BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politika është opium për shqiptarët

Politika është opium për shqiptarët

Edhe pas dy dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar herë pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon.

Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiu për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të “ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit”. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejt lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim “instiktiv “, i krijuar për rreth 100 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Europa po “rirreshtohet” dhe gabimet Perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia, e panjohur plotësisht si shtet, duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës.

Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë “me zor” e Maqedonisë së sotme, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më “të mëdhenj”, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u paraprijë të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve. Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë tragjedia e popullit të tyre, tërësisht në shërbim të politikes sllave. Me një fjalë shqiptarët jetojnë jashtë realitetit të sotëm kohor. Kim Mehmeti, para se të fajësojë qeverinë e Tiranës, e ta quajë qelbësirë,të fajësojë vetveten, Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, deputetët dhe qeveritarët e vet në qeverisje të Maqedonisë së Veriut.