BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Politika shqiptare, marrëdhënie si nusja me vjehrrën

Politika shqiptare, marrëdhënie si nusja me vjehrrën

Komplikacionet në marrëdhënien nuse-vjehrrë nuk janë vetëm “Made in Albania”. Ato janë ndërkombëtare. Është e çuditshme kjo kur mendon transformimin në role. Ato që sot janë nuse nesër do të jenë në rolin e vjehrrës dhe përsëri marrëdhëniet janë gjithmonë kontradiktore. Dhe akuzat janë të ndërsjellta. Nuset akuzojnë mamanë e burrit ndërkohë që kjo e fundit bën të kundërtën. Por edhe kur nusja bëhet vetë në rolin tjetër përsëri akuzon atë që ka zgjedhur i biri të kalojë jetën, duke i zeruar vitet kur ka qënë vetë e tillë. Jam i bindur se një paralelizëm i saktë është kjo marrëdhënie me atë të politikës së sotme shqiptare. Duke marrë në analizë dy forcat politike kryesore, PS dhe PD, të cilat në këto 30 vjet të të ashtuquajturës demokraci njëherë kanë qenë “nuse” e njëherë “vjehrrë” vëren fare lehtë se për situata pothuajse të njëjta në kohë të ndryshme ato nuk sjellin asgjë të re në vlerësim apo gjykim, por i bëjnë “copy paste” atë që ka bërë forca tjetër ndaj saj, në role të ndryshme. Pa e bërë më enigmë mendimin marrin si shembull vetëm borxhin që asnjë qeverie nuk i është ndarë kur ka qenë në detyrë, madje për çdo vit vjen e thellohet. Kur PS është në pushtet dhe shifrat rriten, PD nuk lë gjë pa thënë dhe nuk mjafton vetëm duke vënë në dukje shifrat por edhe duke thelluar kritikat për pushtetin dhe njëherazi nuk harron të japë premtimin se sa të vijë ajo në pushtet, ai do të ulet. Asgjë më shumë nuk bën PS kur PD është në pushtet, vetëm një kopje e pastër e asaj që ka dëgjuar kur ka qënë vetë në drejtim. Nuk ndodh kjo se të dy partive u mungojnë potencialet intelektuale në fushën ekonomike që dinë të japin rrugëzgjidhje për këtë problem, por se të dy partitë ndjekin politika të njëjta dhe që kanë synim vetëm pasurimin e një grupi oligarkësh dhe duke lënë mënjanë gjendjen reale të jetës së popullit. Ende shkenca nuk e ka gjetur shkakun e marrëdhënieve tepër të vështira nuse – vjehërr, janë të lindura apo të krijuara rishtazi gjatë jetës, por e sigurtë është ajo që tashmë ka marrë formën e anekdotës. Shkojë një vjehërr tek e bija disa ditë dhe u kënaq. Tregonte se dhëndrin e kishte flori. Ia bënte së bijës gjithë pazaret, kishte mësuar të gatuante madje edhe të hekuroste. Pas ca ditësh shkoi tek i biri dhe atje pa “tërmet” se siç tregonte, nusja ia merrte të birit shpirtin. E çonte të bënte pazar, të merrte fëmijët në shkollë dhe kishte filluar t’i mësonte edhe gatimin. Pra për të njëjtat situate, gjykime të ndryshme. Siç ndodh në politikën shqiptare. Gjatë kohës që njëra forcë politike ndodhet në opozitë, nuk mbaron “çarçafi” i mbushur me akuza për mazhorancën. Pothuajse për çdo dikaster dhe çdo drejtues të tyre bëhen publike aferat e korrupsionit galopant dhe këto pothuajse çdo ditë shfaqen edhe në media. Me rëndësi është këtu të theksohet fakti se menjëherë pas tyre jepet premtimi se sapo kjo forcë politike të vijë në pushtet, do të bëjë namin me ndëshkimin e fajtorëve. Por sapo merr frenat e pushtetit, harrohen të gjitha dhe fillon loja ndryshe, ata që ishin në mazhorancë fillojnë akuzat për këta që morën pushtetin dhe nuk harrojnë të premtojnë se “kur të vijnë përsëri në pushtet, do t’u tregojnë vendin keqdashësve”. Janë ndërruar këto parti në pushtet tre apo katër herë, por ndëshkueshmëria për korrupsion ka qenë zero. Fatkeqësisht ecuria e demokracisë së pas viteve ‘90 në vendin tonë është shoqëruar me shumë humbje jete jo vetëm të qytetarëve të thjeshtë, por edhe me figura të njohura politike dhe mjafton të kujtojmë këtu vetëm Sokol Olldashin dhe Fatmir Xhindin. Në të dy rastet më të spikatura edhe “nusja” edhe “vjehrra” politike nuk e ka mbyllur gojën, duke bërë jo vetëm akuza publike, por edhe premtimin se në rastin më të parë të marrjes së pushtetit do të zbardhin këto ngjarje. Kanë shkuar kaq vjet, PS dhe PD kanë ardhur dhe kanë ikur nga pushteti po unë nuk di që të jenë zbardhur këto ngjarje. Jo se është e vështirë, por se ka munguar këmbëngulja për t’u shkuar atyre deri në fund, ndonëse në rrethe jo të ngushta dihen shkaqet dhe aktorët e këtyre vrasjeve. Ose le të marrin dy nga vrasjet më të rënda të shekullit, atë të Azem Hajdarit dhe të 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në rastin e parë PD, që në atë kohë ishte në opozitë dhe në rastin e dytë PS që gjithashtu kur ndodhi ngjarja nuk ishte në pushtet, premtuan me të madhe se sapo të jenë mazhorancë do t’i zbardhin ato dhe do të vënë drejtësinë në vend. Erdhën dhe ikën nga pushteti të dy partitë, por premtimet nuk u mbajtën dhe ngjarjet nuk u zbardhën plotësisht por pjesërisht. Herë në rolin e nuses dhe herë në rolin e vjehrrës të dy forcat politike shqiptare mbajnë qëndrim edhe me një situatë tepër jetike për popullatën siç është ajo e rritjes së çmimeve. I keni parë sidomos liderët e partive opozitare që mbetën në dyert e shitoreve duke parë nga afër fletoret e borxheve që qytetarët e shumtë kanë ndaj shitësve dhe mes pikëllimit sikur t’i kenë vetë ato borxhe premtojnë se sa të vijnë në pushtet do të grisen ato fletore. Realisht ato fletore jo që nuk janë grisur, por janë bërë palë-palë dhe shtohen çdo ditë. Sepse në praktikë, kushdo forcë politike të jetë në drejtim, çmimet tek ne vetëm njohin rritje, asnjëherë ulje. Ose të marrim shembull jetën parlamentare. Ligjet që shkojnë për miratim patjetër që duhet të marrin vota shumice për të hyrë në fuqi. Ato padyshim që paraqiten nga mazhoranca. Por ka patur raste që për ligje të veçanta që edhe opozita ka paraqitur variantin e saj. Më thoni ju lutem një rast të vetëm edhe kur ka qenë PS në mazhorancë, por edhe kur ka qenë PD në rol të tillë që është marrë parasysh propozimi i opozitës dhe të miratohet varianti i paraqitur nga ajo. Në asnjë rast. A thua se vetëm mazhoranca ka tagrin e individëve të zgjuar dhe profesionist ndërkohë që e vërteta është se të dy forcat politike kanë kapacitete të mjaftueshme intelektuale për t’iu përgjigjur situatave të kohës. Kur flasim për marrëdhënie të vështira nuse – vjehërr nuk marrim përsipër të themi se kjo ndodh tërësisht, por në rastet më të shumta. Di unë ashtu si ju raste të shumta kur nuse-vjehërr duhen si motra dhe ia dinë domosdoshmërinë njëra-tjetrës. Vetëm në marrëdhëniet “nuse”-“vjehërrr” në politikën shqiptare nuk ka paqe, nuk ka dashuri të sinqertë me njëra-tjetrën edhe kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme kombëtare. Sa për konkretizim po kujtojmë historinë e largët të komisionerëve të qarkut të Fierit apo përpjekjet e këtyre viteve të fundit për plotësimin e kushteve që Europa i shton dita – ditës për të na pranuar në gjirin e vetë dhe opozita në vend që të ndihmojë të plotësohen ato, bën të pamundurën t’u mbushë mendjen miqve të vet që ka në Europë se ende nuk janë plotësuar kushtet. Ka patur raste që numërohen me gishtat e njërës dorë kur “nuse” “vjehërr” në politikën shqiptare edhe janë “puthur”, por me hile dhe sipas interesave vetjake ku shquhet në këto raste ish-presidenti Berisha. Lufta për pushtet padyshim që nuk ka armëpushim, por ka çështje kombëtare që edhe opozita edhe mazhoranca duhet të flasin me një gjuhë dhe jo si në marrëdhëniet “nuse”- “vjehërr”.