BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Politikanë, a e kuptoni se virtyti mbart shpresa?!

Politikanë, a e kuptoni se virtyti mbart shpresa?!

Në sistemet demokratike grupet e caktuara shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Në këtë aspekt është themelore të heqim informalitetin politik që nxjerr qeverisjen dhe opozitarizmin, pra në partitë politike. Askund nuk ka aq informalitet, aq falsitet, aq megalomani, aq mungesë demokracie, aq luftë brrylash,aq servilizëm, e braktisje të identitetit sa në partitë politike. Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore, prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi, shkruan Sokrati. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe të ecim në rrugën europiane. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Kombi po braktiset çdo ditë e më shumë. Shqiptarët po shkojnë drejt Perëndimit, drejt parajsës që në vendlindjen e tyre nuk po e gjejnë dot, prandaj ndalojeni këtë plagë të hershme për shqiptarët. Askush nuk është më i mirë se unë, por as unë nuk jam më i mirë se të tjerët. Ky postulat i hershëm i popullit, mbetet kryekëput në jetën e tyre politike, si e përcakton populli tash një dekadë, por në rrugë të shtrembër. Pasi u dha lajmi zyrtarisht nga mbledhja e vendeve anëtare të BE ku një pjesë e tyre nuk ishin dakord për hapjen e negociatave, duam të shprehim opinionin në lidhje me këtë qëndrim, duke u bërë me dije këtyre vendeve që nuk ishin dakord, se mos dhënia e dakordësisë për hapjen e këtyre negociatave i ka dhënë një goditje direkt popullit shqiptar dhe jo politikës. Presioni mbi politikën dhe qeverinë e këtij vendi do të bëhej më shumë po të hapej kjo rrugë e re, si pasojë e zbatimit të rregullave të lojës për të qëndruar në këtë organizëm të lartë europian, se edhe ndeshjet sportive kanë nga një arbitër kryesor që në shumë raste nuk e shikon aksionin dhe merr mendimin apo ndihmën e anësorëve që janë më afër aksionit për të qenë sa më i drejtë në dhënien e vendimeve. Kështu që këto vende që nuk ishin dakord do mendojnë se detyrat do të realizohen duke ndëshkuar popullin e pafajshëm dhe të pafuqishëm ndaj kësaj klase politike që ka privatizuar këtë vend prej shumë vitesh dhe ndoshta me mbështetjen e po këtyre vendeve gjoja dashamirëse, por që nuk e duan stabilitetin në Shqipëri dhe në Ballkan e më gjerë.

Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Europës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe institucionet më të përfolura, po deri në bazë në institucionet vendore. Etja per pasuri është një ndjenjë cytëse, e vjetër sa vetë njerëzimi. Kjo etje shtohet në progresion gjeometrik tek të pasurit. Egzistion një lidhje korrelative mes pasurisë e shpirtgjerësisë. A nuk duket kjo ditë për ditë? Të pasurit mendojnë pak ose aspak për të varfërit. Të mbushur me pasuri e të zbraztë në shpirt, kështu janë disa prej më të pasurve. Ne anën tjetër, të zhveshur nga pasuria, por me shpirt të pasur. Po kështu ndodh dhe me pushtetin. Njerëzit e pushtetshëm nuk ngopen me pushtet. Të varfrit ëndërrojnë në një mënyrë, por në forma të ndryshme, ëndërrojnë për të pasur më shumë, për të jetuar normalisht dhe për të ndihmuar dikë që është më i varfër. Të pasurit gjithashtu ëndërrojnë në variante të ndryshme, por me një qëllim, për të patur më shumë. Të pushtetshmit ëndërrojnë njësoj në të gjithë botën për të patur më shumë pushtet, mbi të vetët, të tjerët, shtetet, kombet, e deri mbi planetet. Përfundimisht secili, ndoshta, mund të ketë vetëm dy metra katrore tokë dhe këto jo përjetësisht. Këtë, nëse nuk e dinë, duhet ta mësojnë edhe të pasurit edhe të pushtetshmit, pasi të varfrit e të papërkrahurit e kanë mësuar prej shekujsh. Kjo nuk është misticizëm, teologji as fantazi, por realitet i vjetër sa vetë njerëzimi. E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikëbërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze.