Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po vjen era marrëveshje pozita - opozitë

Postuar: 18/05/2019 - 07:36

Dy ditë më parë, opinioni publik papritmas u informua se PD & LSI dërgoi në KQZ listën e komisionerëve për në procesin zgjedhor të 30 Qershorit me argumentin për të mos lejuar punën normale në zgjedhjet e 30 Qershorit.Ky veprim ishte krejt i papritur nga opinion mbasi mund ta quajmë se PD & LSI sapo kanë bërë një hap për të qenë aktorë dhe faktorë në zgjedhjet vendore të ardhshme. Fakti që dy partitë e mëdha të opozitës do të përfaqësohen me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 Qershorit, por jo me popull, kushdo mundet ta quajë se ky është hapi i parë drejt një marrëveshjeje pozitë-opozitë, gjë të cilën po e pret me shumë ankth mbarë shoqëria shqiptare, por edhe opinioni ndërkombëtar.

Por mirë është qëtë kthejmë vëmendjen tek shkaqet e kësaj krize. Le të marrim në analizë ku ndodhet sot Shqipëria, ku po sundon një situatë plot tension dhe krizë politike tejet të tensionuar. Mjafton të evidentojmë shkaqet që opozita ka ngritur gjer më sot. Krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i drogës, shit-blerja e votave e të tjera, akuza të forta në drejtim të PS, e cila sot po qeveris vendin e vetme, janë shkaqet që u krijua kjo situatë e pazakontë. Nëse pjesa kryesore e opozitës së bashkuar (PD & LSI) kanë vendosur që të shkojnë drejt një marrëveshje me PS, kjo është një gjë shumë e mirë, është një hap mjaft pozitiv për fatet e vendit, por PD & LSI për këtë vendim duhet të sqarojnë edhe aleatët e tyre PAA, PR, PBDNJ, LZVK dhe PDK, të cilët kanë qenë konseguentë në krah të kauzës që ngriti PD muaj më parë. Fakti që në Tiranë po organizohen protesta të forta, tregon se opozita ka shkaqe të forta, të cilat po shqetësojnë sot shqiptarët. Faktori ndërkombëtar është përpjekur mjaft që mazhoranca dhe opozita të ulen në bisedime për të gjetur gjuhën e përbashkët që kjo klimë plot tension të zgjidhet mirë e pa probleme madhore për shqiptarët. Shqipëria është në prag të një momenti historik për hapjen e negociatave me BE, ndaj opozita pikërisht për këtë arsye mund të marrë një hap për të dalë nga kjo situatë dhe krizë politike me qëllimin për të qetësuar zemërimin e përkrahësve të opozitës, për qeverisjen plot probleme dhe skandale. Nëse PD & LSI kanë menduar kështu, ky është një hap shumë pozitiv, por pyetje është, a do të mund të qetësojnë dhe qartësojnë mbështetësit e tyre lidhur me kauzën që ngriti PD që në fillimet e saj? Sot ka zëra se mbështetësit e fuqishëm të PD nuk e parapëlqejnë bashkëpunimin e ngushtë me LSI dhe anasjelltas, edhe mbështetësit e LSI nuk parapëlqejnë një bashkëpunim me PD. Kauza që PD projektoi, a do të kuptohet nga ithtarët e saj? Gjithsesi, në thelb nëse PD ka vërtetë dëshirë dhe mendimin për të ndryshuar qëndrim, pa dyshim ky hap është shumë i mirë, një marrëveshje PD me PS do të bëjë që ujërat shumë të trazuara në politikën shqiptare, të shkojnë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm ose të një qetësie të përkohshme. Por pyetja është; si do të mund arrihet një marrëveshje PD-PS? Unë parashikoj se Rama mundet dhe duhet të tërhiqet nga posti i kryeministrit me qëllimin që opozita të ketë më shumë hapsirë dhe besim se zgjedhjet nuk do të blihen me para të drogës dhe nuk do të vidhen me huliganë partiakë. Pa dyshim, do të ketë edhe shtyrje të zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën, si edhe herë të tjera. Ndërsa për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme mendoj se nuk do të ketë, mbasi një hap i tillë mundet të krijojë precedent, që kur të vijë PS në opozitë (është e sigurtë se PS me këtë qeverisje opozitën e ka të sigurtë), edhe ata mundet të bëjnë një kërkesë të tillë, gjë që do të krijojnë kërkesa dhe trazira zinxhir të herëpashershme.

Gjykoj se tërheqja e Ramës nga kryeministër është në të mirën e vendit dhe në të mirën e partisë së tij. Së pari kjo krizë e thellë politike do të gjejë zgjidhje të paktën për momentin dhe Shqipëria të shpresojë për hapjen e bisedimeve me BE, por një tërheqje e Ramës nga kryeministër, pa dyshim do të jetë një hap shumë pozitiv dhe reflektim për qeverisjen e tij plot problem në këto 6 vite. Nëse Edi Rama ka besimin se ai dhe partia e tij votohet në shumicë dominuese, atëhere me vullnet, me ndërgjegje dhe me bindje, ai duhet të largohet nga posti shumë i lakmuar i kryeministrit dhe ky vendim i tij, do të vlerësohet mjaft si një vendim politik në të mirën e vendit të tij.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, të cilët duan që kjo situatë me shumë tension politik të zgjidhet sa më parë, edhe unë shpresoj se tashmë ka ardhur momenti që të shikojmë dritë jeshile në fund të tunelit politik shqiptar. Le të presim dhe të besojmë se po vjen “era marrëveshje pozitë-opozitë”, gjë që shqiptarët do të jenë më të qetë për të përballuar jetesën e tyre të vështirë.

Nga Zenel ÇELIKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd