
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Pogradeci dhe rrethinat në bashkëjetesën fetare

Shkruar nga Zenun Fero 21 Nëntor 2023

Është libri më i fundit i autorit Muharrem Xhydollari, (Hudënishti) Pogradeci është një libër me mesazhe për bashkëjetesën, të jetuarit së bashku me të tjerët, në marrëdhënie të caktuara, është një pakt i rrallë ndërfetar. Autori është nisur për të plotësuar ndjenjën e lexuesve në bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe në rrethin e Pogradecit, tashmë në duart e lexuesve, studiuesve dhe historianëve etj. Muharrem Xhydollari, është një nga studiuesit më të mirë në Rrethin e Pogradecit, i angazhuar në fushën e gazetarisë e publicistikës. “Pogradeci dhe rrethinat në bashkëjetesën fetare”, është libri i pestë i këtij autori. Libri, nuk ka mllefe, nuk ka hakmarrje, është shkruar me gjakftohtësi, vërtetësi, pa zbukurime. Ka dhimbsuri, pasi autori banon në SHBA, që nga viti 2001, ku jeton me familjen e tij. -Libri është shkruar duke përdorur burime të sakta të mendimit të Pogradecit, në krijimtarinë gojore, në personazhet biblike më të prekshme, etj. Shkrimtari i madh,Hygoi ka theksuar: ‘Të besosh është fuqia e dytë, e para është të duash’’. Edhe libri i autorit Muharrem Xhydollari është mesazh atdhedashurie i cili përshkruan gjithë librin. Kryefjala e librit është vendlindja, Pogradeci.. Këto mesazhe të bëjnë të ndalesh, të meditosh, dhe të reflektosh. -Atdheu fillon nga familja, ushqehet dhe mbështetet prej saj, rritet në përmasa të reja, kur del nga familja bashkohet me vendlindjen e madhe. -Në Pogradec, libra për krishterimin, ka shkruar studiuesi dhe historiani Gjergji Gusho, “Mbi përhapjen e krishterimit dhe të kishave në rrethin e Pogradecit”. Pogradec-2000. –Një punë e përkushtuar e këtij studiuesi dhe në shtypin e kohës, dhe në gazetën ‘’Mokra’’ nga viti 1999-2023, libri është mbështetur në dokumenta historike, në letrat shqip, në krijimtarinë gojore të banorëve të Pogradecit. Pellazgët, në epokën parahistorike ishin paganë, pse besonin ne shumë perëndi, dhe kulti më i përhapur ishte ai i diellit. Në shekullin e parë, pas vdekjes se Jezu Krishtit, Pali u kthye në kristian dhe bëri krishterimin një fe botërore. Feja kristiane u bë më njerëzore, e bëri njeriun më guximtar ndaj të ligës, dhe i zbuti plagët e shpirtit. Pse njeriu beson, se ka nevojë për burim shprese, për burim humanizmi, për ilaç qetësues, sidomos për rastet e këqija, për njerëzit në nevojë. -Krishterët me paganët kanë qenë në konflikte të ashpra, mbijetese. Paganët nuk pranonin krishterimin, dhe i ndiqnin dhe i vrisnin. Historia botërore ka shumë raste, por krishterimi fitoi në misionin e tij. Lufta vazhdoi, tre shekuj deri vitin 313, kur perandori Kostandin, e shpalli krishterimin fe zyrtare, dhe dënoi kulti pagan. –Me ndarjen e Perandorisë romake, në vitin 395, dy Perandori, në atë romake dhe në atë bizantine, ku kultet dhe besimet fetare krishtere u përhapën gjithnjë e më shumë, dhe kjo qëndroi 10 shekuj deri vitin 1385, ku u pushtua nga osmanët. Në vitin 395 shumë pushtues të huaj sulmuan vendin, si dyndje e hunëve, gotëve, avarët e tjerë. Ata shkatërruan kishat e Ballkanit, u masakruan klerikë, u vranë shërbëtorët në kisha, e tjerë. -Në vitin 475-565 shumë pushtues sulmuan Shqipërinë por ai qëndron në mbrojtje vendin dhe si pasojë e ekzistencës së kishës e besim. Për këtë perandori Zenon, caktoi me çdo kusht: “Çdo qytet duhet të ketë peshkopin e vet”. -Në viti 1054, u bë ndarja e kishave në kisha katolike të Perëndimit dhe në kisha ortodokse të Lindjes. Pogradecit i takoi krishterimi ortodoks, dhe në shekullin e 10-të, si një qendër e rëndësishme fetare, në Shqipërinë e Jugut, u bë Ohri, prej të cilit vareshin krahina e Pogradecit, Korçës e deri Shpati i Elbasanit, e tjerë. -Feja ortodokse, e realizoi misionin e saj me besimtarët, fetarët të fesë vet, krijoi hierarkinë e saj klerikë, priftin, murgun, infrastrukturën, krijoi arsimin fetar. -Përfaqësuesi i fesë ortodokse ishte prifti, fjala vjen nga greqishtja e vjetër “vë në lëvizje, ka vullnet të bëjë, e të kryej diçka’’. Ndërsa feja ortodokse e mori emrin ne vitin 1054, nga greqishtja “Orthos’’-i drejtë, dhosa ‘’lavdi” dhe mësim, besim, besim i drejtë i vërtetë. Besimi Mysliman, lindi në shekullin e 7-të, nga Muhameti në vitin 622. Fjala Islam ka pesë shkronja, e çdo shkronjë ka një kuptim: - I- lirë - S- sjellje - L- lumturi - A- ardhmëri - M-mirësi. Hegeli ka theksuar: “Islami është vazhdimi i Judaizmit, që vjen nga pozitat kristiane’. Islami është dashuri dhe ndjenjë. Teologët arabë, po thuajse të gjithë ishin edhe mjekë. -Në Shqipëri myslimanizmi osman në vitin 1385, në fillim u përhap ngadalë dhe në shekullin 16-17- të u përhap gjerësisht, nga masat që mori feja myslimane. -Në regjistrimet osmane të vitit 519, Mokra kishte 8660 krishterë, dhe ishin 30 myslimane, dhe kjo më vonë shkon duke u rritur. Në hapat e para të pushtimit osman të Ballkanit, 87% e popullsisë ishte krishterë, por sulltanët osmanë ndoqën një politikë të ekuilibruar “edhe kulaçin dhe kërbaçin” Krahas ‘’shpatës‘’ dhe defshirmesë’’, si një taksë antinjerëzore ndërsa Sulltan Murati I, Mehmeti II, e Sulejmani ndoqën edhe politikën e tolerancës fetare. -Në pamundësi për t’i bërë ballë pushtuesit osmanë me anë të luftës, një pjesë e aristokracisë shqiptare u nënshtrua, pranoi vasalitetin dhe u konvertua ne islamizëm, duke u bërë dhe përcjelljen e islamit në Arbëri. Si bërthamë e përhapjes së Islamit, në shtresat e gjëra të popullsisë arbërore shërbeu ‘’Vëllazëria myslimane‘’, si shprehja më e lartë e devotshmërisë ndaj Islamit. Në vitin 1720 mbi 80% e popullsisë në rrethin e Pogradecit ishin konvertuar në besim mysliman, kjo strukturë e popullsisë mbet e pa ndryshuar deri në ditët tona në vitin 2023. Në rrethin e Pogradecit, nuk e ndryshuan besimin krishterë ishin: - Fshatrat Lin pjesërisht, Peshkëpi, Tushemisht, Qyteti Pogradec pjesërisht. - Në Gorë fshati Nicë. - Në Mokër fshati Podgozhan, Pevelan Pleshisht, Llëngë, një lagje Hoshteçë. -Lufta midis fesë krishtere dhe fesë myslimane ka qënë e gjatë e përgjakshme. Feja krishtere nga viti 1159-1967 kishte ndërtuar mbi 50 kisha në rrethin e Pogradecit, dhe kishin dhënë kontributin e tyre fetar në vitet mbi 31 klerikë. -Feja myslimane në Pogradec nga vitet 1720-1967 ka ndërtuar xhami, në 1967 Mokra e Sipërme, kishte 7 xhami dhe 7 klerikë, një tylbe bektashiane në fshatin Çezmë e Madhe. -Në Mokërën e Poshme nga fillimi deri ne vitin 1967, kur u prishën xhamitë ishin 14 xhami të ndryshme, nga infrastruktura dhe 14 klerikë myslimanë. -Pas vitin 1991, kur u lejua besimi fetar është ndërtuar një xhami ne fshatin Vërri dhe një në Senisht. -Në Shqipëri në shekullin e 19-21-të ishin 3-4 fe, por një kulturë. Dy besimet, katolike e ortodoks ishin me kryq, kurse besimi mysliman jo. Të tre besimet kishin pranuar ndërsjelltazi ligjshmërinë e secilit dhe kjo ka qenë: - Baza e paktit të rrallë, e bashkëjetesës fetare. Filozofia e paktit “Bashkëjetesa fetare ‘’ ishte e thjeshtë, besime ishin tre, por komb një. Në fillim bashkëjetesa fetare kuptohej vetëm si mirëkuptim mes dy kishave të krishtere ndërsa në shekullin e 20-të bashkëjetesa fetare, ka një kuptim të ri, gjithë përfshirës, që ka të bëjë me dialogun, e bashkëjetesën mes feve të ndryshme. -Gabimet që kishin bërë fetë mund të ndreqeshin me anë të kulturës, njerëzit e ushqyer me kulturën e bashkëjetesës fetare do të gjenin vetë rrugën e duhur për te Zoti. Ndryshimi i feve, do të shkaktonte turbullira, konflikte, gjë që do të sillte edhe pengimin e projektit të kulturës së përbashkët, të besimit fetar shqiptar. Në Shqipëri në shekullin e 19-20-të u krijua një kulturë e përbashkët me orientimin perëndimor, për të cilën kontribuuan: • Myslimanet, bektashinjtë, Naim Frashëri, Sami Frashëri, e Avdyl Frashëri. • Ortodoksit, Jani Vreto, Mihal Grameno, Fan-Noli • Katolikët, Pasko Vaso, Atë Gjergji Fishta e shumë të tjerë nga gjitha fetë. Bashkëjetesën fetare e kemi në Pograde: - Për lirinë e Shqipërisë, midis kapedanëve myslimanëve e krishterëve janë me emër në libër. - Për hapjen e shkollës shqipe në rrethin e Pogradecit, nuk veçoheshin kush ishin krishterë e kush ishin myslimanë. - Poeti Llazar Gusho (Lasgushi Poradeci ) kishte shoqëri e miqësi të veçantë me Shefki Muçollarin, Vërdovë. - Klerikët ortodoksë, bënin vizita të klerikët myslimanët dhe ata myslimanë tek ortodoksit. Ata u jepnin besimtarëve të tyre mesazhe të mira. - Punonin në bujqësi bashkë, myslimanë e krishterë, sipas nevojës që kishin secili. - Ndihmonin njeri-tjetrin në stanet e Lenies, ish pranë për njëri-tjetrin. - Nuk kishin të ndara besimet fetare në manastirin e Llëngës, shkonin myslimanë e të krishterë. - Janë bërë fejesa, martesa midis myslimanëve e krishterë dhe kjo ka lidhur më shumë bashkëjetesën fetare. - Festat fetare i kanë bërë së bashku, duke uruar njëri tjetrin - Bashkëjetesa fetare, sukses epokal, ka bërë të habitur vëzhguesit Europianët, e ndërkombëtarët. Është një nga ngjarjet më të mëdha në botë. Kjo bashkëjetesë fetare, jo vetëm që bashkoi besimtarët, por hapi rrugë të reja bashkëpunimi, Shqipëri –Europë. Në fund dua të bëj një falenderim për të gjithë autorët që kanë shkruar për Pogradecin, dhe autorin Muharrem Xhydollari (Hudënishti) për këtë libër sa interesant aq edhe tërheqës për vetë temën, sa interesante aq edhe të prekshme duke e vlerësuar këtë si një akt të lartë moral e atdhetar.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
