BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’
x
BREAKING NEWS

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti
x
BREAKING NEWS

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse
x

Opinion / Editorial

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me

(Letër mikut tim për çështjen e luftës dhe fitores )

Unë pajtohem me ty miku im dhe në parim të jap të drejtë se një ndër problemet madhore e cila me të drejtë dhe ka tërhequr gjithë vëmendjen e opinionin botëror, është çështja e luftës në Ukrainë. Sapo more njoftimin se Haga ka shpallur në kërkim n/kombëtar, për krime lufte V. Putinin dhe se ndaj tij, ajo na paska lëshuar dhe një “urdhër arresti” u entuziazmove aq shumë, saqë si duket as nuk arrite ta kuptoje se ky ishte thjeshtë një ”Show evropian”,për të shkëputur vëmendjen nga thelbi i asaj ç’ka po ndodh me Ukrainën në të vërtetë. Që cari i ri i Kremlinit V. Putin e meriton të dënohet e them dhe unë 100 herë. Po mos vallë kjo i përjashton ish presidentët amerikanë deri te Bideni i sotëm , që “në emër të paqes” të ndërmarrin madje dhe të përligjin të gjitha agresionet që mbas luftës së dytë botërore mbi vendet dhe popujt e planetit tonë që numërohen me dhjetra e dhjetra të tilla ? Lufta në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse ravijëzim i kufijve të zonave të influencës midis superfuqive, por nga ana tjetër kjo luftë veçanërisht për të gjitha megakompanitë e industrisë së prodhimit dhe të shitjes së armatimeve( të cilat aktualisht në botë janë më shumë se njëqind e nga ku gjysmat e tyre jane amerikane, pra zënë vendin e parë, teksa Rusia qëndron në vendin e dytë), pra për të gjitha këto megakompani, lufta është dhe sa te ekzistojë imperializmi një domosdoshmëri e madhe, sepse pa luftëra nuk do të kishte as prodhim por dhe as mbrojtje te interesave jetike të tyre dhe nuk është rastësi qe paketa e ndihmave ushtarake amerikane është më shumë se tre miliardë dollarë, pa folur këtu për armët qe USA i shet Evropës nga i ashtuquajturi “rreziku rus”. Shpërbërja e kampit socialist dhe roli që pat ndërmarrë ish URSS për të qenë nje superfuqi për të përballur gjasme USA-n dhe NATO-n e humbi misionin e vet brenda kësaj bashkësie, veçse Rusia nuk mund të pajtohej kurrësesi me situatën e krijuar. Amerika mbas kësaj shpërbërje, por dhe NATO kuptohej se dilnin më të forta. Po pse ? Sepse tashmë Rusia jo vetëm se do futej tërësisht hapur në rrugën imperialiste, por me humbjen e aleateve( dhe pse pjesa më e madhe e tyre etnikisht popuj sllavë) do të ishte e vetme, kështu, do ti duhej të shumëfishonte energjitë e veta për të konkurruar denjësisht superpotencen amerikane në fushën ekonomike. Por imperializmi në fazën e lartë të zhvillimit të tij kërkon dhe e hedh shikimin në zgjerimin e territoreve.( qofshin rusë, amerikane, kineze etj) Në shumë vende ai këtë objektiv e arrin me anë të influencës ekonomike duke shfrytëzuar dhe ngritur atje, për qëllimet e veta, qeveri të bindura e kukulla servile dhe ku has rezistencë ndërhyn me forcën e armeve. E thënë hapur me luftë e kërcënime. Pra lufta me sa vërejmë, nuk na qenka gjë tjetër, veçse realizim i mëtejshëm e në vazhdimësi i politikës ekonomike, por tashmë me mjete më të forta dhune. Besoj e ju e dini që për të përdorur këto mjete, imperializmi si një perandori e tipit të veçantë , ai ( pra imperializmi) ngre dhe mban në këmbë ushtrinë e vet dhe me këtë rast, merr një zhvillim të madh industria e prodhimit të mjeteve të luftës. Por lufta or mik i dashur, është një përleshje e armatosur një gjakderdhje e madhe sidomos kur ajo zhvillohet nga imperializmi dhe mësoje mirë për të mos e harrur kurrë, se harxhet i paguajnë popujt si ata që nisin bijtë e tyre ne luftërat agresive, por dhe ata që bien në mbrojtje të Atdheut. Në epokën e sotme konkurrenca ndërimperialiste është dhe ka arritur në një faze të tillë, sa që po kërcënohet seriozisht paqja në botë duke e çuar atë në pragun e luftës së tretë botërore dhe kur shprehem “paqja”, duhet te nënkuptojmë thjeshtë situatën relativisht paqësore të globit, sepse ne fund te fundit atje ku ka imperializëm nuk ka kurrë paqe. Ju diku shpreheni se marrëdhëniet e një vendi në politikën e jashtme janë marrëdhënie interesash. Sigurisht që ashtu është, por kjo deri në atë pikë sa të mos prek interesat e sovranitetit lirisë dhe pavarësisë se një populli. Kjo nuk do të thotë që në emër të së ashtuquajturës ” marrëdhënie interesash” popujt dhe kombet, të kërkojnë aleanca me një imperializmin, për tu mbrojtur nga një imperializëm tjetër, sepse kështu si e mendoni ju, do të thotë që popujt e gjithë globit të ri grupohen nëpër këto perandori te reja e të bëhen mish për top për interesat e tyre, pra të ndërsehen kundër njeri tjetrit sikurse ndodhi në Luftën e Parë 1914 -18. Popujt kurrë nuk duhet të përdorin çadrën imperialiste për të shpëtuar kokën, sepse atë çadër imperializmi e ka për kokën e vet. Po si i bëhet ? Në këtë rast popujt duhet te lidhin aleanca, por me njëri tjetrin dhe jo me vrasësit e tyre, për t’i thënë “ndal” dorës gjakatare të imperializmit, ashtu sikurse beri populli italian që kur trupat imperialiste të ushtrisë italiane të rrethuar në Vlorë ( Lufta e Vlorës 1920 ) kërkuan ndihma me ushtare, populli refuzoi te dërgonte bijtë e tij mish për top për interesa te imperializmit italian në Shqipëri madje që ta dish ti ata u përleshën dhe me forcat qeveritare,si në Brindisi , Ankona Trieste (Rivolta di Arditi) Ju për të përligjur këtë merri si shembull luftën e Kosovës dhe deklaroni se pa ndërhyrjen e NATO më 1999, Kosova nuk do kish fituar. Jo miku im jo ! Kjo që shprehni ju është krejtësisht parulle disfatiste e propaganduar enkas nga imperializmi pse jo dhe nga vet Serbia. Të pyes ty : Përse populli kroat, sllovak dhe boshnjak fituan ndaj Serbisë? Mos vallë ata janë më luftarak se shqiptaret ?Jo aspak nuk janë të tillë! Aty e kishim NATO-n dhe vet Amerikën me Evropën kur na thoshin “te ruanim gjakftohtësinë te mos e kthejmë Ballkanin ne një fuçi baroti”( me këtë indirekt na akuzonin se ne ishim luftënxitsa e jo çlirimtare, veç kur e panë dhe u bindën se brenda kullës së Jasharajve 1998, ishte shpirti i një populli të tërë në revoltë, kur e vërejtën se formacionet, por dhe aktiviteti luftarak i UÇK-se po zgjeroheshin çdo ditë dhe se nuk kish më kthim mbrapa nga rruga e nisur drejt lirisë, atëherë ndërhyri NATO dhe Amerika. Dhe jo pa qellim. Me këtë Amerika donte tu thoshnin Rusisë e Serbisë se këtu është kufiri i interesave tona strategjike dhe nga ana tjetër, donin te krijonin bindjen se pa Amerikën, Kosova kurrë nuk do e fitonte kurrë luftën; gjë që nuk është aspak e vërtetë. Për fatin e keq ,kjo ide tashmë është ngulitur ne mendjen e shumë shqiptarëve duke formuar kështu një grupim brenda te cilit jeni dhe ju. Po a do fitonim ne dhe pa Evropën e Amerikën?! Domosdoshmërisht ne do fitonim! Sigurisht do zgjatej ca koha e luftës çlirimtare, do kishim më shumë dëme e dëshmorë, por ama do fitonim në mënyrën më të padiskutueshme. Thënia e B. Klintonit” : Ne e çliruam Kosovën, ndërsa juve tashmë ju takon ta ndërtoni atë” është afirmim i plotë se lirinë na e dhuruan amerikanët se ne shqiptaret nuk paskëshim qenë të zotë. Çudi si fitoi gjysma e Vietnamit kundër gjysëm milionë ushtarëve amerikanë!!..Çudi si paska fituar Gj. Kastrioti kundër një ushtrie 10 herë më të madhe në numër që aso kohe as nuk njihej fare Amerika. Eureka... ! Ja përse të dërguarit e Evropës na akuzonin, se ishim terroristë e jo çlirimtare, që do të thosh se ne na kishim vendosur në një balancë me falangat paramilitariste e militariste te shovinisteve serbë të Arkanit e Milosheviçit. Në fund, në mënyrën më djallëzore ju më pyetni: Po mirë me cilët jeni ju me “ne”( amerikanet) apo me “ata” për rusët. Sigurisht e kini fjalën se cili imperializëm duhet te mbështetem. Jini krejtësisht gabim miku im, sepse unë nuk mbështes dhe nuk jam as me “ne “( amerikanet) dhe as me “ata“( rusët), por jam me çdo popull që lufton për liri e pavarësi për identitet dhe çlirim kombëtar e shoqëror, pa i varur shpresat dhe u mbështetur te një imperializëm, për të shpëtuar nga tjetri. Unë jam për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tim qe ta ruajmë vet ne shqiptaret dhe jo hapësirën ajrore të na ruajnë shovinistet greke te “megalli idhese” dhe ujërat detare te na i rruajnë italianet, te cilët përherë na kanë ardhur nga deti. Ju kini dijeni se ne vitin 1997 divizioni i XXll i fanterisë greke kishte grumbulluar trupat përgjatë kufijve tanë jugorë dhe bënte stërvitje komando shtabi me tematike “ Veprimet e komandës dhe shtabit te divizionit të fanterisë për kapjen e “Vorio – epirit” ? (duke pritur urdhër për ndërhyrje). Ja pra ky jam unë...