BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Po sot opozitë, më thuaj si je, si “vezë kllëngjkë” e rënë përdhe...

Po sot opozitë, më thuaj si je, si “vezë

...Në “furrikun” e opozitës (furriku, është vëndi ku pjellin pulat), ka mbetur vetëm “veza kllëngjkë” Basha, “një vezë e prishur që shërben për t’u orientuar pulat”. Kështu u mblodhën edhe aleatët e Bashës në një koalicion të madh opozitar që do ta bënin qeverinë Rama, “copë e cikë” për zullumet e shumta të tij dhe qeverisë që drejton. Këto “pula” aleatë, do të lëshonin me shumicë “vezët” e të ardhmes, do të “ngopnin” qytetarët shqiptarë dhe do t’i shpëtonin njëherë e mirë ata nga “uria” ku i kishte katandisur Rama, me postet që do të merrnin në “qeverinë hije” Basha 1! Nuk ka kaluar ende viti kur aleatët e Partisë Demokratike, u betuan se ata do të ishin një opozitë e fortë dhe do ta “shpartallonin” Ramën me gjithë qeverinë e tij. Askush nuk pretendonte që qeveria Rama nuk ishte e korruptuar si edhe çdo qeveri tjetër që ka ardhur në këtë “mavri” tranzicion e në këtë “neveri” sistem! Betoheshin e stërbetoheshin aleatët opozitarë se “qeveria Rama, do të marrë tatëpjetën”, se “oligarkët e Ramës do të shpartallohen” dhe “Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm dhe qytetarët do të hanë me “lugë floriri”” etj. etj. dhe Basha, i lyer e i përlyer me xhel, ecte serbes në krye të protestuesve teksa ithtarët e tij hidhnin gurrë e flakadanë mbi kokat e qytetarëve e të forcave të rruajtjes së rendit. “Kryeministri” i ardhshëm qeshte me kërshëri tek disa prej ithtarëve të tij nxirrnin urrejtjen jo ndaj qeverisjes Rama, por ndaj dyerve të ndërtesës Kryeministrore dhe i mbanin atij iso me shpresë se së shpejti do të kishin një kryeministër “masovik” që dinte në majë të gishtave jo vetëm ekonominë, por edhe strategjinë e politikës, aritmetikën, shkencat ekzakte dhe ato të natyrës, dinte edhe të këndonte Himnin Kombëtar, më mirë se Luciano Pavaroti apo të psoniste në pazar. “Mua, së shpejti do të më shihni kryeministër dhe do të shihni me sytë tuaj se ç’do të bëj unë”! “Qeveria ime, nuk do të korruptohet kurrë dhe xhepat e oligarkëve të Ramës, do t’i zbrazim për t’ua dhënë juve qytetarëve më të varfër të Europës”! Orët e mbasdites gumëzhinin nga britmat e protestuesve për t’ua lënë vendin “foleckave” të Televizioneve që mbjellin jo pak përçarje, ku aleatët e Bashës hynin rëndë rëndë nën peshën e llafeve boshe se do të marrin 40, 70 apo mbi 100 deputetë dhe Rama do të përfundojë në “burg”! Krekoseshin këta aleatë të tipit Ndoka, Mediu, Idrizi, Monika & Co të cilët ishin aq shumë kundër një të vetmi Rama, duke të krijuar përshtypjen sikur do ta “shqyenin” atë me gjithë “brekushe”. Të gjithë “kakarisnin” sikur të ishin krerët që mbrapa u vinin “taborët”, pavarësisht që nuk u kishte mbetur asnjë “taborxhi” në partitë e tyre “fantazma”. Nga ana e tij presidenti, po në këto “fole” televizionesh deklaronte me pompozitet: “Në qoftë se Edi Rama, merr 71 mandate unë nuk do të firmos qeverinë e tij, do dorëzoj Presidencën e do të dal në rrugë bashkë me qytetarët”! Sa shumë i janë dhimbsur qytetarët... Ishte ky një premtim prej burri dhe fjalën e dhënë “e mbajti” sepse është nga Skrapari siç shprehej vetë, nuk e them unë sepse kam respekt për skraparllinjtë për gjithçka kanë bërë dje në luftë dhe mbas çlirimit, por jo ky president që për ideal të tij ka patur vetëm pushtetin, karrigen! Po sot? Sot opozita, është në “pikë të hallit” dhe sikur të mos mjaftonin “këmkat” e Bashës, na edhe “grushti” i Berishës, që po i jep Partisë Demokratike, goditjen përfundimtare për të bërë të mundur që kësaj partie, t’i jepet shansi për t’u krijuar nga fillimi dhe që t’i jepet kjo mundësi i duhet të shpartallohet që të themelohet, apo të “turbullohet që të qetësohet”! Goditjen, po ia jep ai që e themeloi, të themi, ai edhe do ta shkatërrojë… Ky është fillimi dhe fundi i një misioni, i një partie pa ideale, i një krijuesi pa asnjë fije dhembshurie as për partinë, as për Shqipërinë dhe si ideal të tij ka parë vetëm karrigen e pushtetit të tij personal. Po aleatët e koalicionit ku janë? Të gjithë ia kanë mbathur dhe po ia mbathin si “minjtë” duke e lënë në “furrik”, vetëm “Kryeministrin e ardhshëm” që të vetmen shpresë tashme e ka tek aleati i tij strategjik, Amerika, që siç shprehet e mori atë vendim për sakrifikimin e “babait” të tij politik për të mos u prishur me aleatin strategjik, në kundërshtim me çdo rregull statuor të vet partisë. Aleatët, tashmë janë mësuar duke u hedhur sa andej këtej, duke bërë marrëveshje edhe me “djallin” si LSI-ja, Medinjtë e Republikanes, Ndokat etj. nga të fryjnë erërat e interesave. Unë, nuk marr fare parasysh vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Berishës dhe kjo është një e drejtë e atyre dhe as po marr parasysh bëmat e shumta të Berishës, por do të më mjaftonte vetëm një fakt i thjeshtë, vetëm nja dy pyetje të thjeshta për t’i vërtetuar mbarë opinionit që “varrmihësi” i vetëm i të parës parti opozitare, është ai që e krijoi, në “përleshje” të rrepta me “hirin” e komunizmit që kishte perënduar. Në qoftë se në sistemin e kaluar, kishte një komunist të vërtetë, ky ishte Sali Berisha dhe në qoftë se edhe gjatë shembjes së komunizmit kishte një njeri që kërkonte ta mbante në këmbë komunizmin, përsëri ky ishte Sali Berisha që i drejtonte mirënjohje Presidentit të fundit komunist. Sot, sa më shumë kohë kalon nga shembja e komunizmit, aq më me egërsi bërtet Sali Berisha për “shpartallimin” e tij pikërisht për t’i hedhur hi syve mbarë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Sali Berisha, u bë “trim” vetëm mbi “fantazmën” e komunizmit që me aq zell dhe “trimëri” po e lufton sot, bashkë me ithtarët e tij për të bindur ndonjë “mbetje” nga e kaluara se ai është një demokrat i vërtetë. Vallë, cila është ajo forcë, që e shtyn këtë njeri, në këtë moshë për të ndërmarrë një aventurë të tillë për rrëzimin e “pjellës” së tij Basha? Mos vallë ka të ardhme? Mos vallë i dhimbset partia apo Shqipëria? As njëra as tjetra! Thjesht është inati i tij hakmarrës për t’iu kundërvënë aleatit strategjik duke e ditur më mirë se askush tjetër se çfarë i ka bërë ai këtij populli e këtyre qytetarëve. Nuk thotë më kot populli që “qorri e gjen gropën vetë” dhe ky tashmë në grahmat e fundit, kërkon pikërisht “gropën” që ka hapur vetë, “gropën” që u ka hapur të tjerëve. Të vijmë tani tek nja dy tre pyetje që mund t’i bëjë çdokush me logjikë të ftohtë. Mos vallë Edi Rama është kaq i aftë sa të marri edhe mandatin e tretë, e të pretendojë të marri edhe atë të katërt e të pestë, apo nuk ka kundërshtar dhe është “me një sy midis qorrave”? Së dyti, kush është ai që po i jep goditjen përfundimtare Partisë Demokratike, siç ia ka dhënë edhe Shqipërisë, siç po ia jep edhe “kukullës” që e vendosi për vazhdimin e “berishizmit” të Partisë Demokratike edhe pa Berishën apo më mirë të themi me Berishën mbrapa “perdes”? Kush e vendosi Bashën dhe e la si “litarin” mbi “varrin” e kësaj partie përderisa më mirë se kushdo “kukullën” Basha e njihte Berisha dhe askush tjetër? E vendosi atë për të vazhduar reformimin e kësaj partie, apo e vendosi për të shpartalluar përfundimisht këtë parti me një kryetar të tillë amator që duket qartë se ku po e çon? Bashën edhe një buf kënete, e ka të qartë që nuk ka aftësi më shumë nga ata që i la jashtë listave si Patozi, Topalli e shumë të tjerë. Është pikërisht kjo taktikë që është ndjekur nga paraardhësit e tij të sotëm e të djeshëm, që për të zgjatur sa më shumë qëndrimin në pushtet, duhet të kesh rreth vetes sa më shumë injorantë dhe jo të ditur sepse ata e sfidojnë një udhëheqës amator që nuk udhëheq me alternativa, por me mllefe! Nuk duan këto as mend dhe as kohë për t’u menduar. Ja t’i marrim me radhë... Rama nuk është aq trim dhe nuk ka ato rezultate me qeverinë e tij, as në dy mandatet e para dhe nuk do të ketë siç e thonë gjasat, as në mandatin e tretë, i cili po konsolidohet si i pazëvendësueshëm. Kjo dihet nga të gjithë. Së dyti, është e qartë si drita e diellit që Berisha, nuk e la “mëkëmbës” të tij Bashën për merita sepse po të jetë për meritat e Bashës, atë nuk ka ku ta zërë “qeni” nga humbjet dhe disfatat! Berisha e njihte më mirë nga çdo njeri tjetër Bashën edhe si njeri edhe si dy herë ministër i Transporteve dhe i Brendshëm edhe si kryetar bashkie nën qeverisjen e tij edhe si… Si Ministër i Transporteve, e “fëci” me shpërdorimin e miliona eurove dhe drejtësisë ia hodhi me një raport mjekësor. Mundet të mos jetë kështu, por drejtësia, nuk ka folur për të kundërtën! Si ministër i Brendshëm u akuzua si vrasës në bulevard, si kryetar bashkie e “cofi” duke fjetur gjumë e nuk ka nevojë ta vazhdosh më tej si përçarës i partisë, e largimin e shumë figurave të njohura, si humbës recidivist. Po kush qëndron atëherë? E vërteta është që Berisha, e vendosi Bashën që “litari” Berisha të ishte jashtë “varrit” ku do të futej PD-ja sepse Berisha e dinte më mirë se askush tjetër që Basha do ta shpartallonte PD-në siç edhe e ka shpartalluar. Ku i ka dhënë provat si kryetar opozite Basha? Asgjëkund përves pakënaqësive e rrëmujës që ka shkaktuar në PD nën drejtimin e tij amatoresk me “tamtame” të dala boje si “kur të behëm unë kryeministër juve do të hani me lugë floriri”. Këtë mund tj’u thotë qytetarëve vetëm atëherë kur një udhëheqës e di që me punë e tij ka fituar besimin e qytetarëve dhe ata të zgjedhin vetë pa qënë nevoja të thuash “më votoni mua që të shpëtoni nga oligarkët e Ramës, pa të shihni se si drejtoj unë”! Asnjëherë Basha nuk ka bërë zgjedhje të rregullta kur është zgjedhur si Kryetar i Partisë dhe kjo falë mbështetjes nga ana e “babait” politik, Berishës. Është e qartë si drita e diellit që Berisha, nuk e vendosi Bashën për të mirën e Partisë, por e vendosi për dy arsye madhore. E para, që ai të kishte në dorë Partinë Demokratike dhe së dyti sepse Basha, ishte mik i familjes së tij. Shumë herë ka rënë “zjarri” në Partinë Demokratike për shkak të “zjarrvënësit” Basha, por Berisha, ka fërkuar duart. Vetëm kur “zjarri” rra tek oborri i tij, atëherë dha “alarmin” dhe sakaq e shiti “pjellën” e tij dhe tani kërkon të rrëzojë me çdo kusht këtë kryetar që ka “luftuar vetëm për karrigen e tij” dhe nuk i ka ngjarë “babait” që ka një jetë që “lufton për interesat e Shqipërisë”! Po cila është e ardhmja? E ardhmja, është tepër e zymtë edhe për “babain” edhe për “kolopuçin” e tij që pretendonte të bëhej kryeministër!