BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Politika e vjetër, vello e zezë e Shqipërisë

Politika e vjetër, vello e zezë e Shqipërisë

Ende nuk ka nisur një hetim për krimet e diktaturës, kur janë 143 mijë vite burg dhe internim, kur ende janë 7200 varre të humbura të njerëzve të ekzekutuar, tinzash, natën dhe në fshehtësi nga xhelatët dhe policia politike, Sigurimi i Shtetit. 22 marsi 1992, ishte fitorja e PD-së mbi komunizmin, pikërisht sot 25 vite nga rënia e diktaturës dhe për herë të parë pas 45 vitesh të regjimit komunist, shqiptarët ia dolën të qasin demokracinë.

Që nga ajo ditë, Shqipëria është shumuar me parti politike, me një kolor marramendës dhe emra pa fund, që do t’i kishin zili vende demokratike shumë të avancuara, madje dhe me demokraci moderne, por a është arritur demokracia që shqiptarët prisnin?! Në ditën e 25 vjetorit të fitores së parë mbi PPSH-së, opozita gjendet në çadër dhe kërkon zgjedhje të lira, të paktën ky është slogani që tregon qartë se demokracia në Shqipëri ende nuk është institucionale dhe për gjatë këtij çerekshekulli, vendi ka rënë disa herë në fatalitet, madje dhe anarki totale, ku dhuna ka degjeneruar me armë dhe pasojat ishin fatale, sa humbën shumë jetë më 1997-tën.

Në disa raste, përgjegjësia kryesore ka qenë vetë partia e parë opozitare, në të tjera raste ish-partia e diktatorit që u rinovua dhe të dyja bashkë për 25 vite e kanë sjellë vendin në këtë që kemi sot dhe shqiptarët duke vlerësuar hallet dhe problematikat e tyre e bëjnë analizën më mirë se specialistët e ekonomisë, apo përfaqësuesit e të drejtave të njeriut, apo vetë ligj-vënësit dhe ligj-zbatuesit.

Në fillim të pluralizmit, palët u ndanë më dysh, ata që kishin hatërmbetje nga diktatura dhe ish-të përndjekurit, klasat e përmbysura nga regjimi komunist, bashkë me të burgosurit politike, ish-pronarët dhe kulakë u rreshtuan në partinë e parë opozitare, ndërsa ata që ishin më të lidhur me diktaturën dhe regjimin e shkuar me luftën partizane u bashkuan me partinë e rinovuar të PPSH.

Rrugëtimi në demokraci për Shqipërinë ka qenë teje i vështirë, ekonomia është rritur jo në mënyrë të dukshme, por të avashtë dhe shpesh herë ka qenë e papërfillshme, por shqiptarët sigurisht që janë më mirë, falë kontributit të tyre duke u marrë më biznes dhe emigrantëve që kanë qenë burimi i rindërtimit të jetës së shqiptarëve, shpesh herë të krahasueshme me vendet e tjera evropiane për disa. Pas 25 vitesh, duken se gjërat janë rikthyer pas, pasi partia e parë opozitare e ka humbur kuptimin si parti e djathtë sepse për gjatë viteve të qeverisjes, ajo ka bërë shumë pak për të përndjekurit dhe pronarët, sa thuajse është zhveshur nga kjo shtresë që ishte dhe thelbi i saj politik apo mbështetësit kryesor të saj.

Pak vite, pas ardhjes në pushtet, një grup nga përfaqësia e të përndjekurve u konfrontua me partinë e parë opozitare, që në fakt ishte një gabim fatal ndarje, pasi të përndjekurit morën një tjetër trajtim, shumë nga studiuesit, madje dhe politikanët mendojnë se ishte një ide djallëzore e suportuar nga njerëz të Sigurimit të Shtetit që pas konfigurimit të PD, të përdornin sloganin; “përçaj dhe sundo” por që kjo që ishte fatalitet për të përndjekurit dhe pronarët dhe doli dhe çudia, të përndjekurit u benë demokrat dhe socialistë, qesharake!!!

E në vijimësi, partia që sinjifikonte të djathtën filloi të zhvishej nga të përndjekurit u ndanë dhe ku degjenerim, dasia ka ndodhur në mënyrë sistematike, deri në vitin e 25 të këtij viti, nga dita e parë e rrëzimit të diktaturës dhe dasia vazhdon, me të njëjtën indicie dashakeqe, të sponsorizuar dhe të nxitur nga politika djallëzore dhe njerëz që kanë interes që e djathta në Shqipëri të mos jetë një realitet, një opsion politik, ndonëse i domosdoshëm në demokraci dhe pjesë e munguar për gjatë këtyre viteve.

E gjithë kjo siluetë konceptuale me ngjyra paksa kontrast, tregon se politika shqiptare ka mbërritur në pikën e degjenerimit të saj, pra klasa politike shqiptare është e destinuar të përmbyset dhe tashmë ky proces është i pakthyeshëm, sepse partitë politike në radhë të parë vranë demokracinë e brendshme të partive të tyre dhe për logjikë dhe vetë demokracinë shqiptare. Partitë politike në Shqipëri për afërsisht janë drejtuar nga një individ nga 15-25 vite, madje ka kryetarë që drejtojnë partitë, që nga viti 1991 dhe të paktën janë ata që kanë një mandate katër vjeçar, përjashtuar disa parti të reja, apo ata të që kanë bërë zgjedhje, apo janë dorëhequr kryetarët. Kjo praktikë është reflektuar në qeverisje, në parlament në administratë dhe uni ka qenë modeli politike, tipik allashqiptar kur të gjithë janë të parët dhe të gjithë kanë parti politike, një mburravecësi primitive që është dhe armiku i vetë demokracisë.

Ka deputet në Parlament që nga 1991, me pesë mandate, katër dhe me tre dhe dy shumicë dhe kjo do vazhdojë me gjasa, derisa politika e vjetër të jetë aktive dhe e pushtetshme, sepse partitë politike nuk qarkullojnë elitat, por krijojnë klane dhe rrethe vicioze për të kontrolluar pushtetin dhe jo për ta shpërndarë atë siç në të vërtetë duhet të ndodhë në vende me demokraci reale.

E gjitha kjo ndodhi se klasa politike është e lidhur me të shkuarën e një regjimi dhe rrugës u mpleks edhe me implikimin e politikës me korrupsionin, duke sjellë pas 25 vitesh demokraci një strumbullar, apo një top të krijuar nga brumbulli që lëndën e parë e ka të ndotur, realisht nga bajga, pra një politikë e bërë pis dhe që mbanë erë, që është strumbullari i të shuarës, sesa politika e së ardhmes për shqiptarët.

25 vite, kurrë s’u bë transparenca me të shkuarën diktatoriale, por persekutorët na bënë kryekomunarin, kryeplakun, parlamentarin, qeveritarin, administratorin, biznesmenin, pra kudo ata në shumicën e pushtetit dhe kryesisht në partitë politike. Ende Shqipëria rëndon nën peshën e krimeve të diktaturës dhe të përndjekurit politikë kanë marrë 1/5 e asaj që ju takon me ligj, pra janë të paintegruar dhe ato pak të mira, jo rrallë herë u janë vjedhur, shitur e tjetërsuar sa sot të përndjekurit nuk marrin as pension si të tjerët sepse statusi i tyre, dhënë nga legjislatori është i pavlerë, ndryshe nga ai i ish-ushtarakëve të diktaturës apo shtresave të tjera sociale.

Ende nuk ka nis një hetim për krimet e diktaturës, kur janë 143 mijë vite burg dhe internim, kur ende janë 7200 varre të humbura të njerëzve të ekzekutur, tinzash, natën dhe në fshehtësi nga xhelatët dhe policia politike, sigurimi i shtetit.

Ende diktatori mbanë dekoratën, hero kombëtar dhe janë mijëra eksponent të diktaturës të dekoruar, ndërsa vlerat e vërteta të kulturës, artit, inteligjencës, diplomacisë, akademisë së lartë, klerik të besimeve të ndryshme që dergjen në harresën e kohës dhe të nihilizmit politik.

Ende të përndjekurit kërkojnë një strehë sepse, dalë nga burgjet në rrugë në të njëjtin interval, janë në kërkim të një shtëpie, ndërsa qindra të tjera vazhdojnë të jenë në kampet e internimit sepse politika nihiliste kurrë nuk ua ktheu pronat, madje për ironi të ligjit, Kushtetutës dhe vet të drejtës së pronës, mban në fuqi ligjin ogurzi 7501. Ende nuk është bërë dekomunistizimi i vendit, ende nuk është bërë transparenca me të shkuarën dhe nuk ka ndodhur pajtimi kombëtar edhe se sapo kaluan 25 vite nga dita e parë e fitores mbi komunizmin, sepse ata na persekutuan dhe ata na bëjnë dhe demokracinë, na bëjnë të majtin dhe të djathtin, pra janë po ata që ishin dje.

Prandaj dhe në këtë përvjetor historik, opozita është në çadër dhe të përndjekurit me Partia e të Drejtave të Mohuara, PDM nuk e mbështet sepse ka humbur besimi, pra jemi në të njëjtën pikë që e nisëm betejën me komunizmin, vetëm se tani nuk kemi kundërshtar diktaturën po mbetjet e saj. “Pa kuruar të shkuarën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Abraham Linkoln. Dhe kjo është kura e vetme e shoqërisë shqiptare jo vetëm si shenjë humane por dhe detyrim ligjor e kushtetues në përputhje me të drejtat e njeriut dhe rezoluten e KE për krimet e komunizmit dhe kjo duhet të kishte ndodhur, por politika e vjetër i është bërë vello e zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në Macukull të Matit, një nga burrat e fshatit kishë bërë një marre, vdekja i erdhi në kohë të diktaturës kur basma e kuqe që përdorej për arkivol nuk gjendej dhe i gjithë fisi u merakos dhe vendosën të kërkojnë në krahina të tjera. Një burrë, që nuk shquhej shumë për mençuri, por ishte i drejtë, tha: “Mos u mërzisni burra t’i vini në arkivol një beze të kuqe, vejani të zezë se ka bërë marre në jetë”. Sigurisht nuk ia dëgjuan fjalën, e përcollën me nderime me beze të kuqe në arkivolin e lamtumirës, por ama velloja e zezë i shkonte për shtat, si dhe vetë politikës shqiptare.

E gjithë kjo siluetë konceptuale me ngjyra paksa kontrast, tregon se politika shqiptare ka mbërritur në pikën e degjenerimit të saj, pra klasa politike shqiptare është e destinuar të përmbyset dhe tashmë ky proces është i pakthyeshëm, sepse partitë politike në radhë të parë vranë demokracinë e brendshme të partive të tyre dhe për logjikë dhe vetë demokracinë shqiptare. Partitë politike në Shqipëri për afërsisht janë drejtuar nga një individ nga 15-25 vite, madje ka kryetarë që drejtojnë partitë, që nga viti 1991 dhe të paktën janë ata që kanë një mandate katër vjeçar, përjashtuar disa parti të reja, apo ata të që kanë bërë zgjedhje, apo janë dorëhequr kryetarët.

 

Nga Ilir Vata