe më së fundi i ka nxjerrë të pafajshëm që nga Limaj, Haradinaj, Veseli e dhjetra të tjerë. Tashmë së fundi thërret Thaçin, Krasniqin apo dhe ndonjë tjetër zyrtar të lartë dhe ish-komandues të formacioneve ushtarake çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Unë e akuzoj Hagën dhe vetë Europën, sepse ata kanë qenë madje dhe sot janë në një linjë me shovinizmin e egër tradicional të Mbretërisë së Karagjergjioviçit dhe Pasiçit të modernizuar më vonë me “bratsvo - jedintstevo” nga Titua dhe Millosheviçi. Që kurse filloi shpërbërja e Jugosllavisë, Europa shikonte me sy të mirë duke “luajtur me dy porta”. Hera -herës ajo “përkrahte luftën” e popujve kroatë, sllovenë e boshnjakë duke iu “dhimbsur” masakrat e Srebrenicës dhe hera herës shtrohej në bisedime me presidentin Putin për çështjen e Ballkanit. E akuzoj Hagën dhe vetë Europën sepse, ishin pikërisht ata që kërkonin që popujt të mos të vetëvendosin për fatet e tyre, i akuzoj ato si shtypëse të lirisë pavarësisë dhe sovranitetit të shqiptarëve në përgjithësi dhe pjesës tjetër “vëllezërve tanë jetimë”, por me nënë e babë Shqipërinë, që tashmë kjo e fundit është bërë shërbëtore e bindur e interesave të tyre në veçanti. Ta dish ti Europë dhe ngule në vesh mirë, se shqiptarët kurrë nuk kanë për ta njohur Kosovën si shtet më vete, pa qenë e bashkuar me tokën mëmë të një gjuhe, të një territori, një flamuri, kulture e tradite. E akuzoj Hagën dhe vetë Europën si hipokrite e interesave tona kombëtare, duke na bërë thirrje që në fillesat e lëvizjes çlirimtare, se ne nuk duhej të ishim shkaktarë të prishjes së qetësisë në Ballkan dhe gjithë rajonin. Bukur e kishit menduar që të rrinin të qetë shovinistët serbë, ne na duhej të ulnim shpinën dhe të rrinim përherë “paqësorë” që ti vetë të ruheshe mirë, se mos të ftohej prapanica jote e qelbur. Po si mund të ketë qetësi një popull moj Europa dhe ti Haga cipëplasur, kur ai vuan nën sundimin dhe çizmen e huaj? Dhe a është e mundur që një ushtri pushtuese të barasvlerësohet me një ushtri çlirimtare? Unë iu akuzoj ju, si pjesëmarrës direkte në pazaret tuaja të ndyra në kurrizin tonë, sepse ju në fakt, ju e donit Millosheviçin e donit deri në atë pikë, sa ai të ishte sundimtar i Jugosllavisë, por pa luftra dhe pa kryengritje të popujve për liri e pavarësi, që ai t’i kishte nën sundimin e vet. Pra ju dëshironit një sundimtar paqësor. Por ja që ndodhi ajo që ju nuk e prisnit, sepse popujt e këtij rajoni u çuan të gjithë në këmbë dhe në këto kushte, është i kuptueshëm dhe dualizmi i juaj. Sigurisht që e ka dhe shpjegimin. Ju dhe donit që të dobësonit fuqinë dhe rrezikun rus që kini mbi krye, por dhe nuk e kini aq fort për dëshirë ta trazoni ariun e Siberisë kur ai fle qetë-qetë dhe për të mos e mërzitur atë, veçanërisht me shqiptarët, luajtët rolin tuaj aq të dashur e të preferuar që nga Londra e hershme e 1913-ës deri te ajo e 1915-ës, për të çuar drejt mos ekzistencës së vet një ndër popujt më të lashtë të kontinentit, të cilët ju i kini sjellë po aq fatkeqësi, sa dhe vetë pushtuesit tanë historikë. Ja përse ty Europë bashkë me Hagën tënde, unë ju akuzoj sepse jeni direkte përgjegjëse për fatkeqësitë që i kini shkaktuar popullit tonë që nga shekulli i kaluar. Ju akuzoj, se ju ishit ata që nuk latë më mekanizma gjyqësorë qysh prej vitit 1946, ku ju kërkonit t’i jepnit të drejtën Greqisë duke konfirmuar se ishin shqiptarët ata që sulmuan Greqinë, në bashkëpunim me Italinë fashiste dhe sigurisht, si dëmshpërblim ju do t’i jepnit “Vorio Epirin”. Por ja që ju ngeli sharra në gozhdë se në atë kohë kishte burra shteti dhe jo “tutorë kabaresh”, të cilët e kanë nxjerrë mëmën Shqipëri me minifund duke i dhenë dhe një dokument “kurvërie minishengeni” për t’u bërë pjesë e orgjive ekonomike, pse jo dhe politike të Serbisë, sikurse bënë dhe me ujërat detare. Madje jam i sigurt se ju do t’ia jepni Greqisë ujërat tona, për të mos thënë se de fakto ajo i ka marrë ato. Ju akuzoj juve, sepse e kini dëshmuar me fakte që ishit kundër interesave të kombit shqiptar, qysh me të famshmin “Incident të Kanalit të Korfuzit” me një proces tërësisht të manipuluar nga ana juaj, duke konsideruar Shqipërinë jo vetëm si plaçkë tregu, por njëkohësisht dhe si fajtore në minimin e atij kanali. Në një kohë, kur ne nuk kishim as ushkurë për brekë e jo me mina detare. Ja pra sa mëkatarë jini ju ndaj nesh! Por kjo ju nuk ju mjaftoi, sepse dhe atë nismë lufte për liri që ne ndërmorëm, ju kërkuat ta denigronit nëpërmjet një “pushti politik” Dick Marty, i cili i konsideronte çlirimtarët sikur të ishin terroristë. Vetëm me këtë shprehje ai (Diku i Martinajve) e tregoi hapur se barazonte vetveten me Arkanin famëkeq të paramilitarëve pushtues serbë. Por ai që na akuzonte ashtu në mënyrën më cinike, nuk ishte thjesht individ Diku, por ishe ti Europë, ishte zëri yt cinik sëbashku me Hagën tënde, që e ke të mbushur tej e përplot me homoseksualë politikë, të cilët janë kundër rrjedhës natyrale të zhvillimit të popujve, kundër lirisë e pavarësisë së tyre, kundër vetëvendosjes së kombeve e kombësive, sipas të drejtës ndërkombëtare. E drejtë ndërkombëtare?! Po, po e drejtë ndërkombëtare leshi sepse jini ju, ndërkombëtarët e Europës, por dhe të Hagës, që na nëpërkëmbni të parët pikërisht me ligjet të cilat i kini hartuar dhe vet. Por kjo nuk është rastësi dhe ti zuska plakë, nuk je aq budallaçkë sa shtiresh, nuk je e tillë, sepse me veprimin që bëre ti kërkon të barazosh luftën e popullit shqiptar për liri, të barabartë me luftën e dhe tragjedinë e tmerrshme që shkaktuan ushtria pushtuese jugosllave në rajonin e Kosovës dhe gjetkë. Po ti me vërtet mund t’i akuzoje disa nga drejtuesit e UÇK-së, me motivacionin që përse e shkelën betimin ushtarak dhe nuk u bashkuan me Shqipërinë, mundet t’i akuzosh që përse e harruan gjakun e shokëve të tyre dëshmorë, pse jo dhe pse i harruan luftëtarët e gjallë të UÇK-së duke i katandisur në mëshirë të fatit, pra duke u larguar prej tyre, por dhe me qëllim, qëllim ky, që u shërbente interesave të tyre vetjake për tu pasuruar dhe kjo, mbi kurrizin e shokëve të tyre. Por ti këtë gjë nuk e bën, nuk e bën jo pa qëllim, nuk e bën sepse kërkon që në Europë kurrë të mos ngrihen popujt nga shtypja dhe shfrytëzimi i egër, të mos të ngrihen kombet e kombësitë për të drejtat e tyre. Ti ke frikë nga flaka e luftërave çlirimtare, sepse ato i zgjojnë popujt, ke frikë se pse lufta çlirimtare mund të kthehet nga një luftë që ka karakter të çlirimit kombëtar, në luftë dhe për çlirim shoqëror, luftë kjo, që të çon në një botë të re, pa shtypje e shfrytëzim klasor të njeriut nga njeriu. Ja përse ti u trembesh luftërave të drejta të popujve, prandaj unë të akuzoj ty dhe Hagën tënde, për padrejtësitë ndaj popullit shqiptar dhe çështjes tonë të Madhe Kombëtare. Por dije Europë dhe ti Hagë! Ne shqiptarët me hir apo me pahir, me apo dhe pa dashjen tuaj, do të dimë të ngrihemi në nivelin që kërkon interesi ynë kombëtar dhe për këtë, nuk do t’ju marrim juve leje. Hëëë... si thua ti Europë dhe ti Gjykatë e Hagës (që je bërë më keq se gjykatat tona) të rrojmë apo të mos rrojmë ne shqiptarët si thoni ju?! Do na kërcënoni se nuk na futni në Europë? E ç’na duhet apo të na bëni dhe ne si veten tuaj. Dhe po qe se nuk na pranoni, doni apo nuk doni ju, ne jemi nje vend europian, por dhe nëse nuk pranohemi punë e madhe na u prish gjiza!