BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Politika që rivret

Politika që rivret

Ajo me të cilën ushqehen shqiptarët prej tre dekadash, sapo një ngjarje e rëndë ndodh në një cep të vendit, apo në mes të qytetit dhe përfundon me humbje jete për të cilën dhimbja është e thellë së pari për familjarët, fisin shoqërinë dhe tërë kombin tonë, është sulmi që ndërmerr politika që bën sikur i dhemb shpirti dhe qanë me lot krokodili pas çdo humbje jete. Përmes gjesteve, deklaratave, fjalëve me dy e tre kuptime, përgjërimeve, shtirjeve, buzëqeshjeve, ngërdheshjeve, tribunave, postimeve në facebook, viber, whatsapp, politikanët rivrasin të vrarët dhe bashkë me ta edhe të gjallët që nuk kanë kohë të dëgjojnë zëngjirurit e politikës, të cilët nuk kanë hallin e dhimbjes e tragjedisë së radhës, po përfitimin politik, gatimin e akuzave kundër kundërshtarëve. Aksionet që do organizojnë, sa do përfitoj post vrasjeve. Politikanët shiten sikur janë vetë dhimbja e gjallë se jetojnë me pulsin e qytetarit dhe nuk gjejnë qetësi për atë që ka ngjarë. Kjo shtirje e falsitet është historike këtu tek ne.

Prej saj nuk ka shpëtuar asnjë forcë politike. Mjafton të ketë qenë në opozitë për të bërë kryelajm dhe objekt të rendit së pari fatkeqësinë e një familjeje, individi apo fisi. Kur themi të gjithë bëjnë të dhimbsurin, këtu nuk përjashtojmë askënd. Liderët tanë politikë mezi presin të ketë një ngjarje të rëndë për të treguar me gjeste e fjalime sa të ndjeshëm janë ndaj qytetarëve. Dhe këtë ndjeshmëri e tregojnë vetëm në raste të ngjarjeve të rënda për të cilat populli është i vetmi që ndjenë vërtetë pasi e mendon veten pjesë e tragjedisë e cila lëviz nga skaji në skaj pa asnjë sens e orientim njerëzor. Politika jonë e rrëmben ngjarjen mes kthetrave për të kthyer në kauzë të ditës. Dhe lufton të rrisi sa më shumë përfitimet e veta, sikur i digjet vërtetë shpirti për jetët e humbura. Në kuptimin njerëzor secili nga politikanët, pavarësisht forcës politike që i përket nuk mund të jenë indiferentë ndaj dhimbjes së bashkëkombësve të vet. Po zhurma që bëhet, nuk është njerëzore as reale. Përpjekjet për t`u treguar si shumë humanë, janë manovra të pastra.

Qëndrimi sikur s’i zë gjumi për një rast apo për një jetë që ndërpritet në mes nga vrasës gjakftohtë është një alibi e rëndomtë, e cila lexohet fare lehtë për falsitetin që mbart dhe servilizmin që tregon për t’u dukur si barinj të popullit, të vëmendshëm, të arsyeshëm që janë gati të na thonë më mirë t’u ndodhte atyre se sa qytetarëve të thjeshtë atje në Resulajn e largët. Korit të vajtocave politike pas çdo shfaqje dhimbjeje do t`iu shkonin për shtat vargjet: Kur ndodh një tragjedi/Dhe lajmi merr dhenë/Rizgjohen prapë çakenjtë/Sygjak të shqyejnë prenë... Politika jonë është vënë shumë herë para provave të ngjarjeve të rënda. Dhe këto raste nuk janë identike as të barabarta. Nuk vijnë për të njëjtat shkaqe. Dhe nuk janë gjithnjë rastësore ose të panjohura. Aq më pak spontane. Dhe në këtë aspekt ndahen e grupohen. Vrasje shtetërore e politike që e kanë bazën në veprimtarinë e papërgjegjshme të shtetit, ku vetë zyrtarët shtetërorë përgatitin terrenin për ndodhi të tilla, me lëshimet që bëjnë, korrupsionin, dallaveret për të fituar kredo politike , siç ka ndodhur ndër vite.

Kulmin raste të tilla e kanë në ngjarjet e rënda. Më klasiku është Gërdeci, ku qeveria e kryeministrit Sali Berisha dhe ministrat e tij eunukë, komandantë e menaxherë të papërgjegjshëm të poligonit, lejuan një tragjedi njerëzore me dhjetra të vdekur e qindra të plagosur, me minimin e qindra hektarëve tokë e të mbjella qindra shtëpi të shkatërruara për të cilën ashtu si dhe shkaqet edhe mbrojtja u bënë politike. Qeveria e kohës bëri njëmijë e njëqind manovra për ta larguar nga vetja këtë krim që e kishte bazën te papërgjegjshmëria shtetërore. Dhe përfundimi? Vetëm disa dënime sporadike. Asnjë falje publike. Vetëm ca qindarka dëmshpërblime modeste. Po kjo vrasje, edhe pse e arkivuar në kujtesën e shtetit, mbetet gjithnjë e hapur për ata që e vuajtën, gërdecarët që i kanë ende varret të hapura. Për atë ngjarje apokaliptike, lideri i opozitës Edi Rama, gjeti fuqinë për ti transmetuar Berishës mbështetje morale me rrahjen e shpatullave. Jo se nuk e dënonte ngjarjen, po nuk ishte momenti për sulm frontal kundër qeverisë. Ishte koha për të respektuar dhimbjen. Po ky gjest u konsiderua si një dobësi e opozitës dhe qytetarët reaguan duke thënë se po të ishte Berisha nuk do kishte rrahje shpatullash po përmbysje qeverie.

Ose ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë me plumb në ballë nga shteti katër protestues të pafajshëm. Të gjithë familjarë, që faj të vetëm kishin se gjendeshin në bulevard për të protestuar. Dhe opozita e kohës, edhe në këtë ngjarje makabre me autor vetë shtetin nuk bëri zhurmë pa fund, edhe pse kishte gjithë të drejtën për të kërkuar largimin e qeverisë. Po le të kthehemi tek qëndrimi i politikës pas ngjarjes më të fundit asaj të vrasjes së tetë qytetarëve të një fisi nga njeriu i tyre i nja gjaku, 24 vjeçari Ritvan Zykaj në fshatin Resulaj, që deri dje askush nuk e dinte se ku ndodhej në hartë. Ngjarje që kurrsesi nuk mund të tolerohet. Po mes fshatit Resulaj dhe sivllaut të tij në një kënd tjetër të Shqipërisë, Gërdecit, edhe pse të dy përjetuan tragjedi nuk ka vend për të vënë shenja barazimi. Nga një vrasje për motive të dobëta brenda fisit, jo për të noterizuar e justifikuar këtë tragjedi, po duke e dënuar ashpërsisht atë me atë që ndodhi në Gërdec. Janë dy tragjedi të ndryshme për rrethanat dhe shkaqet. Për autorët e viktimat. Në Gërdec, autor ishte shteti. Në Resulaj, një nga djemtë plëngprishës, i anatemuar nga bashkëfshatarët si hajdut pulash me katër klasë shkollë që nuk kishte njohur asnjë ditë edukimi. Një qënie e rritur mes ligësisë dhe ashpërsisë, një bari që njihte vetëm pulat e delet. Dhe ky vrasës sot është përballë gjeneralëve e ministrave të Gërdecit.

Edhe pse pasojat e vrasësit Ridvan janë në përmasa të mëdha, faktorët, aktorët, vrasësit indirekt e direkt të Gërdecit dhe 21 Janarit janë shumë të ndryshëm. Megjithatë, këta politikanët tanë sipas zakonit të vjetër u vunë në resht. Pasi lanë gojën me ngushëllimin standart: - Të prehen të qetë në tokën amë. Dy fjalë për familjarët që pësuan këtë tragjedi, iu kthyen vrullshëm aksionit politik. Të duket sikur e prisnin dhe e ndillnin t’u binte nga qielli një ngjarje, e cila të ndizte sadopak makinën e vaposur të propagandës. Të vinin në punë motorrët e shuar nga gushti dhe të lagur nëpër plazhe e të djegur nëpër bjeshkë, ku aktualisht gjenden “baballarët” tanë të kombit duke u relaksuar. Nuk mund të mos merrte pozat e analistit dhe shpotitësit, të akuzuesit permanente, denigruesit, të kudogjendurit, kryetari i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili. I kudondodhuri. I gatshmi. Me urën e urrejtjes në gojë, ky hakmarrës klasik që për argument ka ofezën dhe falenderim ka urrejtjen, e gjeti që në këtë ditë dhimbjeje t`i lërë në dhimbjen e vet bashkëpatriotët vlonjatë për të gjuajtur si gjithnjë me artileri të rëndë, kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën. Sikurodoherë me gjetje pikante, ky burrë i “dhimbsur”, edhe për shkak të profesionit të mjekut, ky vuniot i rritur pranë hapsirave të Jonit nuk mund të heshtte, duke pëshpëritur ritin kristian sipas zakonit për shpirtrat e atyre që u vranë pa shkak nga një vrasës prej të njëjtit gjak.

Nuk u paqtua për pak momente për të thënë një fjalë ngushëllimi pa i dhënë përmasa politike. Po ai nuk është Petrit Vasili kur flet. As doktor petriti. Është politikani Vasili në një mision për të kamxhikuar qeverinë dhe të përhershmin Rama. I referohem fjalëve të tij, jo për të mbrojtur Ramën. Se cilido aq më tepër kryeministri ka përgjegjësi morale për gjithçka ndodh në vendin që drejton. Po përse ky politikan, mjek zgjedh vetëm të fyejë. Cili është kuptimi me paralelizmin. “I marri”. “Krye i marri” që nuk flet për mortin po për disa shifra idiote të ekonomisë?... Nuk mund të mbetej jashtë rreshtimit në sulmmortin Edi Paloka. Me gjetjet, etiketimin se: “Kryeministri Edi Rama vijon me sjelljen cinike. Cinizëm ekstrem i një kryeministri. Dhe vazhdon me perla të tilla si ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve? Dhe logjika Paloka vijon me akuza e fajsime që nuk kanë asnjë fije lidhjeje me vdekjet. E vetmja lidhje është me qeverinë e Palokës në vitin e mbrapshtë, ku papërgjegjshmëria e pushtetit la të armatosej një popull i tërë dhe sot cilido që i duhet gjënë më lehtë një pushkë se një kg domate. Po rasti ia donte që edhe Luan Rama i LSI-së t`i bashkohej filozofit Vasili. Kërkohej një duet mes të dyve në mungesë të kryetares Kryemadhi. Edhe Luan Rama bëri detyrën si politikan. Edhe ai rivret të vrarit. Paralelizmin mes tragjedisë reale asaj të Resulajt dhe tjetrës me kryeministrin në krye të qeverisë. Deputeti Rama nuk mund ti shpëtonte denigrimit të kryeministrit. Se çfarë duhet të bënte kryeministri pas ngjarjes, se cila është përgjegjësia për veprat e një të marri, veç mobilizimit për arrestimin e vrasësit, këtë e dinë vetëm politikanët tanë opozitarë. Megjithatë askush nuk i shfajson ata. Po asnjëri nuk gëzon të drejtën të bëjë paralelizma vrasësish ordinerë me ata që drejtojnë. Paralelizma të tilla vetëm se rivrasin edhe njëherë të vrarit. U japin oksigjen vrasësve serialë. Vrasin shpresën dhe vetë të gjallët. Vrasin perspektivën dhe fyejnë traditën e postmorteve, ku heshtja i shoqëron vdekjet. Për analiza ka kohë. Për beteja politike po ashtu. Për dënim të vrasësit sigurisht. Sjellja e politikave tanë është vërtetë tragjikomike. Tragjike për vetë ngjarjet që komentojnë, po kaq komike në mënyrën si u qasen. Si përfitues ordiner. Si politikanë, lojtarë që duan të fitojnë mbi dhimbjen reale të atyre që humbasin të afërmit e tyre dhe nuk kanë nge të dëgjojnë politikanët që bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, duke u shndërruar në ca vajtoca arkivolesh. Qëndrimet pas ngjarjeve të tilla të rënda ndajnë njerëzillëkun nga ligësia, përfituesit ordinerë nga ndershmëria.

Në vendet e zhvilluara, atje ku duam të integrohemi, ka ngjarje e tragjedi edhe më të rënda. Në SHBA, një person i vetëm u ka marrë jetën deri 30 personave. Gjimnazistë dhe adoleshentë. Po asnjeri nuk akuzoi Trump! Kështu në Gjermani. Po nuk u sha Merkel. Në Francë. Nuk u anatemua Macron. Në Norvegji, ku një individ, vrau 90 qytetarë. Së fundi në Manchester, ku u plagosën dhjetë vetë nga të shtënat me armë. E kronika vazhdon me shtete e kontinente... Po politikanët e këtyre vendeve kanë respektuar dhimbjen. Janë solidarizuar me fatkeqësinë, kanë nxjerrë përfundime pse kanë ndodhur dhe kanë marrë masat të mos përsëriten. Asnjëri nuk ka dashur të përfitojë nga vdekjet. Përfitimi nga mortet është jashtë logjikës dhe traditës edhe tek ne. Përjashtim bën vetëm raca e politikanëve tanë, të cilët llogarisin sa fitojmë nga një vrasje dhe papritur nga politikanë kthehen në vajtoca e taksidarë të gjakut që shkojnë në kullëngujimet, selitë partiake, ashtu si qehajajtë në romanin e famshëm “Prilli i Thyer” të Kadaresë për të vjelë taksën e gjakut. Po taksa e gjakut, askënd nuk lartëson. Aq më pak politikanët tanë, që kanë detyrë të propagandojnë e mbrojnë jetën dhe jo të përfitojnë një grusht vota nga arkivolet, vdekjet dhe vrasjet./ Bardhyl BEJKO