BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Policët tanë për gjynah dhe denglaxhinj

Policët tanë për gjynah dhe denglaxhinj

Prej ditësh kryelajm në çdo media vizive dhe të shkruar ka qënë arrestimi i grupit të korrupsionit me uniformat e policëve dhe i zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda. Aq shpesh janë përmendur emrat e tyre sa jam i sigurtë se ndonjë maniak lajmesh, nga hutimi dhe dëgjimi kaq shpesh i emrit të tyre, i ka thirrur të zonjës së shtëpisë së tij o Edlira o Rovena. Është për t’u përshëndetur në të vërtetë veprimi i SPAK-ut ndonëse është jashtë pritshmërive të publikut shqiptar që sy e vesh pret me padurim “peshkun e madh”. Nëse “peshk i madh” është një arkë me peshk atëherë i bëj thirrje SPAK-ut të vijë të më vërë edhe mua prangat se në dhjetëra kronika televizive që kam bërë për hallet dhe problemet e peshkatarëve në portin e Zvërnecit, ata në shenjë mirënjohjeje dhe respekti më kanë shpërblyer edhe me ndonjë arkë peshk. Si unë edhe kolegë të tjerë. Ndryshe ata të uniformave. Shpërdorimi në këtë rast nuk duhet trajtuar vetëm në shumat financiare që luajnë gjatë këtij tenderi, por edhe për faktin se ka të bëjë me paraqitjen vizuale të policëve që janë gjithë ditën e ditës nën vëzhgimin e syve të qytetarëve. Nuk është thelbësore, por është parësore paraqitja sa më hijshëm e tyre, sepse është kontakti i parë me atë që përfaqëson forcën e një shteti. Përballimi me një polic që shkëlqen me uniformën e tij, por edhe pse ta fshehim, që është edhe i fortë fizikisht të shton respektin ndaj tij dhe të bën të ndjehesh më i sigurtë në jetën e përditshme. Jemi vite larg nga fillimet e demokracisë kur nisur nga emergjencat, policët shqiptarë vishnin ç’të gjenin dhe nuk ishte çudi kur shikoje të tillë që ngjyrë tjetër kishte këmishën e ngjyrë tjetër pantallonat e në shumë raste pa kapele. Iku njëherë e mirë ajo kohë kur polici shqiptar njëherë vishte këpucë e në ndonjë rast edhe atlete. Forcimi i financave të shtetit, por edhe ndihma nga shumë shtete të tjera që asnjëherë nuk i kanë munguar Ministrisë së Brendshme kanë bërë që tashmë uniforma e policit shqiptar të jetë e admirueshme. Por nuk është kjo gjithçka. Parësore është dhe duhet të jetë niveli profesional i policit shqiptar. Që në momentin e veshjes së uniformës ai duhet të jetë i bindur se nuk përfaqëson më vetëm vetveten, por është përfaqësuesi i shtetit të tij. Nuk mjafton vetëm mirësjellja në komunikimin me qytetarët, por së pari vendosmëria në zbatimin e ligjit. Përballimi edhe i situatave ku vihet në rrezik vetë jeta e tij. Sakrifica për të qënë edhe ditë të tëra larg familjes së vet. Të gjitha këto nuk arrihen me “urdhër të peshkut”, por përmes gërshetimit të punës së atyre që kanë për detyrë në përzgjedhjen e seleksionimin e kandidatëve që duan të jenë pjesë e forcave policore dhe përpjekjeve të vetë atyre të përzgjedhur për një detyrë të tillë. Nëse për seksione të veçanta të Policisë së Shtetit si Renea e Shqiponjat është bërë një punë pozitive në këtë drejtim, ka të tjerë që përballen çdo ditë me qytetarët që nuk janë në nivelin që kërkohet. Këtu ka të bëjë edhe vëmendja që vetë shteti ka ndaj këtyre forcave. Kjo vëmendje duhet shtrirë edhe në plotësimin e kushteve familjare ndaj këtyre forcave që ata të jenë mendjefjetur për familjarët e tyre dhe tërë përkushtimi të jetë në detyrë. Fatkeqësisht në këtë drejtim ka mangësi nga më të pabesueshmet. Nuk bëhet fjalë këtu për personelin e këtyre forcave që punojnë nëpër zyra sepse vëmendja ndaj tyre ka qënë e stërmadhe. Ato tashmë janë të kompletuara me të gjitha orenditë që kërkon një polici më tepër se normale. Bëhet fjalë për ata të terrenit. Askush nga instancat eprore nuk ka një program të detajuar se ç’u mungon dhe se si do t’u plotësojnë këto mangësi këtyre forcave. Shumë prej atyre që shërbejnë me devotshmëri ende janë me shtëpi me qera dhe u duhet të vënë kokën në rrezik në operacione përballje me kriminelë të vërtetë. Shumë prej tyre i kanë bashkëshortet pa punë ndërkohë që fëmijët u rriten dhe kanë kërkesa më të mëdha. Këto instanca të mos mjaftohen me organizime përkujtimore për uniformat blu rënë dëshmorë të atdheut, por të mendojnë edhe për ata që çdo ditë janë kandidatë për të qenë të tillë. Vëmendja e tyre duhet të shkojë deri edhe të zgjidhurit e problemit se me çfarë shkojnë dhe vijnë nga puna këta efektivë, sepse nuk janë raste të shkëputura kur shikon uniforma blu në kryqëzime të shumta që ngrenë dorën për ndonjë makinë të rastit me të cilat duan të shkojnë në banesat e tyre. Padyshim që sigurimi i kushteve normale të jetesës së tyre rrit predispozitën e tyre në përmbushjen e detyrave që kanë. Këtu bëhet fjalë për personel normal dhe jo për një pjesë tjetër që as e kanë ndërmend të jenë korrektë me ligjin. Sepse vëren mangësi të tilla elementare që nuk duan sakrifica për t’u realizuar. Nuk po analizojmë situata të vështira, por ato që ndeshim gati përditë. Ende ka policë që kanë vëmendjen më të keqe ndaj uniformës edhe kur janë nën vështrimin e qytetarëve të shumtë. Për të qeshur dhe për të qarë, por ndesha një ditë një polic që duket gjatë ngrënies së pjatës së fasules i ishte derdhur luga nëpër pjesën e përparme të këmishës dhe dukej përpjekja e ti për ta fshirë në çastin e fundit, por që nuk ia kishte dalë dot. Më mirë të mos dilte në shërbim. Ka pastaj edhe problem me anën profesionale. Ka policë që duket sikur i kanë privatizuar ligjet që tashmë pothuajse i dimë të gjithë dhe këmbëngulin të bëhet e tyrja edhe kur nuk është në përputhje me logjikën. Unë po jap shembullin tim, ju zëvendësojeni me atë tuajin. Udhëtoja një ditë me gruan e dy fëmijët tepër rigorozë në zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe shikoj një tabelë ndalimi policie. Duke ndaluar me kujdes u largova prej tyre rreth 10 metra dhe nuk dija ç’t’u thoja vështrimeve të gruas dhe fëmijëve se përse na ndaluan. Thirrjes së tyre për të ecur indietro bëra sikur nuk e dëgjova. Dikur erdhi njëri prej tyre. Hapa xhamin dhe kur ai më kërkoi dokumentat i kërkova qetësisht se përse duhet t’ia jepja ato. Duke më thënë se “kisha edhe p…” ai këmbënguli në kërkesën e tij dhe ndërkohë vazhdonte hante fara luledielli. U mundova t’i shpjegoja se nuk kisha shkelur asnjë rregull të qarkullimit, se isha në rregull me shpejtësinë, me rripat e sigurimit dhe se kuptoja pse më ndaloi po ai këmbëngulte. Kërkesës së tij se duhej të verifikonte makinën iu përgjigja se ja tek e kishte targën dhe ta verifikonte në instancat përkatës. Për fatin tim të mirë në atë kohë mbërriti shefi dhe pyeti për situatën. Pasi ia shpjegoi vartësi i tij dhe u bind se unë nuk kisha asnjë shkelje më kërkoi ndjesë dhe m’u lut të prisja pak minuta, ndërkohë që policit i pëshpëriti se “qytetari ka të drejtë”. Foli në telefon për disa minuta, duket mori informacion për dokumentat e mia dhe erdhi përsëri pranë makinës dhe përsëri më kërkoi ndjesë për vonesën. Po përse këtë duhet ta bëjë vetë shefi dhe të mos e bëjë çdo polic rrugor, por këta sorollaten midis dokumentave kot më së koti për të gjetur ndoshta ndonjë shkelje dhe për të “merituar” ndonjë 5 mijë lekësh. Këto mangësi mendoj se vijnë edhe për mos instruktimin sa duhet të këtyre forcave, por edhe sepse midis këtyre uniformave ka ende njerëz që mendojnë të “ndihmojnë rrogën me ndonjë gjë të vogël”. Kjo eliminohet duke I paguar ata më mirë, por edhe duke rritur vëmendjen ndaj problemeve që çdo uniformë blu ka. Një polici me nivel bën edhe një shtet të fortë ndërkohë që rrit edhe besueshmërinë e tyre në sytë e qytetarëve, të cilëve duhet t’u shërbejnë.