BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Policia përpara qytetarëve!

Policia përpara qytetarëve!

Sigurisht që nuk është shprehje imja, por në fund të fundit ka diçka të madhe si koncept. Kjo shprehje thotë kështu: Në njërën anë është populli apo qytetarët, në anën tjetër është ushtria e krimit dhe policia duhet të jetë përpara qytetarëve! Po pra, ky është rreshtimi perfekt në demokraci! Por shpesh herë ka ndodhur në këtë vend të “luajtur mendsh” që qytetarët dhe ushtria e krimit, kanë qenë përballë njëri tjetrit dhe policia, ose ka qenë mbas qytetarëve, ose akoma më keq, në përzierje me ushtrinë e krimit! As që bëhet fjalë dhe janë vitet 1996-1997, por dhe momente të tjera që e stërvërtetojnë këtë fatkeqësi të madhe, që ndodh në një shtet ku parimet morale dhe ligjet kushtetuese, janë modele talljeje dhe shkelje me këmbë! Në të vërtetë, qytetarët nga ushtria e krimit duhet t’i ndajë – policia! Po pra me fytyrë dhe gjoks nga ushtria e krimit dhe jo me të pasmet nga pikërisht krimi – e fytyrë nga qytetarët! Goditjet e ushtrisë së krimit duhet ti shkojnë policisë dhe jo qytetarit! Ky është vendi i saj real dhe detyra e jashtëzakonshme që ka! I thanë “komunist” Fatmir Xhafës dhe po ashtu edhe akuza të tipit të doktor “stranamores” për “luftra botërore” – por nuk kanë gojë ta hapin për punën e tij (dhe reformën në drejtësi) dhe pse për pak kohë në Ministrinë e Brendshme! Po pse? Po sepse, e para nuk është “shoëman” që si ministër i Brendshëm më tepër del në televizion se sa drejtim-aksion! Po kjo është aksiomë për një ministër të Brendshëm! Ai nuk duhet të flasë dhe përflasë në televizione e përpara kamerave orë e minutë! Duhet të bëjë punë dhe jo – shoë! Nuk i thonë gjë dhe e kanë problem me Xhafën, sepse nuk është në moshë të daljeve në TV dhe as të vrasjeve me urdhër në bulevard! Te ne, kanë zakon të vendosin ministra 30 vjeç, të vendosin dhe kryeministra dikur, pa mbushur 28 vjeç! Prokurorët e lartë që në moshë të re dhe po ashtu gjykatës të lartë! E kanë zakon të abuzojnë me moshat e reja me disa poste që nuk kanë lidhje me hovin e rinisë dhe mungesën e eksperiencës që sigurisht mosha tepër e re të garanton! Mbase kujtojnë (dhe e provuan) se ministri Brendshëm duhet të vrapojë në aksion vetë me armë në dorë! Në fakt, ministri i Brendshëm drejton dhe administron, si i dërguar i politikës, Policinë e Shtetit dhe ministrinë përkatëse! Nuk ka nevojë të jetë person i filmimeve duke kapur me duar – kriminelë as kanabis! Në fakt Xhafaj është dhe në përshtypjen e njerzve, ministri më i besueshëm dhe kjo është sa mirë për të dhe detyrim madhor!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë është sigurisht një person tepër i rëndësishëm dhe një nga arsyet e forta është se figurën e saj (ministrisë) e kanë prishur shumë ministra ( në 360 gradë të politikës) që kanë bërë si djem të llastuar, apo urdhëruar keqas, apo me interesa “djaloshare” të cilat pastaj kanë bërë shumë keq! Kthimi i policisë në pozicionin mbrojtës përpara qytetarit është imediat! Pa kthimin në këtë pozicion, nuk luftohet ushtria e krimit në Shqipëri! Qytetari kontribues shqiptar - policinë duhet ta shikojë në fillim përpara tij dhe pastaj më andej policisë, në anën tjetër pra, duhet të jetë nëqoftëse ja mban, ushtria e krimit! E para, është pozicionimi në këtë vend dhe vetëm mbasi është vënë ky pozicion i policisë së shtetit, fillon dhe përballja me krimin dhe ushtrinë e tij, sigurisht të ashpër dhe të keqe, por kurrë aq të fortë sa të trembë dhe dëmtojë Policinë e Shtetit!

Polici i veshur keq, me makina të këqija, me sjellje të keqe dhe me shkollim të pakët është policia që nuk i del përpara qytetarëve?! Kështu e kemi pasur nga ato që tani e shajnë dhe e dëmtojnë politikisht. Kemi shembuj të shumtë që policia është fshehur mbas qytetarëve! Ose i ka ikur krimit, ose akoma më keq...?! Tashmë një bazë e mirë shkollimi është vendosur dhe është bërë një klasifikim i mirë i policisë në veshje dhe mjete! Por si thotë dhe Eliot Ness – po nuk të pëlqeu aksioni dhe eksitimi kundër krimit, mos zgjidh të punosh në polici! E ka jashtëzakonisht të drejtë! Injorantë pa shkollim dhe barkderra pa kuptim – në polici është e kotë që të jenë, sepse ata janë të parët që ose qëndrojnë mbas qytetarëve ose (më rrallë) bashkohen për arsye të qarta me krimin! Filmat më të shumtë në botë janë ato policorë! Pse? Po sepse ka aksion dhe zgjidhje në favor të qytetarëve në luftën e përjetshme kundër krimit! Policia është ushtria e ligjit dhe sigurisht për luftën kundër ushtrisë së krimit – ose antiligjit!

Kur fyhet policia është fyer shteti dhe kur politikisht përdoret apo dëmtohet policia, po kështu ka ndodhur ndonjëherë me shtetin dhe demokracinë për vende si ne! Ron Bolton, bën shaka, por thotë me të vërtetë se: politikanët janë personat e vetëm që mund të vjedhin dhe pastaj mund të shoqërohen nga policia! Sigurisht që sa më larg tyre dhe sigurisht sa më të ndarë nga politika – aq më mirë dhe të lumtur janë dhe policët!

Policia është përdorur shumë keq nga politika dhe shteti i politizuar shqiptar! Ajo ka qenë viktimë dikur! Është bërë një “tabelë qitjeje” nga opozitat dhe një “makinë e blinduar” nga politikanët, kur janë në pozitë! Sigurisht që sot është shumë më mirë, shumë më e pa përzier, por që ka akoma shumë punë për të pasur sukses në mbrojtje të qytetarëve dhe sulm kundër ushtrisë së krimit!

Ajo duhet të qëndrojë përpara qytetarëve ose “në mes tyre dhe krimit në Shqipëri”!

Tashmë ka një shans, jo për ta nxjerrë nga ndikimet politike, sepse kjo është kohë që do akoma periudha qytetërimi – por për ta kthyer te pozicioni real i saj, që është ai përpara qytetarit dhe përballë krimit! Suksesi i saj është kur qytetarët fillojnë besojnë realisht. Urojmë të krijohet një hap i tillë, një sukses që rregullon sidomos dy detyrat që ka ajo: mbrojtjen e qytetarëve dhe sulmin ndaj krimit?! 

Nga Besi BEKTESHI