Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politika distensive i dha fund tabloidit të krizës qeveritare italiane!

Postuar: 21/09/2019 - 07:19

Shembulli i zgjidhjes së krizës qeveritare për një kohë shumë të shkurtër, në Italinë fqinje, duhet të shërbejë edhe për politikën e carvalosur shqiptare. Premtimet në zgjedhjet politike të vitit kaluar, nga koalicioni giallo-verde, për një Itali solide dhe të besueshme, jo vetëm që nuk u bënë realitet, por lëkundën edhe BE. Krisjet midis formacionit qeverisës, që erdhën duke u thelluar, e maisën edhe më shumë gjendjen e vështirë që po përjeton Italia, si një nga vendet themeluese të BE. Këto krisje erdhën ngaqë programet e dy partive me ide të kundërta, nuk konvergonin në alternativat e manovrës ekonomike, por u dominuan nga interesat personale e partiake të egocentrizmit. Shembulli me sinjifikativ dhe shkakor i krizës qeveritare ishin qëndrimet autoritariste të ish-ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, që të gjithë periudhën qeverisëse e ktheu në fushatë populiste, për të rritur reputacionin e partisë Lega dhe figurën e tij. Këto qëndrime reflektuan vazhdën e politikave të vjetra të establishmentit, që nuk kanë bindur, por kanë krijuar habi dhe polemika. Një rol të padiskutueshëm në zgjidhjen e krizës luajti qëndrimi i patundur i presidentit Sergio Mattarella, si simbol i urtësisë dhe vendosmërisë. Ringarkimi që i bëri kryeministrit të dorëhequr, avokatit Giuseppe Conte, për të ribërë qeverinë e dytë, evitoi një thellim të mëtejshëm të krizës, duke mos e futur Italinë në kalvarin e zgjedhjeve të parakohshme. Në samitin e G7-ës në fund të muaji gusht, kryeministri Conte u ndie më ngushtë se asnjëherë në jetën e tij, ngaqë aludonte në vetvete se karriera politike dhe ajo qeverisëse, do të mbyllej aty. Kështu mendonte ai pas çdo pyetje, që mundohej t'i jepte përgjigjen e duhur. I mbetur nën "hijen"e dy zv. ministrave të tij, Salvini e Di Maio, mendonte se rruga e tij ishte e mbyllur. E nëse në të gjithë Italinë diskutohej kriza qeveritare, Lëvizja "5 yjet", me të cilën kishte marrdhënie të pakontestuara, kishte filluar bisedimet me socialdemokratët e Zingarettit, për një koalicion plotësisht të majtë. Ai edhe pse në pozita të vështira, që lidheshin me performancën, karakterin dhe dinjitetin e tij, pranoi të dorëhiqej, por jo dështimin. Kjo manovër e tij na kujton shembujt e liderëve botërorë, të cilët motivonin këmbënguljen e tyre edhe kur kishin dështuar, por nuk e nënshkruanin deri sa ta sfidonin atë. Një thënie brilante për këtë qëllim, e gjejmë në arsenalin e shumtë të lënë pas, nga ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Ëiston Churchill, i cili thoshte: "Suksesi është të kalosh nga një dështim tek tjetri, pa e humbur entuziazmin". Megjithëse humbi disa procese zgjedhore, më në fund në moshën 62-vjecare bëhet kryeministër. Një shembull tjetër është ai i ish presidentit Abraham Linkoln, të SHBA. Në karrierën e tij ushtarake, ai shkoi në luftë me gradën kapiten dhe u kthye ushtar i thjeshtë. U mor edhe me biznese, por nuk pati sukses. Humbi disa zgjedhje, por më në fund u bë president. Megjithëse në kohë dhe rrethana të ndryshme, profesori puljez 54-vjeçar, Giuseppe Conte, herë pas here i telefononte socialdemokratit Zingaretti, për ta bindur atë se duhet të provonte një koalicion me të, në detyrën e kryeministrit. Ajo që e karakterizon avokatin në mënyrën e trajtimit të problemeve, është thjeshtësia, qetësia dhe argumentet parimore. Nga kjo pikëpamje ai edhe pse nuk mundi ta çojë përpara programin qeverisës, me problematikat që krijoj Salvini, lidhja me presidentin i dha shpresë që të provojë edhe një herë misionin si kryetar i qeverisë nr. 2. Ai mendon se promotore e programit të qeverisë "giallo-rosso"do të jenë manovra ekonomike, taksat, konsumi, hapja e fronteve të reja të punës, për të frenuar hemorragjinë e studentëve që nuk gjejnë vende pune, thithja e investimeve. Mbi 58% e italianëve flasin me nota pozitive e superlativa, për performancën e tij si kryeministër që është plotësisht në mendësitë e tyre. Aktualisht popullariteti i tij, sipas sondazheve vjen pas presidentit Mattarella. Avokati Conte duke u krahasuar me dy ish zëvendësit e tij, Salivini e Di Maio, veçohet si një njeri i arsyeshëm, i qetë dhe me besim në përgjigjet që jep për problemet që shqetësojnë shoqërinë italiane. Ai kishe shumë rezerva për ish ministrin populist Salvini, i cili fliste gjithnjë në emër të qeverisë. Këto qëndrime të tij nuk mund të mos binin në sy edhe të Parlamentit Evropian, ku në shkurt të këtij viti kryeministri Conte, me kurajo u përgjigj kritikave në Strasburg: "Unë nuk jam marionetë, unë përfaqësoj popullin tim". Megjithëse qeveria nr. 1 dështoi, ai fitoi emancipimin që i dha të drejtën për të drejtuar një qeveri të dytë. Në ballafaqimin e fundit në Parlament, Conte i përplas Salvinit të gjitha mangësitë e tij, si një politikan i papjekur dhe i papërgjegjshëm, si dhe për obsesion me politikën e emigracionit. Por ajo që vlen të theksohet, është se gjatë gjithë kohës së qëndrimit si ministër, kishte punuar për interesat e partisë dhe ato të tijat personale. Për këtë qëndrim burrëror të Contes, gazeta "Corriere della Sera" do të shkruante: "Më në fund ndodhi ajo që pritej, mrekullia". Brenda pak ditësh ai krijoi raporte të drejta me socialdemokratët, duke u shpjeguar atyre se së bashku me Lëvizjen 5 Yjet, do të jetë zgjidhja më e mirë për zbatimin e programit qeverisës. Ai ju shpreh Zingarettit: “Unë do të garantoj që ju dhe 5 Yjet, nuk jeni vetëm një shumë e pjesëve, por një lidhje, një sintezë, një koalicion i vërtetë. Kështu me këtë filozofi, pa ngurrime, duke ju afruar socialdemokratëve, lanë pas radikalizmin dhe populizmin e Salvinit, për t'iu përkushtuar plotësisht çështjes kombëtare”. Këtë aleancë e përshëndeti edhe vetë themeluesi i Lëvizjes 5 Yjeve, Beppe Grillo. Në bisedat dhe takimet me komisionerët e BE, me kancelaren Merkel dhe presidentin e Francës Makron, mundi të pengojë procesin e deficitit të Italisë me borxhe të mëdha. Ai u angazhua se prioritet i qeverisë së re do të jetë projekt buxheti i vitit 2020, që do ta fusë Italinë në rrugën e rritjes ekonomike, aq shumë problematike për qytetarët italianë. Sidoqoftë kjo qeveri sipas tij, do të jetë gjithnjë fleksibël, me reagim të shpejtë, për t'iu përgjigjur në kohë problemeve, si dhe vënien e tyre nën kontrollin e arsyetimit logjik. 

Nga Kastriot Aliaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron