Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po sikur “incidenti i himnit ” nga ana e Francës... të jetë bërë qëllimisht ?

Postuar: 11/09/2019 - 07:19

Në kodin e etikës së mirësjelljeve diplomatike, është e pranueshme që kushdo lider në botë, i kujtdo shteti dhe regjimi, në raste të shkeljes dhe nëpërkëmbjes të së drejtës dhe respektit reciprok midis shteteve, kombeve e popujve të tyre, të kërkojë ndjesë. Krahas rastësive të patolerueshme, që edhe këto nuk duhet të ndodhin (sepse me një kujdes dhe punë të mirëfilltë paraprake e parapërgatitore serioze, mund të parandalohen), në shumë raste “ndjesa” e kërkuar, ka shërbyer jo vetëm për të maskuar qëllimin e vërtetë të tyre, por edhe për të qetësuar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kështu p.sh: kur Kina i qëndronte përkrah Sllobodan Millosheviçit, kreut të regjimit gjakatar të popujve heterogjenë të bashkësisë jugosllave e sidomos atyre shqiptarë, gjatë bombardimeve të NATO-s, ndodhi krejt “rastësisht” një incident me selinë e ambasadës kineze në Beograd. Në atë kohë, pra në vitin 1999, aviacioni luftarak amerikan i cili udhëhiqte inkursionet ajrore për bombardimin e ish Jugosllavisë, ndodhi që po ky aviacion, të hidhte bombat padashje “mbi rezidencën e ambasadës dhe po botërisht, në atë kohë dihet se ish presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Klinton, u kërkoi ndjesë kinezëve”. Pa u futur në analiza nëse bëri mirë apo jo NATO që ndërhyri në Jugosllavi, më duhet të nënvizoj, se të dhënat dhe faktet e më vonshme, tregojnë se vet Bill Klintoni, kishte dijeni që NATO, do ta godiste ambasadën kineze. Shkurt “ndjesa” e presidentit amerikan, do të shërbente si një “modus vivendi”, për të “qetësuar” Kinën, por nga ana tjetër s’mund të rrimë pa e theksuar se ajo goditje e “rastësishme” ishte një mesazh i madh diplomatik që duhej ta lexonin mirë e me kujdes kinezët. Në pamjen e jashtme, kjo u bë me qëllim jo vetëm të “bindte” autoritetet kineze, por edhe vet opinionin n/kombëtar, i cili nuk besonte shumë te “rastësi e çuditshme” e sulmit ajror mbi ambasadë. Por ja që kështu e ka diplomacia ! Deviza e saj është e tillë, që me pamjen dhe fjalët e zgjedhura, të pabesueshmen ta kthejë në të kundërt të saj, për ta bërë të besueshme dhe në disa raste të tjera më të veçanta qëllimin e egër e armiqësor, ta tregtojë si një dashamirësi të madhe miqësore. Gjithashtu, nuk mund të lemë pa përmendur edhe incidentin e “Dronit shqiptar” në Beograd, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare, mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ky “incident”, si të kishte qenë organizuar nga “Ballist Morina”, ashtu dhe nga vet autoritetet e Serbisë, u bë i qëllimshëm. Mund të ishte i vetmi rast unikal në botë që t’u interesonte të dy palëve. Pse ? Sepse palës së Jugosllavisë së mbetur pa Jugosllavi, u interesonte shumë një ndodhi e tillë (sikurse dhe e përdori më vonë), që ultranacionalizmin e tyre ta mbulonin me akuza kundër Shqipërisë, se gjoja po rigjallërohej nacionalizmi dhe se na paskësh hedhur rrënjë ideja e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Me këtë rast, jo vetëm që Serbia sensibilizonte qarqet reaksionare e shoviniste të Greqisë, Maqedonisë e Malit të zi, por paralelisht, do të krijonte dhe idenë në rrafshin ndërkombëtar se, ja... i shikoni vet se kush janë shqiptarët!.. Ngjarja me “Ballist Morinën”, që fillimisht doli si një hero i përmasave të mëdha, u interesonte dhe qarqeve shqiptare, duke patur parasysh edhe faktin e ëndrrës së bashkimit të territoreve shqiptare në një të vetme. (Paçka se më vonë kryeballistët tanë, do ta burgosnin ballistin e Morinës për ti treguar Serbisë se ja ne nuk jemi pro akteve të tilla) Shkurt, si nga ana e Serbisë të ishte organizuar “incidenti me dronin autokthonus”, ashtu dhe nga pala jonë, apo më saktë nga nacionalistët shqiptarë, kjo ngjarje, bëri bujë të madhe dhe me këtë rast gjuha diplomatike edhe këtu nuk mungoi, midis njëra-tjetrës. Po rasti me Francën? Kush i shtyu francezët për “lapsusin” me Himnin tonë Kombëtar dhe vërtetë të jetë rastësi që në stadium në vend që të ekzekutohej himni ynë të jepej ai i Andorës? Po sikur në Shqipëri në një ndeshje me Francën, të luhej Himni i Algjerisë, ish kolonisë së saj, si do të sillej ajo? Ma ha mendja se nuk do kalonte lehtë. Në stadiumin e Francës, incidenti në fjalë, i kalon kufijtë e rastësisë, sepse fill mbas kësaj “ngatërrese rastësore”, po aq “rastësisht” spikeri i stadiumit, në vend që tu kërkonte falje ekipit shqiptar dhe gjithë të pranishmëve në stadium, i kërkoi ndjesë ekipit të kombëtares..... së Armenisë ! Spikeri i stadiumit gaboi dy herë, sepse nuk duhej t’i kërkohej falje vetëm ekipit tonë shqiptar, por edhe vet publikut dhe tifozerisë franceze, nëse dy popujt konsiderohen miq me njëri-tjetrin. Interesant ! Shumë “ngatërresa” të njëpasnjëshme duke fyer jo vetëm shqiptarët, por dhe qytetin shtet të Andorës, e cila gjysma anon nga Katalonja e gjysma tjetër nga Franca, bile dhe drejtues i saj me Kushtetutë, është Presidenti i Francës. Mos vallë francezët e përgatitën vet dhe qëllimisht këtë “incident”, për të nervozuar skuadrën shqiptare e me këtë rast, duke e njohur shpirtin e shqiptarit e goditën rëndë atë, në krenarinë kombëtare, për ta patur më të lehtë fitoren? Mund të jetë dhe rastësi, por ja që ngrihen shumë pikëpyetje. Përtej këtyre deduksioneve logjike, ka dhe një fakt interesant, madje edhe ky shumë i “çuditshëm dhe krejt rastësor”. Nuk ka si mos të të vërë në mendime ngjashmëria e përbashkët e flamujve tre ngjyrësh (kuq- blu e bardhë), të Francës, Rusisë, Serbisë dhe Holandës, të cilat çuditërisht janë rreshtuar dhe përbashkuar në një qëndrim reaksionar drejtvizor e të njëtrajtshëm, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve! Të jetë dhe kjo një koeçidencë e rastit? Me këtë rast unë nuk besoj në sinqeritetin e Emanuel “Mikronit”. Më falni dhe i kërkoj ndjesë për “ lapsusin”, por desha të them Makronit!

Nga Ylli Meçe

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë me Elvis Naçin.

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe

Postuar: 06/12/2019 - 07:08

Turi i kryeministrit shqiptar për ndihmë dhe padyshim sensibilizim të miqve, vendeve që na rretho

Postuar: 05/12/2019 - 07:18

Shumë pyesin, përse Enver Hoxha i refuzoi ndihmat e jashtme ofruar për rastet e tërmeteve?

Postuar: 05/12/2019 - 07:16

Për ata qindra e mijëra qytetarët të mbledhur për të drejtat e tyre më 21 janar 2011, zëvendës kr

Postuar: 05/12/2019 - 07:14

Në të gjitha situatat, qeveria ka detyrimin kushtetues të organizojë tërë punët për të drejtuar s