BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Po sikur të mos godasim biznesin e mesëm dhe të madh?

Po sikur të mos godasim biznesin e mesëm dhe të madh?

Në planin me tre pika për të përballuar krizën energjitike, vendimi për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe për biznesin e vogël, ishte lëvizje e duhur e qeverisë. Për shumë arsye. Së pari, rritja e çmimeve e ardhur nga mallrat e importit godet menjëherë dhe fort shtresat më në nevojë: të varfrit, të papunët, pensionistët dhe biznesin e vogël. Së dyti, brenda në tregun tonë, muajt e fundit u vu re rritja e çmimeve me 8-12 për qind për bulmetrat, bukën dhe karburantet. Së treti, me rritjen e karburanteve, shumë mallra dhe shërbime të tjera (p.sh. transporti publik, ai privat, etj.) do të nisin shumë shpejt të rriten dhe kjo do të bjerë sërish mbi kurriz të shtresave me të pambrojtura. Mirë qeveria mbrojti më të pambrojturit, po me biznesin e mesëm dhe të madh, që punëson mbi gjysmën e punonjësve dhe kontribuon me 70 për qind të të ardhurave në buxhetin e të gjithëve, si do t’i bëhet? Do të ndodhë rritja e tarifës së energjisë elektrike për biznesin e mesëm dhe të madh? Nëse po, kur? Ndoshta qeveria do të marrë kohë përpara se sa ta kryejë këtë lëvizje. Do të dojë të shohë se si do të venë çmimet në bursën energjitike në Europë, nga ku ajo importon energji edhe tani që flasim. Për datën 13 tetor 2021, çmimi mesatar i energjisë ishte 209.52 euro për Megavat (MWh), me ulje në krahasim me çmimin e datës 10 tetor (tre ditë më parë), kur në pik (kohën me konsum më të madh të ditës), energjia u shit me 227.18 euro për MWh. Të mos harrojmë se pesë ditë më parë, më 9 tetor, çmimi në bursë ishte 320 euro Megavati! Në pesë ditë është ulur me 50.6 për qind! Më 1 janar 2015, për shkak të reformës në sistemin tonë energjetik (u hoqën fashat e mbrojtura), qeveria i caktoi çmimet për familjarët 9.5 lekë për kW/orë, për bizneset e vogla 11 lekë për kW/orë dhe për bizneset e mesme dhe të mëdha 14 lekë për kW/orë. Tarifat e vendosura ishin më të lartat në rajon, për vende të krahasueshme me ne në fuqinë blerëse, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Për këtë arsye, qeveria vendosi të ndihmojë me rimbursim rreth 200 mijë familje në nevojë (shtresa të varfra, të papunë, familje me vetëm pensionistë, bizneset e prodhimit të bukës, etj.). Lind pyetja, nëse qeveria i qëndron Planit me tre pika që shpalli kryeministri të shtunën dhe e vë Entin Rregullator të Energjisë (ERE) të rrisë çmimin për bizneset e mesme dhe të mëdha, çdo të ndodhë? Menjëherë do të kemi një shtim të çmimeve me efekt domino për të gjitha mallrat dhe shërbimet në nivel 45-55 euro shtesë në muaj për familje. Janë mesatarisht 6 mijë lekë të reja në muaj. Nuk janë pak. Mjaftojnë të zhysin në varfëri të plotë edhe 40-50 mijë familje me të ardhura modeste. Rritja e çmimeve të mallrave të importit, e cila po ndodh pavarësisht vendimeve të qeverisë sonë këtu (Italia po e shton çmimin fundor të energjisë me 40 për qind dhe po shtrenjtohen të gjitha mallrat që importojmë prej andej), do të sjellë edhe ajo një kosto shtesë, të paktën një mijë lekë të reja në muaj. Gjendja do të bëhet shumë e rëndë, gati e papërballueshme. Do të jetë shumë vështirë edhe për vetë qeverinë, pavarësisht se nëse rrit çmimin e energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha, duket se një pjesë të barrës së krizës ua kalon atyre. Në fakt, ato shumë shpejt do ta kalojnë koston e rritur (ndoshta pjesën më të madhe) në çmim. Dhe qeveria do të jetë përballë premtimit të saj për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël, por kësaj radhe me një kosto shtesë shumë më të madhe, nga sa po të mos e kishte rritur çmimin. Vetëm për të përballuar një kosto shtesë prej 50 eurosh në muaj për çdo familje të prekur fort nga kriza energjitike dhe rritja domino e çmimeve (edhe rriten çmimet nga mallrat e importit edhe i shtojmë ne duke rritur çmimin e energjisë elektrike brenda vendit për bizneset e mesme dhe të mëdha), duket se do të bëhet fjalë për të paktën 300 mijë familje për t’u ndihmuar deri në qershor 2022. Ose një ndihmë ekonomike në formë rimbursimesh prej afro 150 milionë eurosh në 9 muaj tetor 2021-qershor 2022. Kjo e rrit faturën e përballimit të krizës energjitike nga 200 milionë eurot shtesë për energjinë e importuar të planifikuara në Planin me tre pika të qeverisë, në 350 milionë euro! E vetmja dritë e qartë në fund të tunelit është që qeveria të rezistojë sa më shumë pa ua ngritur çmimin e energjisë elektrike bizneseve të mesme dhe të mëdha, si dhe të kemi lajmë të mira me çmimin e energjisë për Megavat gjithnjë në ulje në bursën e Hungarisë, ku referojmë çmimet për blerjen e energjisë.