
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Politikanë, ne duhet të shërojmë vetveten!

Shkruar nga Gjon Neçaj 5 Dhjetor 2022

Gjëja e parë që dialogojmë kur takohem me një njëri - tjetrin, padyshim është pyetja “si je me shëndet ?’’. Por siç ka thënë dhe Çhurçhill, kush është optimist e sheh mundësinë pikërisht në kohë të vështira. Atëherë,ç’duhet bërë ? Pra, mbi çdo gjë tek njeriu është shëndeti, nga varet pastaj jeta normale dhe kushtet për të jetuar e punuar normal. Por, duke marrë shkas ngjarjet politike dhe mediale të ditëve të fundit, kemi arritur në një përfundim se jemi të sëmurë, por mjerisht jo të sëmurë nga ana shëndetësore, por nga ana mendore. Duke përkrahur qeverinë për reformat e nisura, opozita e sotme e mazhoranca e djeshme, pëlcet “si zorra në prush” duke faturuar kësaj qeverie epitete nga më të ndryshmet, si "mafioze", "kriminale", "qeveri krimi", e ministrat e saj që në fillimvitet nëntëdhjetë sapo kishin hedhur hapat në jetë, ’komunistë’, ’enverista’, etj, etj. Po kështu edhe mediat, disa prej të cilave kombëtare, diskutojnë për legalizimin e mariuanës, hashashit e drogave të tjera. Duhet ta dinë ata gazetarë dhe drejtues emisionesh, se për 30 vjet rresht shoqëria shqiptare boll është "droguar", e për rrjedhojë jemi ku jemi, në vend numëro, e lere pastaj të përdoret nga të rinjtë e të rejat shqiptare droga, vajhalli ku do përfundojmë. Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore? Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. Politikanët janë tërësisht në shërbim të politikës "për vete" e jo për elektoratin. Pandemia, e cila tashmë është duke iu afruar përvjetorit të dytë të ardhjes së saj në skenën globale, ka transformuar rrënjësisht jetën tonë në këtë pjesë të botës sa afër dhe larg Europës. Prej Ballkanit, ne kemi parë Europën dhe europianët në ditët e tyre më të mira dhe më të këqija. Ashtu si natyra edhe politika e urren vakumin dhe vështirë se dikush mund ta mohojë se energjia e bashkimit me Europën që vite më parë çoi peshë zemra e popuj, sot ka marrë formën e melankolisë.
Më të lexuarat


Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?

Monoksidi i karbonit, gazi vdekjeprurës i kudondodhur, ja disa nga vdekjet që kanë ndodhur për shkak të këtij “helmi”

Motorat e ndezur për fushatën punojnë vetëm në një “cikël” !

Ku ju çon mushka, more qyqarë ?!

Si psikologjia urbane mund të transformojë rrënjësisht jetën e qytetit?
