BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Po vaksinës, por asnjë urdhër nuk sundon të drejtat për punë dhe mësim!

Po vaksinës, por asnjë urdhër nuk sundon të drejtat

Sigurisht që arsyet “no vax” janë tashmë krejt të dyshimta dhe shpesh herë të dëmshme! Sigurisht unë që po shkruaj dhe pse e kam kaluar Covid 19-të mbas disa muajsh shkova të marr (bëj) dhe vaksinën kundër virusit tashmë të shëmtuar prej dy vitesh në botë. Sigurisht që teoritë konspirative dhe padyshim mes tyre dhe “Bill Gates dhe George Soros” janë marrëzi gjysmake të kohës por... Por, po aq marrëzi janë dhe largimi nga të drejtat e njeriut me urdhëra dhe në shfrytëzim të pandemisë. Sa marrëzi është modeli “no vax” me arsye të dobëta, po aq në mos më shumë është dhe shfrytëzimi i pandemisë dhe modeleve të saj, për t’iu hequr njerëzve të drejtat që demokracitë kanë bërë në jetën e tyre si të vjetra dhe të reja qofshin. Në qoftë se ato “no vax” kanë bindjen se po bëjnë diçka të drejtë të tyre, ato të “Pandemikraci-së” me qëllim të keq, po e shfrytëzojnë Covid 19-të, për të realizuar një limitim të të drejtave të njeriut, të atyre bazë dhe atyre akoma më të rëndësishme si puna dhe mësimi apo lëvizja! Vaksina duhet bërë dhe kjo është që duhet diskutohet, por ka shumë individë që nuk duan ta bëjnë! Kanë fobi, frikë, apo nuk ua lejon religjioni kjo tashmë nuk ka rëndësi, sepse kur fillon propagandën dhe nxjerr urdhëra e penalizon të drejta të njeriut kushdo që nga Brukseli dhe deri në Tiranë - po bëjnë faj! Ja Asambleja Parlamentare e Europës çfarë thotë dhe ka vendosur: Asambleja Parlamentare e Europës: Vaksinat kundër Covid-19: konsiderata etike, ligjore dhe praktike Debati i Kuvendit më 27 janar 2021 (Sesioni i 5 -të) (shih Dok. 15212, raporti i Komitetit për Çështjet Sociale, Shëndetit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, raportues: Znj. Jennifer De Temmerman). Teksti i miratuar nga Asambleja më 27 janar 2021 (seanca e 5 -të). Rezoluta 2361 (2021)Nga rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës kam përzgjedhur pikat e mëposhtme: 7.3 Në lidhje me sigurimin e një marrjeje të lartë të vaksinave: 7.3.1 sigurohuni që qytetarët të informohen se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe se askush nuk është nën presion politik, shoqëror ose presion tjetër për t'u vaksinuar nëse nuk dëshiron ta bëjë këtë; 7.3.2 të sigurohet që askush të mos diskriminohet për mos vaksinimin, për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore ose mosdëshirimit të vaksinimit;7.4 në lidhje me vaksinimin Covid-19 për fëmijët: 7.4.3 të sigurojë që dëshirat e fëmijëve të merren parasysh siç duhet, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre; kur pëlqimi i një fëmije nuk mund të jepet, sigurohuni që marrëveshja të sigurohet në forma të tjera dhe se ajo bazohet në informacion të besueshëm dhe të përshtatshëm për moshën; 7.5 në lidhje me sigurimin e monitorimit të efekteve afatgjata të vaksinave Covid-19 dhe sigurisë së tyre: 7.5.2 përdorin certifikatat e vaksinimit vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar për monitorimin e efikasitetit të vaksinës, efekteve anësore të mundshme dhe ngjarjeve negative. Këto (pika) jo nga unë as nga ato “no vax”, por nga institucioni më i lartë europian i ligjeve! Kështu që as qeveria jonë dhe pse duhet përshëndetur për vaksinimet dhe lirinë gjatë verës – nuk mund të bëjë të “bukurën” e urdhrave kundër ligjeve! Sot, kur thonë se – studentët nuk do të futen në aula dhe mësuesit po ashtu dhe nëpunësit “jo në punë” duhet të marrin parasysh jo vetëm se janë ligjërisht kundra Parlamentit të UE, por dhe kundër nenit nr 17 të Kushtetutës së Shqipërisë! Në kushtetutën e Shqipërisë, si puna dhe mësimi janë të mbrojtur me ligj, por ka dhe pjesën e të drejtave. Ja çfarë thotë neni numër 17-të: Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut... E para, kur kufizon duhet shpallur Emergjenca dhe ajo bëhet vetëm një muaj. E dyta, çdo kufizim bëhet me ligj kushtetues dhe jo me urdhërat e VKM, as me Urdhërat e Ministrisë së Manastirliut dhe as me VKM-të e Ramës! Por me ligj që kërkon mbi 84 vota! E mësimi e puna si të drejta janë kushtetuese. Nuk i thua do të ikësh nga puna ose nga mësimi askujt - se ke nxjerrë urdhër për vaksinim. E sigurisht kufizimi duhet të bëhet me peshën dhe përpjesëtimin e gjendjes. Po pra dhe asnjëherë të tejkalojë Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut, që e kemi detyrim si shtet. Nuk mund të persekutosh për mos dashje të vaksinimit asnjë shtetas. Nuk mundesh dhe pikë! Tani, Parlamentin Europian jo dhe Kushtetutën e Shqipërisë jo dhe Konventën Europiane jo, po mirë, kush është që nuk e di “atje lart” se me urdhëra, kanë fituar si fashizmi dhe komunizmi! Po pra, kanë imponuar urdhërin dhe pastaj e kanë kthyer në ligj! Pastaj kanë vrarë dhe shkelur njerëzit. Po ekzagjerohem për të kuptuar se pikërisht kështu fillohet. Përkujdesja shëndetësore është e domosdoshme po aq sa liria dhe të drejtat e saj. Shëndeti dhe liria, janë të paprekshme. Në fakt në një shtet jo të lirë, shtet skllavërie nuk do të kishim as – shëndet! Shpesh ndodh që jepet jeta për lirinë. Tani përhapjen e sëmundjes e bëjnë si të pavaksinuarit dhe të vaksinuarit, por dhe ata që e kanë kaluar. Studentët që nuk duan të vaksinohen dhe pse e kanë gabim, nuk mund të ndalohen, por duhet të paraqesin një test të shpejtë se nuk janë sëmurë. Pa hyrë në derë të universiteteve. Nuk janë të infektuar, vazhdojnë me maska dhe rregulla, kur janë të infektuar do të karantinohen. Po kështu dhe në zyra dhe mësuesit. Përndryshe çfarë? Do ti lësh pa punë, pa shkollë? Pa ngrënë!? Jo nuk e bën dot, sepse nuk të lejon ligji! E ti nuk ke një ligj tjetër që sipërkalon atë, që mbron të drejtën për punë dhe mësim. Teste të shpejta dhe të paguara nga shteti dhe kjo gjë rregullohet. Të gjithë duhet të vaksinohen, por asnjë udhër nuk sundon të drejtat për punë dhe mësim.