BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politika po çmend dhe njerëzit normalë në Shqipërinë tonë

Politika po çmend dhe njerëzit normalë në

Shqiptarët nuk çuditen më për asgjë, në këtë vend ku çudirat janë bërë të zakonshme, ku edhe më budallai thotë: unë jam më i mençuri. Dhe të tillë të mençur, ne prej 27 vitesh i kemi vënë të na drejtojnë punët. Aq sa tashmë shohim me sy dhe vetëm nënqeshim për humnerën ku na kanë hedhur. E megjithatë nuk bëzajmë. Kjo është nga çudirat më të mëdha të mbjella në tokën e shqiponjave, ku tashmë shihet haptazi se politika po çmend edhe njerëzit normalë, të cilët për të shpëtuar, po largohen ku të mundin, vetëm të jenë larg kësaj politike që nuk pritet ta lëshojë vendin që ka zënë prej 27 vitesh.

Se në ç’humnerë kemi rënë tashmë, po e ndjejnë edhe miqtë tanë, të cilët po bëjnë përpjekje maksimale për të na ardhur në ndihmë. Kështu ambasadori amerikan Donald Lu kërkon rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të narkotikëve etj. Duke mos patur besim, vëmendjen e kanë drejtuar në zbatimin rigoroz të Vettingut si paradhënie e luftës kundër korrupsionit në rradhët e gjyqësorit. Edhe pse miqtë dhe gjithë shqiptarët e dinë mirë, se një Vetting i madh duhet të nisë ndaj klasës politike, si fajtorja kryesore e vetme e shkatërrimit 27 vjeçar të Shqipërisë që në vend të ndërtimit të një shteti demokratik, arriti të ngrejë për turp të zotit, një pseudo shtet, apo një gjysmë shtet.

Se çfarë lloj shteti kemi mundur të ngremë në këto 27 vjet e tregon edhe fakti se, ne ende kemi mundur të kryejmë një herë zgjedhje tamam, po gjithnjë kryejmë gjysmë zgjedhje. Bile edhe kur u drejtohemi kutive të votimit ne zgjedhim atë monstër që na thonë kryetarët e përjetshëm të 129 partive politike. Ndaj ende nuk kemi mundur të zgjedhim drejtues që do të mund të na drejtonin drejt një demokracie, ku secili t’i përgjigjej vetëm ligjit.

Tashmë Shqipëria vetëm zhurmon, ndërsa klani oligark i familjes politike nuk bëzan, por vetëm vazhdon udhëtimin e tij të pandalshëm drejt një pasurimi të stërmadh sa edhe vetë nuk e di sa e ka gjithë pasurinë e grumbulluar. Tashmë të dhënat për pasurinë e stërmadhe të grupit familjar që ka nën thundër Shqipërinë ka çuditur të gjithë shqiptarët, të cilët deri tani vetëm kanë heshtur të mbytur nën varfërinë që i ka kapluar për fyti. Është qesharake, po ne shqiptarët paguajmë edhe për bisedat që bëjnë me dashnoret deputetët e palo politikanët tanë. Asgjë deri tani nuk është hetuar, pasi Drejtësisë së zaptuar nga plazhistët durrsakë, as i shkon mendja të merret e të zbardhë diçka nga llumi ku është zhytur gjithë klasa politike. Shqiptarët e dinë se çdo hetim mund të nxjerrë në shesh veprime të çuditshme të kryera gjatë 27 viteve nga klasa politike. Pale, po të zbardhet bie fjala Gërdeci, apo 21 janari! Në rradhë të parë, korrupsioni që ka përmbytur gjithë Shqipërinë, aq sa varfëria është bërë e gjithëpushtetshme sa rreth 80 për qind e shqiptarëve e pranojnë së i përkasin shtresës së fakir fukarenjve. Ndërsa një grup i vogël i familjes gjithnjë në pushtet zotëron, me hir, apo me pahir, gjithë pasurinë e këtij vendi. Kështu shfrytëzohet kromi, bakri, hekur nikeli, bile edhe nxirret ari, prej tyre, po shqiptarët e shkretë nuk e dinë se në ç’duar mafioze derdhet gjithë kjo pasuri, nuk e dinë se në vend t’u ndryshojë jeta, ajo vetëm po u varfërohet. Është e turpshme, kur dëgjojmë klasën tonë politike që skërmitet për të na treguar se rritja ekonomike po shkon në 4 për qind, kur të ardhurat për shumicën e familjeve shqiptare vetëm zvogëlohen. Gjithë shqiptarët e dinë se pothuajse të gjithë deputetët janë me banim në Tiranë, shumë prej tyre përfitojnë jo pak të ardhura nga dietat si banorë të qyteteve të ndryshme. Ata kështu përfitojnë mijëra lekë më tepër dhe nuk ua bën syri tërr nga mashtrimet që kryejnë çdo muaj. 

Ka ardhur koha që vetë shqiptarët duhet ta zgjidhin këtë lëmsh të ngatërruar. Duke mos lënë deputetë, apo politikanë që emërohen nga kryetarët e përjetshëm të Partive politike. Apo, s’i kemi të shumta partitë ne shqiptarët, plot 129 parti sa me to kemi çuditur dynjanë. Gjithçka që po ndodh në vendin e shqiponjave është pasojë, në rradhë të parë e klasës sonë politike, ndaj së cilës duhet të bjerë me të gjithë forcën Vettingu, për të zbardhur disa të vërteta që vetë shqiptarët e kanë të pamundur t’i harrojnë. Ndaj as nuk besojnë se sa të kenë këta lloj politikanësh në krye të punëve asgjë e mirë nuk do t’i vijë këtij vendi. Pasi kjo politikë, jo vetëm është krejt e çmendur vetë, por po çmend edhe njerëzit normalë në Shqipërinë tonë. Ndaj është e çuditshme kur nevrikosen palo politikanët që nuk kanë zënë karrige në parlamentin grotesk, që i kënaq shqiptarët me humor çdo të enjte. Një klasë politike që për vete vetëm pasurohet, ndërsa për shumicën di vetëm t’i bëjë humor me të vetmin synim: t’ia largojë ndjenjën e protestës.

Kur shumica e popullit po vuan për bukën e gojës dhe sheh si të largohet nga dheu amë, ky shteti ynë vazhdon të mbajë mbi supe vetëm lloj-lloj mashtruesish nën etiketën e deputetit, të politikanit, të gjyqtaro – prokurorit, të … çdo lloj monstre tjetër me të cilët nuk pritet të kemi ndonjë prokopi ne, shqiptarët e mbetur në trojet e të parëve tanë. Çudia është se, Shqipërisë nuk i mungojnë djemtë që do të mund ta sjellin në rrugën ende të pashkelur, të një demokracie të vërtetë. Po me këtë klasë politike që ende kemi nëpër këmbë nuk mund të arrijmë as sot, as nesër, ndoshta asnjëherë, atje ku kemi ëndërruar që nga ato ditë të dhjetorit të vitit 1990.

Nga Riza HOXHA