BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x

Opinion / Editorial

Poeti dhe atdhetari Aleksandër Stavre Drenova, autori i himnit kombëtar të flamurit

Poeti dhe atdhetari Aleksandër Stavre Drenova, autori i himnit

Aleksandër Stavre Drenova i njohur më pseudonimin Asdren,lindi në Drenovë të Korçës dhe vdes 11 prill 1872 në Bukuresht më 11 dhjetor 1947 në moshën 75-vjeçare. Ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, që është edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë. Në fshatin e lindjes ndoqi shkollën fillore në gjuhën greke dhe sapo kishte nisur gjimnazin në Korçë kur i ati i ve Stavri Thimiu vdiq, duke e lënë kështu trembëdhjetëvjeçarin jetim. Vjeshtën e vitit 1885, me dy vëllezërit më të mëdhenj mbërritën në Bukuresht. Punoi në fillim si qymyrxhi e çirak, më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe për një kohë të shkurtër pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit. Në janar 1899, qe ndër themeluesit e Qarkut të studentëve shqiptarë, i cili në mars të 1902-shit u shndërrua në shoqëri me emrin Shpresa, e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar Kristo Dako. Verën e vitit 1899, kur ishte 27 -vjeç, u kthye në Korçë duke kaluar nga Stambolli për ta vizituar vendlindjen për herë të parë si i rritur. Pasi ndenji 5 muaj në vatrën dhe mjedisin e fëmijërisë, u kthye në Bukuresht. Në 1905-ën ishte mësues në një shkollë shqipe në Konstancë, kurse 1 vit më vonë u bë kryetar i degës së re të shoqërisë "Dija" në kryeqytetin rumun, shoqëri e cila qe themeluar së pari në Vjenë. I entuziazmuar nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, zbriti në Durrës pranverën e 1914-ës për të përshëndetur kryetarin e sapocaktuar të shtetit, princin Vilhelm Vid, nga i cili shpresonte të emërohej si arkivist në administratën e re mbretërore. Pas një vizite të shkurtër në Shkodër, u kthye në Bukuresht në korrik të 1914-ës. Vitet më pas vazhdoi të marrë pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në Rumani, pasi u hap konsullata shqiptare në mars 1922, u emërua sekretar i konsullatës. Bëri një vizitë tjetër në atdhe në nëntor të vitit 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, me shpresë se pas kaq vjetësh shërbimi ndaj shtetit shqiptar do të merrte pension shtetëror. Ndenji ca kohë në Tiranë dhe pastaj bëri një vizitë në Shkodër, ku takoi Gjergj Fishtën në shkurt 1938.Në fillim përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939-ën dhe shkroi Credere, obedire, combatere, por rrëmuja e shkaktuar nga pushtimi dhe lufta ia bëri fare të qartë dhe me dhimbje se shpresat për pension qenë të kota. Prandaj u kthye përsëri në Bukuresht në korrik të vitit 1939, ndërkohë që Evropa po përgatitej përsëri për luftë. Vdiq në skamje më 11 dhjetor 1947, në moshën 75-vjeçare.Asdreni nisi të shkruajë poezi dhe të botojë artikuj që në fillim të shekullit XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Faik bej Konica tek Albania. Në 1904-ën botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me 99 vjersha, Rrez diélli, që ndahet në 5 cikle: Atdhesie, Fushore, Mendimtare, Dashurie, Satirike, të ndara këto sipas tematikave të ndryshme. Rreze dielli ia kushtoi Skënderbeut. Vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke.Vëllimi i dytë i Asdrenit, Ëndrra e lotë, e botuar në Bukuresht në 1912-ën, shfaq një pjekuri më të madhe. Kjo përmbledhje, po me 99 vjersha si e para, ndahet në 5 cikle: Atdheu, Natyra, Mendimi, Bukuria, Të Ndryshme dhe i kushtohet udhëtares dhe mikes së Shqipërisë Edith Durham.Rritja e mjeshtërisë në formë, stil e teknikë dhe zgjerimi i gamës ideore e tematike bie në sy edhe më shumë në vëllimin e tretë poetik të Asdrenit Psalme Murgu, po në kryeqytetin rumun në vitin 1930. Psalme Murgu përbëhet nga katër cikle: Flaga e vatrës, Vallja e jetës, Ngjyra ylberi, Lule dhe gjemba. Asdreni rimerr të njëjtat tema, por i trajton në forma të reja poetike. Kjo vepër, sipas Elsie-t, shënjon hyrjen e frymës moderniste në letërsinë shqiptare.Përgatiti vëllimin e katërt "Kambana e Krujës", të cilin nuk arriti ta shohë të botuar. Në këtë vepër patosi patriotik u rikthye si në veprën e parë, duke mpakur elementin universal të veprës pararendëse.Eshtë marrë me studime dhe në paraqitjen e tij ka fjalë simpatie vezulluese për bujqër ndër vjershat e tij. Eshtë autori i Himnit Kombëtar të Flamurit.