BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Opinion / Editorial

Politikanë, lavdia nuk të jep pushtet, por mendja!

Politikanë, lavdia nuk të jep pushtet, por mendja!

Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla,ka shkruar Balzaku.Psikologët shpjegojnë se, shpesh, vullneti ynë i mirë dhe besimi në mirësinë njerëzore mund të na dënojnë me manipulim. Në një shoqëri të shëndetshme, besimi i ndërsjellë është një gurë themeli i forcës së një komuniteti, përmes respektimit të rregullave të përgjithshme morale të mbështetjes së këtij komuniteti. Por ndonjëherë kjo na bën të pambrojtur ndaj atyre që nuk luajnë me të njëjtat rregulla si ne. Nuk kam fjalë të tjera përveç të them që disa vjet më parë kemi jetuar në një sistem, të cilin mund ta quajmë demokraci, bashkimin e fjalëve demokraci dhe diktaturë. Të luash njerëzit me rregulla demokratike që çojnë në rezultate diktatoriale. Popullit duket se iu është ofruar liri, jo tirani, por përmes kësaj, për ta quajtur atë një  dialog të miqve  parti-njerëz, qëllimi në fund të dialogut është të pranojë idenë për të qenë nën udhëheqjen e një tirani. Zakonisht, shumë zyrtarë ballkanas veshin një lloj kostumi atëror. Ata ndihen si baballarë të njerëzve. Pavarësisht nga fakti që këta baballarë punojnë pas shpinës së djemve dhe vajzave të tyre, duke u përpjekur me çdo kusht të frenohen në vendin e duhur për ta. Fatkeqësisht, ky fenomen, aq sa tingëllon si një fragment nga një histori e largët, është ende i pranishëm në Shqipëri. Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhet një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nese dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi ti tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e sjellë situatën në deri të dialogu i ngrirë. Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrëveshjes për koalicion. Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike .Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet , ku nevojitet kompromisi i palëve. E aq më pak në mënyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpuseve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlenë shumë që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut , më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, , pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fundamentale në sistemin shumë partiakë pluralist. Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodhë në Kosovë,ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nënqiell. Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasi tonë të madh, se Shqipëria është e shqiptarëve, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri kryezonjë siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli. Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëzve që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe investime të fuqishme. Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një  kambanë për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një çerekshekulli radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër. Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit.  Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale.