BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Politika, mediatizimi dhe qytetari skeptik…

Politika, mediatizimi dhe qytetari skeptik…

Padyshim përzierja e lëndës së politikës me terrenin e medias , pasqyrimit dhe transmetimit mediatik, kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të sinkretizuara. Bota e politikës dhe ajo mediatike janë bërë gati si “vëllezërit siamezë”, që as mund të ndahen, e ca më pak të mund të jenë të shkëputur nga njëri-tjetri. Në mes tyre është qytetari i angazhuar, militanti aktiv, njeriu indiferent që e shfaq veten si “apolitik”. Një substancë sinkretike, një masë sociale politiko-mediatike që sjell me intensitet efekte pozitive në jetën urbane dhe kundërefekte të ndikimeve negative e kontroversale në aliazhin e krijuar midis medias, politikës dhe qytetarit. Aktiv apo indiferent qoftë. Në këtë “trekëndësh ekzistencial” apo kombinatorikë e natyrshme, është normale që pas kësaj dukjeje omnipotente, aleance “imperialiste” politiko-mediatike duhet një vështrim kritik për një aspekt, që mbase akoma nuk është vlerësuar si duhet nga analistët e politikës apo sociologët e medias. Është fjala për një rishikim me seriozitet të “anën hyrëse” të politikës, që ka të bëjë me thelbin e saj të vërtetë, me ontologjinë ndikuese e transformuese nga njëra anë, por edhe me “anën dalëse” ose mediatike të politikës në jetën urbane e sociale, përmes transmetimit të saj në kanalet mediatike. Në pamje të parë duket se transformimi i politikës aktive në “videopolitikë”, apo aleanca e saj me kanalet mediatike, do të ndikonte në forcimin e influencës, omnipotencës së politikës ndaj qytetarit dhe shoqërisë. Kjo është arsyeja pse duke e vlerësuar sociologjikisht situatën e raporteve të politikës aktive me median (kombëtare apo lokale), nuk është fare e vështirë të kuptosh dhe pranosh, se tashmë jemi në situatën kur ka një mbivlerësim të formave të shfaqjes apo “dukjeve imazhiste” si realitete të favorizuara për politikën shqiptare.

Unë jam partizan i tezës optimiste, që në përgjithësi raportet reciprokisht biunivoke të politikës me median, kanë qenë pozitive, me ndikim në intensitetin e përhapjes dhe përjetimit publik. Kushdo që është objektiv, koherent me të vërtetën, nuk mund të kundërshtojë faktin, që ritmet e ndryshimit të formave të të bërit politikë në Shqipëri janë akseleruar nëpërmjet rrjedhave të saj në “kanalet mediatike”, duke u konvertuar me shpejtësi dhe përafruar me ekuivalentët, standardet postmoderne të politikës europiane. Sidomos tani këto raporte e marrëdhënie reciproke të politikës me median, janë bërë marrëdhënie organike dhe endemike, të shkrira në strukturat kompakte të bashkëveprimit reciprok, duke dhënë dhe marrë nga njëra-tjetra ato gjëra që i ndajnë, por dhe që i bashkojnë dhe shërbejnë njëra-tjetrës. Ky revolucion mediatik i politikës, është një proces pa kthim, i vazhdimit të kapërcimit të shtratit të zhvillimit politik tradicional, duke kaluar nga modelet e vjetra të kontaktit me çdo kusht, drejt zgjerimit të peshës sociale dhe hapësirës urbane të realizimit të “videopolitikës” apo “digjital politikës”.

Në këtë kontekst nuk mund të mos pranojmë disa të vërteta. Politika shqiptare për sa i përket formave të shprehjes dhe vetëshprehjes së saj, është modernizuar goxha. Gjithsesi më shumë ndryshime të thelbit dhe mënyrës së zhvillimit dhe transmetimit të kulturës politike, janë dukshëm dhe në formë dhe esencialisht formale dhe shumë më pak në thelbin, substancën apo përmbajtjen e saj. Këtë dekadën e fundit të këtij shekulli, politika shqiptare ka bërë një “revolucion me veten”, me përmbajtjen dhe format e transmetimit publik të saj. Për pasojë kanë marrë zhvillim të natyrshëm disa “forma joverbale” e jodiskursive të të bërit të politikës, duke i detyruar politikanët shqiptarë për t’i dhënë shumë rëndësi elementëve të imazhit mediatik sikurse janë pamja, imazhi, gjuha e trupit, veshja, elokuenca mediatike, etj. Të cilat nuk mund të mohohet se tashmë janë përbërës të “politikës mediatike”, pjesë integrale e të bërit dhe realizimit të komunikimit politik. Komponentë të cilët sikurse mendon filozofi i madh i komunikimit Jurgen Habermas, janë “ingredientë jo aq pa rëndësi për statusin dhe staturën e imazhit publik të politikanit”.  Në këtë kontekst, duhen parë dhe vlerësuar ndryshe marrëdhëniet dhe relacionet e reja të politikës me median. Sepse pavarësisht patologjive kalimtare, roli i medias ka rëndësi, sepse është mjeti me të cilën politikanët kanë mundësi të vendosin lidhje politike virtuale të vazhduara, të përditësojnë informacionin që duan të transmetojnë dhe të sigurojnë kontaktin e gjerë me publikun e interesuar, militantesk apo thjeshtë qytetar qoftë”. J Habermas, “Ah Europë”, f. 169

Kurrë më parë në Shqipëri nuk e kemi pasur një situatë të tillë, më saktë një raport të ligjërimit politik publik me ndërmjetësimin autentik të mediave. Sot besoj se vëmendja e mediave ndaj jetës politike, rolit, funksioneve publike të elitave të partive politike në Shqipëri është tejet e përqendruar. Ndërkaq qytetarët tanë të bindur, dhe në pritje të përmirësimeve të jetës demokratike, ekonomike e sociale, janë bërë tejet skeptik e mosbesues me “videopolitikën” dhe tipologjinë e modës së “politikanit mediatik”. Por kjo është fare e natyrshme në kushtet kur politika jo vetëm është pleksur fort me median, por nga na tjetër është kjo e fundit gjithnjë e më shumë po merr trajtën dhe format adekuate të “videopolitikës”, duke u transformuar në një komunikim masiv dominant, të përditshëm. Skepticizmi i qytetarit për cilësinë dhe utilitetin e politikës shqiptare, nuk është pakësuar nga transformimet me natyrë digjitale të komunikimeve të saj me publikun. Kjo mënyrë e transformimit të politikës përmes medias në “videopolitikë”, nuk ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e një mendimi të shëndoshë qytetar, në krijimin e ideve kompakte e gjykimeve konsensuale. Qoftë diversibël dhe kontradiktor. E cila ne tri dekada më shumë ka qenë e amullt, e turbullt, makiaveliste e çoroditëse. Në këtë pjesë të përgjegjësisë së përbashkët apo të patologjisë “politiko-mediatike”, është ajo që lidhet me politikanët, por paralelisht me të është edhe ajo “parcelë” e pasqyrimit mediatik që lidhet me punën, personalitetin dhe dinjitetin profesional të gazetarëve, analistëve dhe sidomos të pranisë të një numri të zgjeruar të intelektualëve mediatikë profesionistë, të cilët janë të “atashuar” pranë politikës dhe kanë kontributin e tyre pozitiv apo negativ në perceptimin e drejtpeshuar të politikës dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë në krijimin e mendimit politik publik kombëtar. Politika dhe politikanët janë bërë objekt i preferuar obsesional i medias elektronike dhe të shkruar. Këto marrëdhënie të këtyre dy realiteteve të “botës së jetës”, medias dhe politikës, gazetarëve dhe politikanëve janë korelative, të ngushta, të pandashme, të përditësuara. Në botën moderne politikanët dhe gazetarët kanë këtë “fat” që të jenë të pandarë nga njëri-tjetri, në çdo hap të jetës, për shkak të misionit dhe destinacionit të profesioneve të tyre.

Nuk është rastësi që politikanët kanë një ndjenjë të dyfishtë e kontradiktore me median: e dashurojnë kur ajo i mburr, e urrejnë kur ajo i stigmatizon për dukuri të caktuara të jetës publike apo private të tyre. Media dhe politika janë në unitet dhe rivalitet të përhershëm. Kjo për shkak të rolit dhe sensibiliteteve që sjell në shoqëri politika dhe roli që kanë politikanët, të cilët në shumë raste glorifikohen nga media, bëhen një “mit” social me efekt publik intrigues. Por nga ana tjetër shpesh ky glorifikim mediatik për shumë politikanë kthehet në bumerang, në kushtet kur miti mediatik i politikanit nuk është i vërtetë, por i sajuar, ose kur imazhi mediatik i tij është i ndryshëm nga esenca personale njerëzore dhe sociale. Në shumë analiza dhe studime sociologjike është vënë në dukje roli veçanërisht i madh i medias në zbulimin, demistifikimin, heqjen e aureolës së shumë politikanëve, të cilët më pas kanë kaluar procesin e rënies së pakthyeshme, pikërisht në sajë të ndikimit demaskues, pse jo edhe “asgjësues” të medias.

Padyshim mediatizimi i politikës dhe jetës sociale ka ndërkaq problemet dhe kontradiktat e veta. Politologët dhe sociologët janë shumë të shqetësuar për natyrën thjeshtëzuese. Demokracia thotë politologu spanjoll Joseph Ramoneda, humbet nga televizioni dendësinë e përmbajtjes së saj. Televizioni e ka bërë politikën si “garë sportive”. Në pamje të parë të duket se media bën një lidhje më të fortë të qytetarit me politikën, duke rritur “aftësinë ndërhyrëse” të tij. Por në se problemin e shohim ca më thellë, duket se media me kollajllëkun e saj të lidhjes së qytetarit me botën politike dhe konsumit pasiv të politikës, po bën efektin e kundërt, duke zhdukur edhe atë pakgjë shoqërizuese që ka mbetur në jetën politike.

Studiuesi amerikan Neil Potsmann dhe austriaku Friz Plaser, fjala vjen janë të mendimit se demokracia tradicionale përherë e më shumë po shndërrohet në një demokraci elektronike të shikuesve. Analiza e politikës përmes medias, rrjeteve sociale apo “kutisë të televizorit” familjar, të krijon idenë se demokracia rrjedh vetëm përmes ekranit dhe konsumohet në biseda pasive në shtëpi. Ky këndshikim pasiv i politikës bën që shpesh qytetari të shikojë anën aparenciale të politikës, pjesën e saj të spektaklit, pa qënë në gjëndje të dallojë ndërvartësitë e saj. Nuk është dukuri vetëm e jona, fakti që media po e redukton politikën në “news”. Ngjarjet politike ngjallin interes publik, bëhen interesante për njerëzit, vetëm kur ndodh ndonjë ngjarje që e devijon atë nga “normaliteti”. Sociologët e politikës janë të shqetësuar për këtë dukuri të perceptimit të politikës vetëm si “realitet i mediatizuar”, si një mënyrë që e mban qytetarin larg dhe indiferent ndaj saj. Sipas tyre, në qoftë se qytetari e vlerëson politikën vetëm për “gjërat e reja” dhe ngjarje politike të devijuara nga normalja, atëherë do të thotë se politika në perceptimin qytetar po e humbet besimin dhe vlerën e saj. Në këtë rast politika po reduktohet në “spektakël televiziv” dhe qytetari si konsumator mediatik pasiv degradon në një shikues skeptik të rëndomtë.

Kanë të drejtë analistët e politikës demokratike që ngrenë shqetësimin se “politika po fundoset nën dëfrimin estetik që të jep një botë e re e bukur, e cila jeton nga dashamirësia apolitike e qytetarëve”. Për pasojë në mënyrë evidente transmetimi televiziv i politikës po favorizon disa dukuri sinkretike: skepticizmin, personalizimin, dhe dukurinë e “telelidershipit elektronik”.

Në një rast të tillë duke dashur të sintetizojnë këtë dukuri qytetarët e Barcelonës shkruajtën në Sheshin Castilia se janë “politikanët që na pshurrin përsipër e shtypi thotë se po bie shi”…

Gëzim TUSHI, Sociolog