BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Opinion / Editorial

Po të ishte pak më folklorik Basha...

Po të ishte pak më folklorik Basha...

Kjo lëvizje e fundit mes Kryeministrisë dhe Presidencës, është fillimi i fundit i llogarive mes llojit "ADN" e përbashkët në politikë! Në fakt, është një "dashuri" e re që po plas dhe që ka të projektuar në kulm si 2 marsin dhe që me pak fjalë është "Rilindja" e dashurisë së vjetër të Ilir Metës për PS-në. Sigurisht për PS-në dhe jo kaq shumë në mbrojtje të institucioneve, sepse nëqoftëse ke PS-në, sundon partinë më të madhe dhe të sigurtë politikisht në trevat shqiptare, ke dhe pushtet të gjatë dhe institucione. Në fakt, PS-në zotit Meta nuk ja la Nano (ai ishte i qartë se çfarë dhe si bënte Meta) në fillim dhe ai iku duke bërë LSI-në dhe sigurisht duke ndihmuar Ramën (kundër Nanos) të bënte pastaj - Rilindjen brenda PS-së. Por këtë gjë sot presidenti nuk ka dëshirë ta pranojë biles as ka dëshirë ta flasë dhe pse sulmin realisht e bën ndaj Rilindjes së Ramës, e cila është copëza, elitokracia sunduese dhe pushtet mbledhëse e PS-së. Meta e di qartë se nuk mund të jetë i madh, akoma më i madh se sa e ka bërë PS-ja ditën e votimit si President po nuk ishte dhe Kryetari i saj. I PS-së pra! Por pengesa është pikërisht "Rilindja" dhe padyshim miku i tij i "Internacionales Socialiste Shqiptare" të Shkodrës me paktin "Berisha out" në para fitoren e vitit 2013-të, pikërisht në Shkodër, që është Rama. Asnjë institucion shteti dhe demokracie në bulevard, nuk mund të merret dhe përdoret, por sidomos fitohet përgjithmonë pa Partinë Socialiste. E themeluesi i saj (Meta) në vitin 1991 kur Rama ju thoshte "komunistët duhen vrarë" e di shumë mirë këtë gjë. Megjithatë ky është momenti "lufta brenda llojit" dhe është histori e vjetër kjo, por që sot bëhet për një të majtë e cila nuk është më e tillë. Nuk ka parime të tilla, nuk jeton dhe nuk punon si e tillë dhe për më tepër, është një turp ta konsiderosh realisht e majtë demokratike. Megjithatë unë e kam fjalën te një diçka tjetër ndërkohë që po ndodh kjo që sapo shpjegova më sipër. E kam fjalën te pamundësia e PD-së, partisë së ngritur për të qenë pjesë reale e demokracisë dhe e transformuar nga SB-ja në një tabor tashmë të vogël krahinorësh kot, fëmijëve të përkëdhelur si demokratë kot dhe që përfitojnë po aq kot, të të përjashtuarve qëndrestarë të marrë në qafë, të persekutuarve në periferinë politike pse kanë bërë kritika dhe vërejtje, të të ikurve mbasi kanë humbur postet dhe të të përjashtuarve sepse lidershipi i kishte bezdi. Por kryesisht parti e aprofitatorëve pa ideal jo vetëm të djathtë, por as njerëzorë dhe që duan ta kenë partinë si lopën e tyre personale. Po pra e kthyer në një batalion militantësh, që më tepër i shërben atyre që quhen të majtë dhe që janë në pushtet apo që janë të djathtët e vetëm që ka ky vend. E kjo sepse Lulzim Basha nuk ka një veti e cila do t’i shërbente të ishte realisht lideri i "përkryer" i PD-së dhe i barabartë me Berishën, Ramën dhe Metën. Kjo veti që i mungon Bashës është folklorizmi (politik) në mungesë të madhe sjellje dhe përballje me turmat dhe individët në Shqipëri. Basha është thjesht një fëmijë i llastuar politikisht, i katapultuar kushedi dhe padrejtësisht, por nuk është folklorik. Padyshim është grotesk në shpërthimet e tij dhe shpesh herë fallco në interpretim, por nuk është folklorik. Ai nuk ka delirin e syve, ulërimën e egërsisë së fjalës së Berishës, pantomimat, veshjen dhe batutat folk-ironike të Ramës dhe përbetimet, kërcënimet, fantazitë folklorike të Metës. Por kjo gjë Bashës i ka bërë keq, sepse kjo shoqëri, ajo parti ku është ai dhe sidomos ky moment super folklorik, populist korruptiv grotesk, që kjo kohë ka në botë - nuk mund ta ndjekë Bashën deri në fund. E tani atij po ja bëjnë protagonistin të tjerët, sepse kanë një veti më shumë për shoqërinë shqiptare, që është "folkpolitika".

Po pra që Lulzim Basha nuk e ka mësuar kaq qartë, nuk e interpreton mirë dhe nuk e ka me sa duket as pjesë të edukimit të tij në vegjëli dhe adoleshencë. Nuk është as artist si Rama që ta luajë si pjesë dhe as origjinal "primat" folklorik në ADN si Berisha dhe Meta. E është për të ardhur keq vërtet! Se si një i shkolluar në Holandë nuk është në gjendje për kaq vite që ka në opozitë dhe pushtet, që ka pasur mundësi të mëdha financiare dhe politike të mos arrijë vetëm për një cen të tillë, të sundojë politikën shqiptare për të bërë dhe PD-në sot të rivendikohet nga shumë aty dhe ky si kryetar e ka të vështirë të bëjë turmë të vërtetë (jo në mobilizim të të tjerëve) që t’i vijë pas. Po të ishte pak më folklorik Basha, kundërshtari i tij (në letra) Rama nuk do ta kishte të lehtë me të. Po të ishte paksa më folklorik Basha as SB-ja dhe pse është i fuqishëm në terren dhe periferi, por dhe pjesërisht në pallate, nuk do të mund të kishte epërsi dhe të bënte trim folkloristin e radhës gjithmonë dhe pa ndalim. Po të ishte pak më tepër folklorik as Meta nuk do të guxonte kaq shumë në politikë, sepse sigurisht nuk do t’i takonte gjë si i tretë zyrtar politikisht që është. Po të ishte pak më folklorik, mbase do të kishte zgjidhur shumë gjëra që sot janë jo pezull, por rëndojnë në kurrizin e të gjithëve. E kam fjalën dhe për kurrizin e vetë politikës. Si ka mundësi që nuk ka kuptuar se po të jetë pak më folklorik do të sundonte "shpirtrat" si periferikë dhe ata suburbanë të PD-së dhe do tju bënte qejfin dhe atyre që nuk janë të vendosur?! Do të kishte trembur me anën e folklorizmit me "kacabunj" pushteti dhe ata që pastaj të bëhen kundër, sepse mbase ju kthen njëherë të vetme fjalën ose nuk ju realizon njëherë premtimin. E ka kuptuar apo jo se pa folklorizëm nuk sundon tavolinat dhe nuk i mjafton ndihma e kryefolklorikut SB për këtë gjë? Apo jo? Sepse ndryshe nuk të kuptojnë shqiptarët! Biles as të huajt, sepse edhe ata e dinë se po nuk ishe folklorik - nuk mban dhe përmban turma dhe shoqërinë në Shqipëri. Nuk e kupton dot Basha se grotesku nuk e zëvendëson kurrë folklorin. Kurrë, asnjëherë. E bukur është se ose nuk ja thotë kush ose ai nuk dëgjon, sepse më duket e pa arsyeshme që një mik i tij të mos ja ketë shpjeguar. Nja dy i di unë që e kuptojnë këtë mangësi të tij dhe atë mundësi primare që duhet ta mbushë këtë boshllëk! Prandaj them sikur të ishte pak më folklorik Basha.