BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Politika është si Hëna: E bardhë përpara dhe e zezë nga pas

Politika është si Hëna: E bardhë përpara dhe e

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës. Tashmë i binden plotësisht shprehjes së përbotshme se politika është si Hëna: e bardhë përpara dhe e zezë nga pas. Në këto dekada tranzicion zuska politikë na është shfaqur si brilante, e sinqertë, e bardhë në pamje të parë, ndërsa në të vërtetë ka treguar shpinën e saj të lyer me katran, me bojë sere. Njerëzit e kanë njohur moralin e politikës, por i kanë besuar nga halli që i ka zënë, deri në një farë mase, të nxitur nga dëshira e mirë se do ndryshojë diçka në demokracinë që duam të ndërtojmë. Por politika si politikë ka mbetur. Asaj nuk i duhet besuar, ashtu si ka ndodhur më shqiptarët këto vite që kanë fluturuar në hava, pa futur asgjë në xhep. Shqiptarëve u ka ardhur e keqja e madhe nga politika e përdalë, e cila është shfaqur me simbolin e bardhësisë, duke i mashtruar njerëzit, shqiptarët e varfër, ata që e kërkojnë punën dhe jetën e ndershme. Kështu është shfaqur kjo bishë, por në të vërtetë shqiptarëve u ka treguar shpinën, duke i zhgënjyer votuesit pas çdo rrotacioni politik apo zgjedhje për qeverisjen vendore. Kandidatët për në Parlament kanë bërë propagandë sa për vota dhe kur kanë futur mandatet në xhep i kanë harruar votuesit, zgjedhësit, hallexhinjtë, duke i braktisur pa mëshirë. Të mos shkojmë më shumë se para pak muajsh kur disa vende europiane i premtuan Shqipërisë se në mesin e tetorit 2019 do çelnin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me Shqipërinë, edhe Maqedonia. Madje për Shqipërinë u lanë dy ose tre kushte për të plotësuar. U duk se vendet e Bashkimit Europian Franca, Hollanda, Gjermania e kishin seriozisht teksa u shprehën publikisht se në mesin e tetorit 2019 do mundësoheshin negociata për dy vende të Ballkanit perëndimor, pasi i kishin realizuar treguesit e vënë si kusht nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian. Tani që po afron data e mbledhjes për çeljen e bisedimeve për negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Franca, Hollanda, Danimarka e ndonjë vend tjetër skeptik po kërkojnë kleçkë si mundësi për të mos thënë PO çeljes së bisedimeve për Shqipërinë dhe hapjen e saj në shoqëritë perëndimore. Kjo që po ndodh nuk është gabim njerëzor, as edhe harresë e momentit, por një histori e trishtuar që duhet harruar, pasi lojëra të tilla vetëm politika dredharake, e pamoralshme mund të bëjë. Shqipëria në rastin konkret nuk është aspak fajtore, pasi detyrat e shtëpisë i ka realizuar një për një dhe kjo është e dukshme. Reformat po vazhdojnë të ndërmerren, nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar. Drejtuesit, titullarët e Brukselit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, jo pse ka bërë pikë për pikë detyrat, por mënyra se si i ka ndërmarrë reformat kërkon vlerësim real, jo me syrin e politikës që bëjnë liderë të sëmurë, të etur për pushtet. Komisioneri i BE për Zgjerim Johanes Hahn ka shprehur hapur dhe me forcë qëndrimin se këto vende e meritojnë çeljen e negociatave, pa asnjë kusht. Nuk janë pak vite që politika shfaqet si mësalla me dy faqe. Vërtetë që nuk ka moral, por të arrijë të shitet si e ndershme, kjo nuk shkon dhe këtë duhet ta pranojnë ata që e kanë nxjerrë për ta shitur këtë model të shëmtuar, si mall të klasit të parë. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar, janë në gjendje të dallojnë mirë hileqarët, dinë të marrin miellin për miell dhe jo për hime. Vendi ynë dihet se nuk është i standardeve që ka Hollanda, Franca, Anglia, Italia. Kjo dihet. Nuk është e arsyeshme të vendosësh kushte si kusht për të çelur negociatat, kjo s`është normale. Citojmë arsyetimet e disa ndërkombëtarëve, që kanë influencë në kancelaritë e larta në Bruksel. Shqipëria i ka realizuar detyrat, ka ndërmarrë reformën më të rëndësishme në drejtësi, po kryen me sukses vetingun, si një detyrë e rëndësishme, e cila ka marrë shumë kohë, energji dhe financa, po lufton ashpër korrupsionin, krimin e organizuar. Po kryen reformën në polici. Janë detyra reale, nuk janë virtuale, nuk janë detyra të supozuara, nuk janë statistika për t`ua mbushur mendjen vendeve negociatore. Loja që bëjnë disa vende europiane duke vendosur veton janë pjesë e politikës së tyre, për shqiptarët është pjesë e pasme e kësaj politike hënore, që po demoralizon klasën politike në këtë vend, por edhe shqiptarët, të cilët presin dita-ditës të hedhin një hap përpara dhe të mos i penalizojnë kësisoj. Çelja e bisedimeve për negociata nuk janë në të mirë vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe vetë vendeve të Bashkimit Europian, politikave që ndiqen per zgjerimin e Unionit, që kanë të bëjnë me rregullimin e shumë standardeve ekonomike, të emigracionit, të qarkullimit të mallrave, vlerave monetare e financiare. Një familje e madhe që punon e jeton me standarde të larta, ka gjithmonë premisë për ta bërë shoqërinë më solide, më komplementare, më dinamike e zhvillim njerëzor. Kërkohen lobime për të çelur bisedime për anëtarësim në familjen perëndimore. Më shumë se negocimi kërkohet të binden se këto vende e duan integrimin e Shqipërisë, apo jo?! Si është e mundur që hetohet e monitorohet kaq fortë Shqipëria? Thua se nuk i do reformat ky vend? Pse i frikësohen Shqipërisë Franca, Hollanda, të cilat kanë standarde në rritje, me ekonomi, politika moderne europiane? Kanë merak se mos Shqipëria e pareformuar tërësish do ti prishë punë Holandës? Apo nuk ka besim tek reformat që po ndërmerren në prani edhe ndërkombëtarëve? Në rast se dikush nga Shqipëria ka pështyrë, ka trazuar ujërat paqësore me Holandën, kjo është tjetër punë. Në të kundërt shqiptarët nuk kanë nevojë për pjesën e prapme të Hënës, e zeza nxin, shqiptarët janë modernë dhe duan të jetojnë si të tillë.

Nga Sokrat Ndreçka